LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse ndryshuan tregun? Kartelet kolumbiane të drogës zëvendësojnë SHBA me Europën! Kokainë, korrupsion dhe dhomë torturas

11 Prill 2021, 16:22 Nga DOSJA
Pse ndryshuan tregun? Kartelet kolumbiane të drogës

Në orën 5 të mëngjesit, të martën e muajit të kaluar, 1,600 oficerë policie dhe forca speciale të veshura me anti-plumb dhe të armatosura u urdhëruan të vepronin rreth qytetit-port të Belgjikës, Antwerp.

Më shumë se 200 banesa u bastisën në atë që ishte operacioni më i madh policor i kryer ndonjëherë në vend dhe potencialisht një nga lëvizjet më domethënëse kundër narko-bandave të Evropës Perëndimore. Ekzistojnë shpresa se “Operacioni Sky” do të sjellë rrëzimin e një brezi të bosëve lokalë, megjithëse “kumbarët” belgë dhe holandezë tani fshihen kryesisht në Dubai dhe Turqi, duke shpresuar të jenë jashtë mundësive të autoriteteve për ekstradim.

27 ton kokainë, e cila kap vlerën e 1.4 mld eurosh, u kapën në kalatat e Antwerpen brenda një anije kontejnerësh duke sjellë shumë arrestime. Aksionin, prokurori federal belg Frédéric Van Leeuë e quan “goditje të fuqishme kundër një bote ku morali është zhdukur plotësisht”, por operacioni Sky ka theksuar gjithashtu një zhvillim tronditës. Evropa ka eklipsuar SHBA-në për tregun e karteleve kolumbiane, për shkak të çmimeve më të larta dhe rreziqeve shumë më të ulëta që hasin me qeveritë evropiane për sa i përket ndalimit, ekstradimit dhe sekuestrimit të pasurive.

Jeremy McDermott, një ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili tani është drejtor ekzekutiv i organizatës “InSight Crime”, tha se një kilogram kokainë në SHBA. vlen deri në 28,000 dollarë me shumicë, por që rritet në 40,000 USD kur përfundon në treg, ndërsa në Evropë shkon gati në 80,000 USD.

Metodat e operacionit duke u sjellë në portet kryesore të Evropës, ku kriminelët holandezë dhe belgë janë nënkontraktuar nga kolumbianët për të zhvendosur produktin e tutje në rrjetet e krimit të organizuar italian, shqiptar, britanik dhe irlandez, po sjellin një nivel korrupsioni dhe dhune të paparë më parë në këtë pjesë të botës.

“Ne nuk kemi më grabitje. Tani të gjithë janë të përfshirë në biznesin e drogës,”- tha Joris van der Aa, reporteri dhe kolumnisti i respektuar i gazetës Gazet van Antwerpen.

Gati 50 arrestime u bënë por shumë më tepër janë ndjekur penalisht. Oficerët zbuluan edhe një burg të improvizuar brenda të cilit kishte një karrige dentisti me rripa në krahë e këmbë, e pajisur dhe gati për torturë. Pranë saj kishte gërshërë të mëdha, sharra, bisturi, pincë, shirita, dhe qese të zeza pambuku që do të vendoseshin mbi kokë.

POR SI U MUNDËSUA OPERACIONI?

Operacioni Sky ishte, sipas prokurorëve belg, i mundur vetëm për shkak të deshifrimit të mesazheve të koduara në “SKY ECC”. Aplikacioni i krijuar nga një kompani kanadeze e komunikimit, dyshohej se përdorej nga bosë të krimit për të komunikuar pa u përgjuart. Prokurorët thanë se telefonat inteligjentë ishin të pajisur me aplikacionin SKY ECC, por me funksionin e mikrofonit dhe GPS të hequr. Në të gjithë botën, janë regjistruar 171,000 pajisje SKY ECC, kryesisht në Evropë, Amerikën e Veriut, një numër vendesh në Amerikën Qendrore dhe Jugore – kryesisht Kolumbi – dhe në Lindjen e Mesme. Por, në mënyrë të habitshme, 25% e përdoruesve aktivë të këtyre pajisjeve janë të vendosur në Belgjikë (6,000) dhe Holandë (12,000). Në “goditjen” e SKY ECC, policia belge sqaroi se kishin mundur të “logoheshin” në aplikacion dhe të mblidhinin prova për: trafik droge, kërcënime, ryshfet, pamje nga tortura dhe urdhëra për ekzekutime. Për tre javë, oficerët ishin në gjendje të shikonin mesazhet drejtpërdrejt ndërsa u dërgoheshin, duke mbledhur informacione. Ata zgjodhën që të vepronin vetëm atje ku kishte rrezik për jetë. Ndërsa SKY ECC thuhet se ka mohuar që policia të ketë kompromentuar platformën e tyre të koduar të mesazheve.

Prokurorët belg thanë se hetuesit përgjuan rreth 1 miliard mesazhe të koduara nga SKY ECC gjithsej, nga të cilat pothuajse gjysma janë dekriptuar, por që do të duhen muaj për t’u punuar, duke krijuar shumë rrugë të reja hetimi.

Edhe pse operacioni rezultoi i suksesshëm, Van der Aa ka sërish dyshime të tjera.

“Unë mendoj se do të ketë një ndryshim të një brezi të tërë të kriminelëve. Njëzet e shtatë ton kokainë janë shumë për t’u humbur. Në Amerikën e Jugut ata do të mendojnë: ‘Të mos bëjmë më biznes me këta djem holandezë dhe belgë’. Të gjithë po presin stuhinë dhe po pyesin veten se çfarë di policia. Përfundimisht, ata do të shkojnë pas djemve në Dubai. Por pyetja atëherë është, kush do t’i zëvendësojë ata?,“-tha ai.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet


Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Prill 2021, 15:35

MIRDITË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me protestuesit e shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit pasditen e sotme. Menjëherë pas protestës së zhvil...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet