LIVE UPDATES
Bota

Pse është kaq e rrezikshme Corona për njerëzit me sëmundje?

29 Mars 2020, 11:49 Nga DOSJA
Pse është kaq e rrezikshme Corona për njerëzit me

GJERMANI-Sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton Corona rrezikon më shumë njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje të ndryshme. Por çfarë do të thotë konkretisht sëmundja në rastin e Coronës?

Sistemi ynë imunitar është një mrekulli. Përditë ai është në veprim dhe ne as që e vëmë re. Ai është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tonë nga « të paftuar » të rrezikshëm si për shembull viruset. Për njerëzit me sistem imunitar të dobët kjo mund të kthehet në problem. Nëse kësaj i shtohet edhe një sëmundje, atëherë këta persona duhet të kenë shumë kujdes që të mos sëmuren nga ndonjë infeksion.

Sëmundjet kronike të mushkërive

Tek njerëzit azmatikë, mushkëria është e dëmtuar. Në momentet e azmës, sekrecionet bronkiale bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe frymëmarrja vështirësohet. Kjo ka efekt sidomos në nxjerrjen e frymës. Këta pacientë kanë më shumë vështirësi me frymëmarrjen se ata të shëndetshmit. Azmatikët mund ta nxjerrin më me vështirësi ajrin nga mushkëritë, prandaj mund të vijë puna deri tek bllokimi i frymëmarrjes. Të prekurit kanë ndjesinë se nuk marrin dot më frymë. Trupi ndërkohë fillon të veprojë kundër fenomenit bëhet më i cënueshëm. Në Gjermani ka 8 milionë azmatikë. Shumica prej tyre vuajnë ose nga azma alergjike ose jo alergjike. Azma alergjike mund të shkaktohet nga alergjenë apo infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, si në rastin e një virusi. Trupit i duhet kështu të luftojë jo vetëm kundër azmës, por edhe kundër sëmundjeve të tjera. Atij I kërkohet shumë, nganjëherë shumë më tepër se sa arrin ta përballojë, e ndodh që sistemi nuk funksionon më si duhet, në rastin më të keq me pasoja fatale.

Edhe sëmundja COPD, një sëmundje kronike obstruktive e mushkërive bën pjesë tek sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Studiuesit janë të mendimit, se pirja e duhanit, është një faktor i rëndësishëm shkaktues për COPD. Për çdo rast pacientët me një diagnozë të tillë janë me një rrezik më të lartë, kur trupi e sistemi i tyre imunitar duhet të luftojnë edhe kundër një sëmundjeje tjetër. Njerëzit që kanë një sistem imunitar më të dobët për shkak të një sëmundjeje tjetër kanë probleme më të mëdha të luftojnë një infeksion se ata me shëndet të mirë. Mushkëria është e dëmtuar, viruset e kanë të lehtë të depërtojnë.

Diabeti

Njerëzit me diabet kanë një sistem imunitar më të dobët se ata me shëndet të mirë. Kjo vlen për të dyja format e diabetit, të tipit 1 dhe 2. Tipi 1 është një sëmundje autoiminutare. Në këtë rast antitrupat shkatërrojnë qelizat Beta në pankreas që prodhojnë insulinën. Trupi nuk prodhon mjaftueshëm të tilla dhe është rregullisht me nivel të lartë sheqeri. Vlerat e rritura të sheqerit në gjak dobësojnë imunitetin. Nëse sëmuresh nga një infeksion, në rastin më të keq me temperaturë, gjendja e përgjithshme e diabetikëve keqësohet në tërësi.

Kjo vlen edhe për ata që e kanë diabetin nën kontroll. Diabeti mund të ndryshojë enët e gjakut dhe të sulmojë organet duke e nxjerrë nga ekuilibri i duhur trupin. Në këtë rast trupi e lufton shumë më keq një virus që depërton brenda tij.

Sëmundjet e zemrës

Këtu bëjnë pjesë sëmundjet e zemrës, ato koronare dhe ishemike. Nën ishemi mjekësia kupton qarkullimin e pakësuar të gjakut ose bllokimin e tij. Një pikë e bllokuar e venave koronare çon në mungesën e oksigjenit. Përgjegjëse është arterioskleroza, sklerotizimi i enëve të gjakut. Në këtë rast një infeksion nga jashtë mund të sjellë pasoja fatale. Tek të gjithë ata që vuajnë nga probleme të ndryshme të zemrës apo tensionit të gjakut një virus e vë në situatë ekstreme trupin.

Tensioni i lartë i gjakut

Në Gjermani janë 20 deri në 30 milionë vetë të sëmurë nga hipertonia, tensioni i lartë i gjakut. Edhe kjo sëmundje sjell me vete rreziqe në raste infektimi nga viruset. Tensioni i lartë i gjakut në plan afatgjatë dëmton edhe enët e gjakut. Kur tensioni i gjakut është rregullisht i lartë kjo ka pasoja për zemrën – kështu trupi i cënuar nga sëmundje të tilla nuk e ka të lehtë kur sulmohet nga një virus. Pacientët e dallojnë shumë vonë rrezikun e heshtur, nganjëherë pas një hemoragjie cerebrale apo infarkti. Për viruset një sistem i dobësuar imunitar është një viktimë e mirë.

Kanceri

Nga infeksionet janë të rrezikuar edhe pacientët e sëmurë nga kanceri. Terapitë e ndryshme e dobësojnë sistemin imunitar. Në Gjermani çdo ditë sëmuren afër 1400 vetë nga një sëmundje kanceri. Disa qindra mijëra janë në trajtim ose terapi. Këtu bën pjesë edhe kimioterapia. Mjekët përdorin në këtë rast Citostatika që të luftojnë shtimin e qelizave të kancerit. Por ato nuk sulmojnë vetëm qelizat kanceroze, por edhe ato të rëndësishme për trupin. E gjitha kjo ka efekt në sistemin mbrojtës imunitar. Trupi është më i rrezikuar për viruset e ndryshme. Se në cilën masë është trupi i prekur, kjo varet nga lloji i kancerit dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Sidoqoftë njerëzit që marrin kimioterapi apo rrezatim duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mënjanuar infeksionet. Ata duhet të qëndrojnë larg për shembull nga njerëzit me infeksione.

Viruset transmentohen shpesh përmes teshtimës apo dhënies së dorës. Kur teshtin apo kollitet një i sëmurë, infeksioni përhapet në një rreze jo të vogël. Për pacientët me kancer kjo mund të rrezikojë edhe jetën.

Supresivët e imunitetit

Një sëmundje tjetër e rrezikshme është edhe ajo autoimunitare. Në raste të tilla mjekët i japin pacientëve supresivë imunitarë. Ato kanë efektin e dobësimit të sistemit imunitar që vepron kundër vetes, pra kundër trupit duke e sulmuar atë. Këto medikamente kanë efektin e dobësimit të sistemit imunitar ose të çaktivizimit të tij. Ky organizëm është shumë i cënuar nga viruset e ndryshme të gripit apo corona. Këtu bëjnë pjesë njerëzit me sklerozën e shumëfishtë, reumatizëm apo ata me sëmundje inflamative të zorrës së trashë, si Morbus Crohn. Edhe njerëzit me Sida i marrin ilaçe të tilla.

Supresivët, pra dobësuesit e sistemit iminutar ndihmojnë nga njëra anë për mbajtjen nën kontroll të sistemit imunitar, nga ana tjetër e dobësojnë atë. Kur viruset kanë sezonin e tyre njerëz të tillë duhet të kenë shumë kujdes. Por duhet thënë: Disa virusë nuk pyesin dhe rrezikojnë edhe personat pa sëmundjet e lartpërmendura. Pra kujdesin dhe higjienën duhet ta kenë të të gjithë.

Marrë nga DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët