LIVE UPDATES
Editorial

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

21 Korrik 2020, 12:21 Nga DOSJA
Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar me kompromiset e tjera të kërkuara në BE, negociatat për buxhetin kësaj here u zhvilluan shpejt. Të influencuara edhe nga kriza e Coronës, ato zgjatën vetëm tre muaj, që nga paraqitja e fondit të rimëkëmbjes ekonomike deri në vendimin e së martës (21.07) për ujdinë financiare.

Këtë fjalë nuk duhet ta përdorësh shpesh, por kjo ujdi ishte vërtet historike. Për herë të parë BE merr borxhe të përbashkëta për të zbutur krizën ekonomike në vendet anëtare. Ajo që ishte e pamendueshme para pak muajsh, pra bondet e përbashkëta dhe një union borxhesh është bërë tani e mundur. Kthesa e Gjermanisë që kaloi nga kampi i kursimtarëve drejt konceptit të propozuar nga presidenti francez, Macron për një politikë të përbashkët buxhetore dhe të sovranitetit financiar e bëri të mundur këtë hap të duhur historik. Kjo kthesë është ndoshta arritja më e madhe në politikën e Europës e Angela Merkelit.

Pasojat e pandemisë i detyrojnë 27 vendet anëtare në një bashkëpunim, që ato e mendonin të pamundur më parë. Marrja e borxheve të përbashkëta është një mjet i mirëpritur, sepse ajo sot gati nuk i prek buxhetet kombëtare, por është borxh tek gjenerata tjetër. Kjo duhet ditur dhe u duhet thënë të rinjve sot. Ata do të duhet të paguajnë një ditë për këto borxhe. Nga ana tjetër me fondin e rimëkëmbjes ndoshta sigurohet shkollimi profesional i tyre apo vendi i punës sot.

BE ndërmori një hap epokal

Suksesi i shpejtë i samitit i tregon botës, se BE megjithë diferencat dhe dallimet që ka, mund të veprojë, kur e kërkon puna. BE është kështu një lloj ombrelle mbrojtëse, që nuk ekziston diku tjetër në botë. As në Amerikë, as në Azi apo Afrikë nuk marrin injeksione koniunkturore shtetet nga ndonjë bashkësi supranacionale. Edhe pse vendet e njohura si “pesë kursimtarët” donin të jepnin më pak dhe pritësit donin të merrnin më shumë, në fund fitoi solidariteti dhe sensi i komunitetit. Paketa 1,8 bilionë euro është një shpërndarje gjigande e më të fortëve tek më të dobtit. Samiti i posaçëm në Bruksel, jo vetëm një sukses i presidencës gjermane, do të hyjë në historinë e BE si kthesë epokale.

Një defekt duhet përmendur: Nuk u arrit që Polonia dhë Hungaria që shkelin parimet e shtetit ligjor të vihen para përgjegjësisë me mjetet financiare. Rregullorja e futur vetëm për verifikim të parimeve të shtetit ligjor është shumë e butë. Me sa duket kjo u pranua për të mos rrezikuar unanimitetin e kompromisit të arritur. Problemet me Poloninë dhe Hungarinë që e shfrytëzojnë pa turp solidaritetin e të tjerëve nuk janë zgjidhur. Samiti i posaçëm në Bruksel nuk i ka mbyllur pra të gjitha hendeqet.

Fondi i rimëkëmbjes së Coronës është vetëm një pjesë e masave të nevojshme në krizën e Coronës. Shifrat tingëllojnë të jashtëzakonshme, por shumë fonde vijnë nga programet kombëtare dhe sidomos nga blerja e bondeve që bën Banka Qendrore Europiane. Por për të pasur atë efektin “bum” siç e thotë ministri gjerman i Financave, duhet që fondi t’i derdhë paratë më së miri pasnesër. Lëvrimi i planifikuar në vitin 2021-2023 mund të jetë i vonuar dhe i ngadalshëm.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial bernd riegert bernd riegert

Sondazh

Poll
Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...

Editorial 15 Korrik 2020, 18:27

Rama, një fund plot frikë

TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...

Editorial 14 Korrik 2020, 17:26

Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, p...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët