LIVE UPDATES
Editorial

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

23 Korrik 2020, 13:05 Nga DOSJA
Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për opozitën. “Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje, quhet kuisje”, është thënia e Theodore Roosevelt, të cilën Kryeministri e ka ndarë për të vënë përpara përgjegjësisë opozitën.

Në fakt, thënia ka 2 pjesë, problemin dhe zgjidhjen. Opozita sot gjendet përballë një problemi që është ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, që do të sjellë ndryshimin e Kodit Zgjedhor në mënyrë të njëanshme, vetëm 1 javë pas ditës së sotme, kur do të miratohen ndryshimet konsensuale. Gjendet përballë një problemi të krijuar nga Edi Rama, të cilin nuk po shkon ta zgjidhë aty kur kërkon ai.

Të hënën në Këshillin Politik, Gazmend Bardhi u ul në tryezën e Këshillit Politik pa mandate, vetëm me kompleksin e opozitës për tu treguar ndërkombëtarëve konstruktivitet. Me marrëveshjen e 14 janarit, Këshilli Politik ka 4 anëtarë, 1 nga maxhoranca, një nga opozita Parlamentare (përkatësisht kryetari dhe nënkryetarja e Komisionit të Posacëm parlamentar të reformës zgjedhore), 1 nga PD dhe 1 nga LSI. Të katërt këta mund të ndërrohen nga forcat respektive, por përfaqësimi, formati i Këshillit Politik, nuk mund të ndryshohet pa një marrëveshje të re.

Në bazë të marrëveshjes, mbledhja e Këshillit Politik, e së hënës, megjithëse kishte pjesëmarrjen e opozitës, ishte e parregullt, pavarësisht se nuk mori asnjë vendim.

Mbledhja e djeshme pastaj, ishte thjesht një pushtim i ambientit ku kryen punimet Këshilli Politik. Mazhoranca dhe opozita parlamentare, që përfaqësojnë vetëm gjysmën e Këshillit, e mbushën sallën me njerëz pa mandat, i pari ndër të cilët ishte vetë Kryeministri. Mbledhja e Këshillit nuk mund të nisë pa palën opozitare. Që nga janari, të gjitha takimet ku pala parlamentare, apo pala jashtëparlamentare kanë munguar, kanë dështuar. Ajo e djeshmja ishte vetëm një show politik, i gjysmës së Këshillit, me të paftuar që pushtuan ambientin për të prishur dhe të vetmin forum që nxori një produkt konsensual pas 6 muajve.

Të gjitha këto, tregojnë se problemi që duhet të zgjidhë opozita është Edi Rama. Marrëzia e tij për të shkatërruar çdo institucion për të banalizuar çdo negociatë politike, për ta ulur në nivelin e krundeve parlamentare diskutimin, vetëm që të rrëmbejë një mandat të tretë. Në marrëzi e sipër, Rama, ka përsëri të drejtë, është opozita që duhet të gjejë zgjidhje. Ai vetë nuk mund ta ndihmojë veten, nuk mund ta ndalë. Opozita duhet ta bëjë këtë. E thënë nga Rama, duket si një thirrje personale për ndihmë, por përtej kësaj, problemi është i të gjithëve.

Rama nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes, sapo e tha vetë këtë. Opozita ofron zgjedhjet si zgjidhje, por janë pikërisht zgjedhjet që po rrezikohen, jo se ndalohen koalicionet, jo vetëm se ndryshimet e Ramës do t’i bëjnë të pamenaxhueshme, por vullneti i tij është që t’i prishë fare hapur, përpara syve të të gjithëve. Kur ndryshon Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mes të ditës, kur refuzon dorën e zgjatur të BE për një datë hapjesh të negociatave, kur po e telendis imazhin e Presidentit të radhës së OSBE duke e detyruar OSBE të dalë kundër tij, ndërhyrja në zgjedhjet e pranverës 2021 është e paralajmëruar. Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve është e kompromentuar. Opozita duhet të ketë një plan B. Rama ia kërkoi sot.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj edi rama marreveshja e 5 qershorit rama per opoziten analiza nga enton abilekaj edi rama marreveshja e 5 qershorit rama per opoziten

Sondazh

Poll
Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...

Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...

Editorial 15 Korrik 2020, 18:27

Rama, një fund plot frikë

TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj