LIVE UPDATES
Bota

Protestë në Prishtinë/ Qeveri boll më, zbato ligjet…

8 Prill 2022, 08:53 Nga DOSJA
Protestë në Prishtinë/ Qeveri boll më, zbato ligjet…

Miratimi i Ligjit të pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale janë tri kërkesat e Federatave dhe Shoqatave Sindikale, që më 8 prill protestojnë në Prishtinë. Më poshtë mund të mësoni detaje për ligjet për të cilat po protestojnë sindikalistët.

Ligji ‘i pezulluar’ i pagave

Projektligji për paga, që parasheh rritje të pagave në bazë të koeficientit, apo detyrave që kanë punonjësit publikë, ka mbetur pezull që nga viti 2020.

Ky ligj ishte miratuar në shkurt të vitit 2019 dhe kishte hyrë në fuqi në mars të po atij viti. Por, Avokati i Popullit e kishte dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën e vendit.

Më 2020, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin dhe tha se ky legjislacion nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”, duke e shfuqizuar vendimin e Kuvendit të Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë në proces të rihartimit të këtij projektligji dhe i njëjti pritet të dërgohet në Kuvend gjatë muajit prill.

Sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), protestuesit do të kërkojnë që deri në zbatimin e Ligjit të pagave, të ketë rritje të pagave për 100 euro për punëtorët e sektorit publik.

Kjo pasi, siç kanë thënë më herët sindikalistët, në Kosovë në muajt e parë të vitit 2022 janë rritur çmimet e konsumit, duke bërë që inflacioni në muajin shkurt të arrinte në 7.5 për qind.

Ligji i ‘harruar’ i sigurimeve shëndetësore

Policët e zjarrfikësit, janë ndër punëtorët në profesione që konsiderohen me rrezik, e të cilët punojnë pa sigurime shëndetësore. Ndërsa, një numër i vogël i qytetarëve në Kosovë, përmes kompanive private, paguajnë për sigurime shëndetësore. Kjo pasi, në vend nuk zbatohet Ligji për sigurime shëndetësore.

Një ligj i tillë ishte miratuar më 2014, por asnjëherë nuk është zbatuar për askënd.

Zbatimi i ligjit ishte parashikuar që t’i paraprinte një periudhë gjashtëmujore për mbledhjen e fondeve. Mbledhja e fondeve ishte paraparë që të niste më 1 korrik të vitit 2017.

Atëbotë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

Prej atëherë çështja e sigurimeve shëndetësore ka mbetur pezull.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në programin për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021 – zgjedhje në të cilat fitoi mbi 50 për qind të votave kishte thënë se “funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore publike është detyrë e jonë për të cilën zotohem para jush se do të përmbushet”.

Por, deri më tani ekzekutivi kosovar i udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka marrë ndonjë vendim për jetësimin e këtij ligji.

Kontributet pensionale

Kërkesa e tretë e sindikalistëve është që të ndryshohet Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, përkatësisht, të ndryshohet neni ku kërkohet që të ketë 15 vjet kontribute pensionale para 1 janarit të vitit 1999.

Para këtij viti, të gjithë qytetarët që kanë pasur kontribute pensionale, të njëjtat nuk iu figurojnë pasi Serbia që nga përfundimi i luftës ende nuk i ka kompensuar ato kontribute ndaj qytetarëve të Kosovës.

Sipas ligjit aktual të pensioneve, çdo person që mbush 65 vjet, e që ka qenë kontributpagues, duhet të dëshmojë pagesën e kontributeve para datës së vitit 1999. Nëse nuk arrijnë të dëshmojnë se kanë pasur kontribut 15 vjet para 1 janarit të vitit 1999, ata nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit kuntributpagues, por vetëm marrin pensionin e moshës.

Por, deri më tani ekzekutivi kosovar i udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka marrë ndonjë vendim për jetësimin e këtij ligji.

Kontributet pensionale

Kërkesa e tretë e sindikalistëve është që të ndryshohet Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, përkatësisht, të ndryshohet neni ku kërkohet që të ketë 15 vjet kontribute pensionale para 1 janarit të vitit 1999.

Para këtij viti, të gjithë qytetarët që kanë pasur kontribute pensionale, të njëjtat nuk iu figurojnë pasi Serbia që nga përfundimi i luftës ende nuk i ka kompensuar ato kontribute ndaj qytetarëve të Kosovës.

Sipas ligjit aktual të pensioneve, çdo person që mbush 65 vjet, e që ka qenë kontributpagues, duhet të dëshmojë pagesën e kontributeve para datës së vitit 1999. Nëse nuk arrijnë të dëshmojnë se kanë pasur kontribut 15 vjet para 1 janarit të vitit 1999, ata nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit kuntributpagues, por vetëm marrin pensionin e moshës.

Ndërkaq, në kategorinë e pensionit kontributpagues të moshës, vlera varion në bazë të nivelit të shkollimit.

Në kategorinë e parë hyjnë pensionistët e parsimuar ose ata me arsim fillor dhe pensioni është në vlerë prej 182 eurosh. Ata me arsim të mesëm marrin 198 euro në muaj, pensionistët me arsim të lartë marrin pension prej 214 eurosh në muaj dhe pensionistët me arsim universitar paguhen me 265 euro.

Në Kosovë ka edhe skema të tjera pensionale dhe sociale përfshirë edhe pensionet për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të punëtorëve të kompleksit “Trepça” e të tjerë.

Marrë nga REL. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet