6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, por edhe të Presidentit, që kishte kërkuar të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuse. Pra e dënuan me vdekje pa pritur vendimin! Po sikur gjykata ta quaj të padrejtë këtë akt, a e ngjallim dot? E mësuar me përdhunimin e ligjit dhe mendësinë feudale që mbizotëron në qeverisbërje, u sekuestruan edhe bizneset dhe TV e biznesmenit F. Beketi. Mirëpo mania e K/Ministrit për protagonizëm, do t’u kushtojnë shqiptarëve plot 109 milion euro.
Ne shqiptarët edhe kur nuk kishim kushtetutë, vendimet i mernim në kuvendin e burrave, ku vendoste shumica. Ndërsa sot kur nuk kemi as opozitë perfaqësuese në Kuvend dhe as Gjykatë Kushtetuese, vendimet i merr vetëm 1-shi. Reformës zgjedhore që me “ngujim” disa ditor u realizua në Ambasadën e Rrugës së Elbasanit, ju bë një “bypass” nga ku mund të sigurojmë mandatin e tretë qeverisës. Kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë, do votohet me të ashtëquajturit deputetë të opozitës, në një Parlament ku edhe numrat janë mangut, se nga 140, janë vetëm 122. Mbidhni mend thotë një fjalë e urtë, se “kur të vinë mënd nuk t’i hanë as qëntë”.
Rudina, Murrizi, Gjuzi që ka orë Atlantik, Jehniçeri që përfaqëson pensionistët pasi me qënien deputet siguroi pensionin e tij të shtuar, Majlinda e Kërpëratës, para se të ndryshojnë Kushtetutën, duhet të marrin votat e popullit. Fjala demokracia vjen nga greqishtja – “Demos”, që nënkupton të drejtën e shumicës. Kushtetuta, që është libri themeltar i një shteti te ne ndryshon sipas interesave të një aktori politik, pa marrë në konsideratë aktorët e tjerë. Ka më shumë se 200 vite që kushtetuta e USA është miratuar, por edhe pse kaq e vjetër në moshë, perveç disa amendamenteve shtesë ka mbetur po njësoj edhe sot.
Kushtetuta shqiptare edhe pse me moshë 22 vjeçare, ndryshon sipas interesave të më të fortit sikur të ishte letër bakalli, e jo tërrësia e ligjeve bazë të një shteti. Kjo ndërhyrje e dhunshme mbi librin themeltarë të shtetit, nuk po gjen mbështetje as nga Ambasadorët, përfshi këtu edhe OSCE, që eshtë rojtari i zgjedhjeve. Dikur udhëheqësi popullor Haxhi Qamili pasi “çliroi” Shqipërinë e Mesme, kërkoi që ta shpallte shtet nën parrullën “Dum Babën”. Një nga pasuesit e vet që kish ca pare mend në kokë i tha se nuk do na njohin Fuqitë e Mëdha?- Ska gjë u përgjigj ai..sa të kem Shijakun e Kavajën, kush pyet për Parisin, Berlinin e Londrën!
Minat Demokracisë
U bë plot një vit që komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit, po jep e merr për të zbuluar shkeljet e Kushtetutës nga ky i fundit. Edhe pse Komisioni i Venecias nuk ka gjetur shkelje pasi edhe shtyrjen e zgjedhjeve nuk e ndalon Kushtetuta, kjo nuk do të thotë që Murrizi, Hajdari e Gjuzi ta marrin parasysh. Venecia le të “lehi” karvani ecën përpara. Kur të gjitha pushtetet që nga gjyqesori deri te Parlamenti janë në dorë të K/ministrit, do ishte mirë që opozita e re që nën makiazhin e reformes zgjedhore fsheh rrudhat e plakura të degradimit nga shërbëtorbërja ndaj pushtetit, të votojë edhe shkarkimin e Presidentit. Kjo pasi një ornament demokracie siç edhe është roli i Presidentit, nuk luan ndonjë rol të madh në demokraturën shqiptare. Kështu që mos pyet për Venecian sa të kesh Murrizin, Hajdarin e Gjuzin.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stër...
Situata në Kosovë dhe ajo në Serbi është më pak e favorshme për arritjen e një marrëveshjeje finale në dialogun i cili po zhvillohet me lehtësimin e BE-së. Madj...
Që në qytetin e Srebrenicës para 25 vjetësh është kryer gjenocid, është e pamohueshme. Disa vendime të gjykatave ndërkombëtare e kanë bërë të qartë këtë. Megjit...
Ndërsa nisi zyrtarisht ndryshimet kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, dje Edi Rama bëri gabimet që nuk i ka bërë kurrë më parë si politikan. Të paktën jo publi...
Nuk është çështje teknike, as listash të hapura, ajo që ndodhi sot. Edi Rama, me besnikët e verbër në Parlament dhe me llumin që mbeti pasi opozita iku n...
Mungesa e studimeve progfesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej t...
SERBI– Presidenti serb Aleksandar Vuçiq që të mërkurën (08.07) pasdite, kur iu drejtua qytetarëve të Serbisë, e dinte se kush do të jetë fajtori, nëse sh...
Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...
Brezit të rritur para viteve 90-të, i kujtohet mirë një film i Kinostudios “Shqipëria e Re” me titull “Detyrë e Posaçme”. Me nota të larta i thureshin la...
Mungesa e strategjisë dhe planit të masave për përballimin e epidemisë shton çdo ditë e më shumë ankthin e qytetarëve. Ndërkohë që shohim një rritje të p...