LIVE UPDATES
Bota

Pse e kujtojmë masakrën në sheshin Tiananmen?

4 Qershor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Pse e kujtojmë masakrën në sheshin Tiananmen?

KINË- Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse Jian Jielian atëherë ishte 17 vjeç. Ai është ende 17 vjeç. Ai do të jetë përgjithmonë 17 vjeç. Sepse ata që vdesin nuk plaken.

Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse shpirtrat e humbur, që i shkuan fshehurazi Liu Xiaobos (poet e aktivist kinez, ndërroi jetë në vitin 2017, shën.red.) deri sa ai ndërroi jetë, do të na vizitojnë edhe ne deri sa të jetojmë.

Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse reflektimi i zjarrit tek bajonetat është diçka që nuk harrohet. Edhe për atë që nuk e ka parë.

Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse kjo ditë e shfaqi thelbin e vërtetë të Partisë Komuniste Kineze. Asnjë libër, asnjë film, asnjë muze nuk do ta nxirrte atë kaq të gjallë.

E kujtojmë 4 Qershorin për shkak të punëtorëve të thjeshtë që ndërruan jetë. Shumicën e emrave nuk e kujtojmë dot, sepse një numër të madh të tyre nuk e njihnim. Por ne i kujtojmë ata si njerëz. Dhe kujtojmë, se nuk i njihnim emrat e tyre.

E kujtojmë 4 Qershorin, sepse pati një masakër – jo thjesht një “bastisje”, as “incident”, “ngjarje”, një shijian apo fengbo. Jo një kryengritje kundërrevolucionare. Nuk është një kujtim i mjegullt. Ose, si mund të mendojë një fëmijë në Kinë sot, që kjo as nuk ka ndodhur. 4 Qershori ishte një masakër.

E kujtojmë 4 Qershorin, sepse ishte, siç e vuri në pah një profesor kinez Fang Lizhi me mençurinë karakteristike, rasti i vetëm që ai njeh, kur një komb sulmon vetveten.

Kujtojmë 4 Qershorin, sepse duam të dimë, se çfarë kujtojnë ushtarët vrasës. Në periferitë e qytetit atyre iu bë shpëlarje truri, para se të kryenin urdhrat vdekjeprurës. Edhe ata ishin viktima. Ne nuk e dimë, se çfarë mendonin ata në ato momente. Por ne e kujtojmë këtë, sepse duam të dimë.

E kujtojmë 4 Qershorin, sepse Ding Zilin ende jeton. Ajo është sot 82 vjeç. Kur del nga shtëpia, policët e ndjekin atë nga pas në veshje civile. Siguri për të? Jo. Siguri për shtetin. Po, është e vërtetë: Një regjim me një prodhim të brendshëm bruto 100 bilionë yuan dhe dy milionë ushtarë duhet të mbrohet nga një 82 vjeçare, nga idetë e saj. Këtë duhet ta kuptojmë.

Kujtojmë 4 Qershorin për të mbështetur të tjerët, që e kujtojnë atë. Ne kujtojmë vetëm, por përkujtojmë së bashku.

E kujtojmë 4 Qershorin, sepse kujtimi na bën njerëz më të mirë. Përkujtimi është në interesin tonë. Kur politikanët flasin për “interesat e tyre” kanë parasysh interesat materiale. Por interesat morale janë po aq të rëndësishme, jo, janë më të rëndësishme. Më e rëndësishme se të kesh një jaht.

Kujtojmë 4 Qershorin, sepse ai ishte një pikë kthese për një të pestën e botës. Një pikë kthese në drejtim frikësues. Ne shpresojmë, që të mos ketë qenë një pikë kthese që t’i sjellë fatkeqësi botës. Po nuk e dimë. Do ta përjetojmë.

Kujtojmë 4 Qershorin, sepse nëse nuk do ta kujtonim, nuk do të kishim asnjë imazh për të. A do mund ta kishim imagjinuar? Jo.

E kujtojmë 4 Qershorin, sepse ka njerëz, që duan që ne ta kujtojmë atë.  Ata ngushëllohen ta dinë, se ne i kujtojmë.

Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse ka edhe njerëz që nuk duan që të kujtojmë. Ata duan që ne të harrojmë. Sepse harrimi ruan pushtetin e tyre politik. Çfarë loje e poshtër! Ne duam t’i kundërvihemi këtij pushteti, edhe nëse kujtimi për masakrën, do të ishte rruga e vetme për këtë.

Ne e kujtojmë 4 Qershorin, që të mos harrojmë, se si qeveria kineze gënjen veten dhe të tjerët. Ajo thotë, se populli kinez ka dhënë prej kohësh “gjykimin e drejtë për kryengritjen kundërrevolucionare në Sheshin Tiananmen 1989”. Por çdo vit më 4 Qershor policët e veshur civilë nuk i lejojnë njerëzit të hyjnë në këtë shesh. Pse? Nëse kinezët, siç pretendon qeveria e besojnë të gjithë këtë: Pse nuk lejohen të shkelin njerëzit në shesh për të dënuar kundërrevolucionarët? Prezenca e policisë tregon, që regjimi nuk i beson as gënjeshtrat e veta.

E kujtojmë 4 Qershorin, sepse zhvillime të tilla e trondisin mendjen njerëzore për një kohë të gjatë. Edhe sikur të përpiqemi, ne nuk mund të harrojmë!

*Perry Link është profesor i letërsisë së krahasuar dhe gjuhëve të huaja në Universitetin e Kalifornisë. Më parë ai ka qenë profesor për studime aziatiko-lindore në Universitetin Princeton. Ai është i specializuar për gjuhën dhe letërsinë kineze. Perry Link ka qenë i përfshirë në përkthimin e “dosjeve Tiananmen”, një tërësi dokumentesh sekrete që u mblodhën nga qeveria kineze pas masakrës së vitit 1989.

Marrë nga: Tema

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine masakra në tiananmen kine masakra në tiananmen

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës