“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Protestoi kundër shembjes së shtëpisë së tij, shoqërohet për 3 orë gazetari Marku
31 Janar 2022, 17:56Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Për rreth 3 orë, moderatori dhe gazetari Bledar Marku u shoqërua në Komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë. Shoqërimi i tij në Komisariat u bë fill pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës, kundër shembjes së banesave të tyre. SYRI ka sjellë me video momentin kur uniformat blu shoqërojnë gazetarin Bled Marku, i cili është i rrethuar nga 3 persona, përfshirë edhe efektivë të veshur si civilë.
Gazetari Marku është një nga zërat më aktivë të protestës, pasi edhe banesa e tij në Laprakë rrezikon që të rrafshohet nga projekti për ndërtimin e lotit të Unazës, ndërsa aksioni i tij ka marrë mbështetje nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Pas lirimit të tij, ai tha për mediat se e gjitha bëhet për t’i demotivuar nga qëllimi, ndërsa njoftoi se përveç tij ishin shoqëruar edhe dhjetra persona të tjerë.
Pasditen e sotme, banorët e ‘5 Majit’ u mblodhën në protestë në kryeqëzimin e Medresesë ku ngritën zërin kundër shembjes së banesave të tyre për rreth një orë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorët e zonës së Laprakës, të cilët gjithashtu kërkojnë dëmshpërblimin për shembjen e banesave. Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, ndërsa paralajmëruan se të enjten do të dalin sërish në tubim para Kuvendit, derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Përfaqësuesi i kompanisë Seka Hydropouer, që po ndërton HEC-et në Zall Gjoçaj, Bardhyl Muceku, komentoi ndërtimin e hidrocentraleve në afërs...
TIRANË– Gazetari dhe banori i zonës së Laprakës, Bledar Marku ka zgjedhur një mënyrë të re për organizimin e protestës së radhës kundër shembjes së b...
TIRANË– 2 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohen se kanë qëlluar arbitrat pas ndeshjes Lapraka- Arena, ndërkohë që nën het...
BELGJIKË– Duket se puna e grupeve të shqiptarëve nuk ndalet! Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se brenda disa ditëve në një nga portet më të mëdha...
TIRANË- Arsyet se pse Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën përzgjodhi Shqipërinë për të ngritur një shtab të bazës së Forcave Operacional...
BELGJIKË- Dy trafikantë droge janë vrarë në Europë gjatë javëve të fundit. Një prej tyre do të ishte dëshmitar në gjyqin kundër bosit të krimit të Ridouan ...
GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mbrëmje e së hënës në Gjirokastër. Bëhet e ditur një shofer 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij tip “Toy...
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti në Elbasan. Siç shihet nga videoja e siguruar nga Dosja.al, teksa gruaja ka tentuar të kalojë rrugën me sh...