LIVE UPDATES
Bota

Pse po shqetësohen njerëzit?/ STUDIMI: S’ka prova që vaksina e Oksfordit shkakton mpiksje gjaku

15 Mars 2021, 15:17 Nga DOSJA
Pse po shqetësohen njerëzit?/ STUDIMI: S’ka prova që

Historitë në lidhje me njerëzit që pësojnë mpiksje gjaku menjëherë pas marrjes së vaksinës Oxford / AstraZeneca janë bërë një burim ankthi në mesin e udhëheqësve europianë.

Pas raportimit se një person kishte vdekur dhe 3 të tjerë ishin shtruar në spital në Norvegji, Irlanda ka pezulluar përkohësisht vaksinën. Siç ka theksuar zëvendës shefi mjekësor i Irlandës, Ronan Glynn, nuk ka asnjë provë se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut.

Është një tendencë e zakonshme e njerëzve për t’i atribuar, një efekt shkakor ngjarjeve të ndryshme, edhe kur nuk ka prova. Kur Agjencia Europiane e Barnave tha se 30 pacientë kanë pësuar mpiksje gjaku pas rreth 5 milion vaksinash, lind pyetja: a ndikon kjo në rrjedhën normale të gjërave?

Bëjmë një llogaritje të thjeshtë. Trombozat e venave të thella (DVT) ndodhin te 1 në 1,000 persona çdo vit  dhe ndoshta më shumë te personat e moshuar që vaksinohen. Duke folur  në bazë të këtyre shifrave, nga 5 milion njerëz që vaksinohen, supozohet që 5,000 prej tyre të kishin trombozë, ose të paktën 100 çdo javë.

Pra, nuk është aspak e habitshme që ka pasur 30 raporte të rasteve të tilla.

Në provat që çuan në miratimin e vaksinave në MB, vullnetarët u caktuan rastësisht për tu vaksinuar.

Të gjithë më pas raportuan një efekt anësor për shkak të vaksinës por ç’është e rëndësishmja askush nuk e dinte nëse ata kishin marrë dozën e vërtetë ose një injeksion inert. Duke krahasuar numrin e raporteve nga të dy grupet, ne mund të shohim se sa “reagime” ishin me të vërtetë për shkak të përbërësve aktivë dhe sa ishin të lidhur me procesin e vaksinimit.

Efektet anësore janë raportuar nga 38% e atyre që janë vaksinuar. Nga më shumë se 24,000 pjesëmarrës, më pak se 1% raportuan një efekt të rëndë anësor. Pra, nuk kishte prova të rritjes së rrezikut nga marrja e vaksinës AstraZeneca. E njëjta gjë, ndodhi edhe për Pfizer.

Provat janë të shkurtra dhe relativisht të vogla, dhe kanë tendencë të përfshijnë njerëz të shëndetshëm, kështu që ne kemi nevojë për të mbledhur të dhëna në botën reale ndërsa vaksinat janë shpërndarë dhe do vazhdojnë të shpërndahen.

Në Mbretërinë e Bashkuar, efektet anësore raportohen duke përdorur sistemin “kartoni i verdhë”, i cili daton që nga ditët kur mjekët vendosën të plotësonin kartona të verdhë për të raportuar efektet anësore.

Deri më 28 shkurt, rreth 54,000 kartona të verdhë janë raportuar për vaksinën Oxford / AstraZeneca, nga rreth 10 milion vaksina të dhëna (vaksina Pfizer ka një normë pak më të ulët). Pra, për të dy vaksinat, niveli i përgjithshëm i raportimit është rreth tre deri në gjashtë raporte për 1.000  vaksinime.

Kjo do të thotë që një numër shumë më i madh i efekteve anësore raportohen në prova sesa përmes vaksinimit real. Deri më tani, këto vaksina kanë treguar se janë jashtëzakonisht të sigurta.

Në fakt, është ndoshta e habitshme që nuk kemi dëgjuar më shumë histori të efekteve anësore. Mund të ketë ndonjë ngjarje jashtëzakonisht të rrallë që shkaktohet nga vaksinat Covid-19, por ende nuk ka asnjë të dhënë për këtë.

Ne thjesht mund të shpresojmë që ky mesazh të kalojë tek ata persona që ende hezitojnë të vaksinohen për shkak të keqinformimit që është përhapur në lidhje me dëmin e supozuar të vaksinave dhe komenteve nga disa politikanë europianë.

A do të jemi në gjendje t’i rezistojmë ndonjëherë dëshirës për të gjetur  patjetër një shkak në çdo ngjarje që do të ndodhë?

Një mënyrë për ta bërë këtë do të ishte promovimi i metodës shkencore dhe të sigurohemi së të gjithë e kuptojnë këtë parim themelor. Testimi i një hipoteze na ndihmon të shohim se cilat forma ose supozime janë të sakta dhe cilat jo.

Në këtë mënyrë, provat e rastësishme kanë provuar efektivitetin e disa trajtimeve Covid dhe kanë shpëtuar një numër të madh jetësh, ndërsa na tregojnë gjithashtu se disa pretendime të mbingarkuara në lidhje me trajtimet për Covid-19, të tilla si hidroksiklorokina dhe plazma rikuperuese ishin të pasakta.

Por, nuk mendoj se mund ta racionalizojmë plotësisht veten nga dëshira themelore dhe shpesh krijuese për të gjetur modele edhe atje ku nuk ekzistojnë.

Ndoshta mund të shpresojmë vetëm në një përulësi themelore përpara se të pretendojmë se e dimë pse diçka ka ndodhur”, sipas David Spiegelhalter, drejtuesi i Qendrës Winton për Rrezikun dhe Komunikimin e Fakteve në Universitetin e Kembrixhit.

Marrë nga: TheGuardian 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina e astrazeneca vaksina e astrazeneca

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet