Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Provokimet e Erdogan, Berlini thirrje Turqisë: T’i jepet fund sfidave të njëanshme në Mesdheun Lindor
16 Nëntor 2020, 17:50Nga DOSJA
BERLIN– Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Michael Burger i bëri thirrje Turqisë që të përmbahet nga sfidat dhe të lehtësojë dialogun për Mesdheun Lindor. Në reagimin e tij, Burger theksoi angazhimin e Berlinit për Rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.
“Mbi parimin e Qipros dhe të ardhmen e tij, masa jonë është Rezoluta e Kombeve të Bashkuara dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj saj. Dhe në procesin e paqes të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, po negociohet një zgjidhje me dy zona, me dy bashkësi. Si pjesë e rolit tonë si President i Këshillit të Bashkimit Evropian ne po punojmë për de-përshkallëzim të mëtejshëm në Mesdheun Lindor dhe jemi akoma të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje të arsyeshme për këtë qëllim,”– tha Burger, kur u pyet të dielën për praninë e Presidentit turk Tayyip Erdogan në qytetin e Famagustës.
Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë tensionuar për një numër çështjesh, duke përfshirë kërkimin për hidrokarbure në Mesdheun Lindor, ku Ankaraja ka qenë në mosmarrëveshje me Qipron dhe Greqinë. BE gjithashtu ka paralajmëruar se do të vendoste sanksione ndaj Turqisë nëse nuk ndalon provokimet në Mesdhe. Kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Evopës që do të mbahet në muajin dhjetor.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Ish- presidenti i Amerikës George W.Bush në vitin 2000 gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, kishte thënë se ajo që i kishte bërë përshty...
Nga Serbeze HaxhiajMuhamet Gashi kujton se ishte një ditë me shi më 30 qershor 1991 kur djali i tij Veseli u largua për të filluar shërbimin e tij të detyrueshë...
GJERMANI- Rastet e infektimit me Covid-19 janë rritur në gjithë botën, ku përjashtim nuk bën as Gjermania. Gjermania së fundmi duke qenë se rastet e reja po rri...
Të dhënat e fundit tregojnë se personat që janë infektuar nga Covid-19, tregojnë shenja të dëmtimit të organeve, katër muaj pasi janë infektuar.Gjetjet janë një...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
KINË– Autoritetet e Hong Kongut kanë lajmëruar se një zjarrë i cili ka shpërthyer në një grup apartamentesh të një lagjeje rezidenciale ka shkaktuar 7 vikt...
MAQEDONI E VEIRUT– Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, kanë zbehur optimizmin për një marrëveshje me Bullgarinë, një ditë para mbledhjes s...
IZRAEL- Një mjek i ambulancës izraelite është kapur nga kamerat duke pështyrë në një portret të Jezusit, ndërsa vizitonte një shtëpi të krishterë për të kryer n...
GREQI-Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 2,198 raste me Covid-19, ndërsa 59 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.Me shtimin e shifrave të dit...