LIVE UPDATES
Editorial

Kroaci: Nationalizmi dhe ekstremizmi janë ende në mesin e shoqërisë

15 Korrik 2020, 07:51 Nga DOSJA
Kroaci: Nationalizmi dhe ekstremizmi janë ende në mesin e

Skandale lidhur me shprehjet e gjestet ekstremiste të djathta dhe nacionaliste janë pothuajse në rend të ditës në vendin më të ri anëtar të BE-së, në Kroaci. Këto rrallëherë shkaktojnë indinjatë në opnionin publik. Madje edhe pasi portieri i kombëtare gjermane i ekipit të Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer, duke kaluar pushimet në bregdetin kroat të Adriatikut këndoi duke u krenuar me shokët kroat një këngë skandaloze nacionaliste, mediet në Kroaci shprehën habi, se përse kjo shkaktoi një valë të madhe indinjate në Gjermani. “Mediet gjermane iu vërsulën brutalisht Manuel Neuerit “, kritikon p.sh, portali i njohur tportal.hr dhe gazeta presitogjoze “Večernji list”.

Çfarë ka ndodhur? Neuer kalonte pushimet tek traineri i tij prej shumë vitesh, Toni Tapalović, i cili ka një rezidencë në Brela të Dalmacisë qendrore. Gjatë një ekskursioni të shoqëruar me pije e këngë për në ishullin Šipan, Neuer e shokët e tij të shoqëruar me fizarmonikë këndonin bujshëm këngën nacionaliste të rrugës “Lijepa li si” (Ti je e bukur). Në këtë këngë pjesë të vendin fqinj të Kroacisë në Bosnjë-Hercegovinë, ku jetojnë edhe kroatë, që u shkëputën prej luftës civile të Bosnjes (1992-1995) konsideorhen si territor i shtetit kroat.

Pra kemi të bëjmë qartazi me një këngë revizioniste. Njësoj sikur në Gjermani të këndoheshin këngë, që ngrenë pretendime ndaj Alzasës franceze ose territore gjermane të 1945 në Poloni.

Neuer ndërkohë ka kërkuar falje, duke shpjeguar se nuk e ka ditur përmbajtjen e knëngës. „Strofat e tekstit Neuer i di me sa duket përmendësh”, shpreh habi gazeta lokale “Dubrovački Vjesnik”: “Dihet që Neuer e kupton mirë kroatishten, por e flet pak këtë gjuhë”, shkruan kjo gazetë. Protieri i kombëtares gjermane ka luajtur gjatë me lojtarë kroat si me Ivan Rakitić, Ivica Olić, Mario Mandžukić dhe Ivan Perišić dhe shumë shpesh ka qenë në Kroaci.

Aludime religjoze, nacionaliste dhe fashiste

“Lijepa li si” është këngë e suksesshme e këngëtarit kroat Marko Perković, i cili e quan veten sipas armës që ai ka pasur kur ishte ushtar në luftën e Kroacisë (1991-1995) “Thompson”. Perković është specializuar me këngë me aludime fetare, nacionaliste dhe madje edhe fashiste. Qëkurse Kroacia doli nënkampione bote në futboll para dy vjetësh, kënga e tij “Lijepa li si” është si një himn jozyrtari tifozëve kroat të futbollit. Asokohe futbollistët e njohur kroat pozonin plot krenari me autorin dhe këngëtarin, i cili e priti ekipin me muzikën e tij kur mbërritën në Zagreb pas Kampionatit Botëror.

Krahas kishës katolike të fuqishme dhe mjaft konservatore si dhe krahut të fortë të djathtë politik në Kroaci, skena e futbollit edhe sot e kësaj dite mbetet një bastion i qendrimeve ekstremiste dhe nënçmuese ndaj njeriut.

Josip Simunic Fussball Kroatien-Island 19.11.13 (picture alliance/AP Photo)
Mario Mandžukić 2012 në stadium pasi shënoi gol në mënyrë simbolike përshëndeti gjeneralët Ante Gotovina dhe Mladen Markac, të cilët asokohe ndodheshin në tribunalit e krimeve të luftës në Hagë. Një vit më pas lojtari i kombëtares Josip Šimunić pas kualifikimit për në Kampionatin Botëror mori mikrofonin në stadium dhe në shkëmbim me tifozerinë brohoriste përshëndetjen fashiste “Za dom – spremni!” (Për atdheun – gati!).

Shumica e skandaleve janë minimizuar prej politikës dhe medias në Kroaci – e kësisoj ato janë pranuar. Pikërisht përshëndetja “Za dom – spremni”, që aleatët e Hitlerit fashistët (Ustashët) e kanë përdorur në Luftën e Dytë Botërore, është Kroaci një temë debati prej dekadash. Ish-presidentja Kolinda Grabar- Kitarovic u lëkund për ta pranuar, që kjo përshëndetje të legalizohej si „fare normale”, popr më vonë ajo u tërhoq duke kërkuar falje.

Një përshëndetje fashiste

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në mënyrë të përsëritur shprehjen “Za dom – spremni” e ka shpallur antikushtetuese duke e ndaluar përdorimin e saj. Por Gjykata supreme për kundravajtje vendosi të kundërten muajin e kaluar, duke argumentuar, që përshëndetja e diskutueshme në fillim të këngës së Thomspon “Bojna Čavoglave” (Batailioni Cavoglave) nuk paraqet problem.

Në Kroaci madje edhe politika e qendrës në shtetin e BE-së e toleron minimizimin përgjegjësinë e shtetit të Ustashëve, që ka vrarë në kampe përqendrimi si në Jasenovac rreth 100.000 serbë, hebrej, sinti e romë si dhe të burgosur politik. Këtu nuk kemi të bëjmë me një diskutim akademik, por me një diskurs shoqëror, që nxit vazhdimisht situata të rrezikshme politike.

Vitin e kaluar në qershor tifozët e ekipit të Dinamos së Zagrebit,

“Bad Blue Boys”, publikisht shpalosën një parrullë, në të cilën shpalleshin përdhunime ndaj grave e fëmijëve serbë. Ditë më pas po ashtu në Zagreb u shfaq në anglisht një grafit me përmbajtjen “Serbian Family Tree”: Në degët e kësaj peme skandaloze „gjenealogjike” tregoheshin njerëz të varur.

Sprehja “Ubi Srbina!” (Vrit serbët) kumbon jo rrallë nëpër stadiumet kroate të futbollit. Ose ajo spërkatet si grafit nëpër muret e ndërtesave. Rivaliteti vazhdueshëm me serbët, që kulmoi (1991-1995) në luftë civile, është krahas minimizimit të së shkuarësh fashiste forca kryesore nxitëse e nacionalizmit dhe fashizmit.

Zhvendosja e herë pas hershme e kufijve të asaj që mund të thuhet ose jo bën që edhe vet pjesë nga politika e qendrës të influencojë në nxitjen e imazhit të armikut. Madje ç’është më e keqja një imazh i tillë përforocohet. Një analizë me librat shkollorë aktualë të Kroacisë dhe Serbisë nxorri në pah, që nxënësit ende vazhdojnë të indoktrinohen me stereotipet si në kohën e luftrave të viteve 1990.

Në këtë kontekst pozicionet kombëtare heroizohen pa asnjë kritikë – dhe demonizohet gjoja armiku i përhershëm. Pikërisht kjo mënyrë e vazhdueshme e proklamimit nacionalist i shtroi rrugën më 1990 luftës në Jugosllavi.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial kroaci nacionalizimi kroat kroaci nacionalizimi kroat

Sondazh

Poll
Editorial 14 Korrik 2020, 17:26

Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, p...

Editorial 14 Korrik 2020, 10:56

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stër...

Editorial 9 Korrik 2020, 11:51

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim