6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Amerikanët që do të shkojnë të votojnë apo do të hedhin votat me postë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit, duhet të ndihen të sigurt se votat e tyre do të regjistrohen siç duhet, tha një prej zyrtarëve përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve.
Chris Krebs, drejtor i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, tha se “zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë më të sigurtat në historinë moderne.”
Ai tha se përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016s shërbyen si alarm dhe se agjensia e tij i ka forcuar më tej masat e marra për sigurinë e zgjedhjeve të mesmandatit në vitin 2018.
Këto masa përfshijnë përdorimin e sensorëve për të zbuluar ndërhyrje të mundshme në sistemet dhe rrjetet kompjuterike më të rëndësishme, si bazat e të dhënave për regjistrimin e votuesve, si dhe përdorimin në rritje të sistemit rezervë, ku të dhënat e votimit ruhen në letër.
Zyrtarët thanë se të paktën 92 përqind e shteteve amerikane kanë tani sisteme që sigurojnë ekzistencën e një procesverbali në letër për çdo votë, duke e bërë më të lehtë auditimin e rezultateve të zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, thonë ata, askush nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë numrin e votave. Sipas tyre, një numër në rritje shtetesh amerikane pritet të mbështeten tek votimi me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vlerësimi optimist i zyrtarëve për sigurinë e zgjedhjeve është në kontrast me shqetësimet e ngritura nga Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili muajin e kaluar paralajmëroi në Twitter se votimi me postë do të çonte në ato që ai i quajti “zgjedhjet më të manipuluara” në historinë e vendit.
Edhe Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka argumentuar se votimi me postë “absolutisht i hap dyert manipulimeve në masë”.
Megjithë të dhënat se Rusia u përpoq të depërtojë në sistemet e votimit të shteteve në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, zyrtarët amerikanë thanë se nuk pati asnjë provë që të tregonte se votat u ndryshuan.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë arritën në të njëjtin përfundim pas zgjedhjeve të vitit 2018.
Zoti Krebs tha se, të paktën deri tani, nuk ka asnjë provë se Rusia ose dikush tjetër është përpjekur të depërtojë në sistemet kryesore të zgjedhjeve.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...
BERAT- Covid-19 ka regjistruar edhe 2 raste të reja “pozitive” në qarkun e Beratit. Raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk di...
Kosova dhe Serbia i janë rikthyer dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me udhëheqës të palëve, kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar...
Të qeverisur keq në vazhdimësi, zgjedhjet rrallë kanë qenë materializim i shpresës apo besimit. Mund të kenë qenë të tilla vetëm në 22 marsin e 1992, kur rrëzoh...
TIRANË- Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një video-konferencë me homologun grek, Miltiadis Varvitsiotis. Nëpërmjet një postimi në Facebook...
TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...
Skandale lidhur me shprehjet e gjestet ekstremiste të djathta dhe nacionaliste janë pothuajse në rend të ditës në vendin më të ri anëtar të BE-së, në Kroaci. Kë...
TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, p...
Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stër...
Situata në Kosovë dhe ajo në Serbi është më pak e favorshme për arritjen e një marrëveshjeje finale në dialogun i cili po zhvillohet me lehtësimin e BE-së. Madj...