LIVE UPDATES
Politike

‘PS ka ngritur një strukturë për marrjen e votave’/ PD thotë emrat e politikanëve, Logu: Janë shpërndarë 6 mln euro

25 Maj 2021, 16:25 Nga DOSJA
‘PS ka ngritur një strukturë për marrjen e votave’/

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, renditi ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pretendimet e tyre në lidhje me parregullsitë në Qarkun e Durrësit, para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha me emra të gjithë personat që sipas tij kanë blerë votat.

Logu tha gjatë mbledhjes, se vota është blerë nga 100 deri në 300 euro nga Partia Socialiste. Ai tha se, Ardian Çela, Vangjush Dako, Lefter Koka, Ergys Çyrbja, Rrahman Rraja, e drejtues të tjerë lokal, përfaqësues të PS, individë të PS kanë ngritur një strukturë për marrjen e votave, ndërmjet ushqimeve, parave dhe presioneve.

“Ne kemi kërkuar ashtu siç është bërë e qartë, kemi kundërshtuar vendimin 340 për miratimin e tabelës përmbledhëse të Qarkut të Durrës, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Durrës dhe rizgjedhje në këtë qark. PD, ka paraqitur përpara jush një material ankues me 58 faqe, e duke shpjeguar të gjitha shkeljet që kanë ndodhur në Qarkun Durrës. Konkretisht kemi parashtruar para këtij komisioni, që Ardian Çela, Vangjush Dako, Lefter Koka, Ergys Çyrbja, Rrahman Rraja, e drejtues të tjerë lokal, përfaqësues të PS, individë të PS kishin ngritur një strukturë për marrjen e votave, ndërmjet ushqimeve, parave, presioneve. Ne kemi depozituar për këtë dy kallëzime penale në SPAK. Ajo që ne kërkojmë të provojmë është fakti që për këta shtetas, të identifikuar, ju ishin dhënë në këmbim të votës, shuma nga 100 deri në 300 euro, krahas tyre personave janë dhe emrat e patronazhistëve, që janë dhënë këto para. Sigurisht, investigimet e PD, shkojnë deri në një pikë të caktuar. Ne parashtruam po ashtu, se janë shpërndarë 115 milionë euro nga fondi i rindërtimit nga PS. Po ashtu janë shpërndarë 6 mln euro në javën e fundit të fushatës. Fondet e rindërtimit u përdorën për zgjedhje. Ne ju treguam edhe prova të tjera për të vërtetuar ato që ne ngritëm në këtë komision. Ne i parashtruam para këtij komisioni, se shteti vendosi në dispozicion, tendera PPP dhe investime publik. Në 76 raste, ministrat, kryeministri, përdorën rindërtimin për shkaqe elektorale. Shtetas me rekorde kriminale, përfituan tendera. U refuzua e drejta për transparencë, jo vetëm e PD, por edhe e drejta e qytetarëve të Durrësit, për transparencë. Ne parashtruam se punonjësit e administratës shtetërore, janë vendosur në presion për të ofruar mbështetje për PS. Veçanërisht sollën prova se si Arben Isaku, i dërgonte mesazhe punonjësve, që braktisni vendet e punës dhe punoni për PD, kështu ka ndodhur në të gjitha administratat zgjedhore. 

Krahas 22 provave tona, kërkuam nga ana e Komisionit, të merrte prova konkrete, për numrin e të punësuarve me kontrata të përhershme dhe të përkohshme. Kërkuam të merrnit prova në lidhje me numrin e familjeve për ndihma ekonomike. Këto prova u refuzuan. kemi denoncuar fakte të shumta, që njerëzit shpërndanin legalizime. Paraqitëm provat tona, për të pasur në dispozicion, por kërkuam që të merrnit prova për të gjitha lejet e ndërtimit që janë dhënë gjatë kësaj periudhe. Kemi parashtruar para këtij komisioni, që janë shpërndarë disa leje.

Edhe këto prova u refuzuan dy herë, duke refuzuar të drejtën tonë, të qytetarëve të Durrësit, për lejet e ndërtimit he legalizimit. Kemi parashtruar se si të dhënat personale u vodhën dhe u përdorën në fushatën elektorale. Se si Edi Rama, Taulant Balla, falënderonin patronazhistët për rezultatin e 25 prillit. Ne nxorëm në pah vendimin e Komitetit Teknik, për ndalimin e 500 mijë qytetarëve me të drejtë vote. Parashtruam edhe faktin që në Qarkun e Durrësit pati mbi 7 mijë vota të pavlefshme, pasur parasysh këtu që ndarja e mandatit mes PS dhe LSI, ishte pak vota”, tha Logu.

VIDEO/ KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 marash logu kas 25 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll
Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet