"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Pse u thirrët në Hagë? Thaçi tregon të vërtetën: S’kam pasur asnjë akuzë politikisht! Spastrimi dhe masakra serbe jan
26 Tetor 2020, 21:56Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në lidhje me krimet serbe dhe marrjen e tij në pyetje nga Gjykata e Hagës. I ftuar në emisionin ‘RealStory’ ai ka thënë se në Hagë është ftuar si të gjithë ushtarët e luftës dhe çdo gjë që ka ndodhur brenda Gjykatës ka qenë transparente. Ndër të tjera Thaçi është shprehur se 500 mijë shqiptarë janë keqtrajtuar nga serbët duke shtuar ndër të tjera se se gjenocidi, spastrimi dhe masakra serbe mbi shqiptarët është e dokumentuar dhe fajtor është shteti serb.
“Definitivisht jemi treguar të aftë, sa i përket krimeve serbe. Ne kemi dëshmuar shumë qartë këto krime. Rreth 500 mijë shqiptarë janë keqtrajtuar nga serbët. Edhe vetë shefi i OSBE ka dëshmuar para botës se në Kosovë po ndodhin krime. Krimet serbe janë dëshmuar. Unë jam ftuar si të gjithë ushtarët e luftës. I jam përgjigjur interesimit të tyre. Ka qenë gjithçka transparente. Kam qenë në cilësinë e të dyshuarit. Nuk kam pasur ndonjë gjë të keqe për të dëshmuar, përveç vlerave të luftës. Kemi pasur një rrethanë që është imponuar jo vullnetshëm, themelimin e dhomave të specializuara. Asgjë nuk më sfidon përballë interesit të shtetit të Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet e mira me SHBA dhe BE. Tribunali i Hagës ka pasur 17 vite kohë, që kur nisi dhuna masive ndaj shqiptarëve, që të ballafaqohet me krimet serbe. Edhe gjenocidi, edhe spastrimi ekonomik e 400 masakra janë të dokumentuara. Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet, Parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj. Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha Presidenti Thaçi.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI- Policia turke ka neutralizuar një nga autorët e sulmit terrorist që ndodhi sit në Turqi. Sipas mediave turke një nga autorët e shpërthimit që ndodhi në H...
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën tregoi detaje të path...
TIARNË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar se ku ka qenë në momentin kur është njoftuar për aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë. I f...
SHBA- Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar sërish, pasi palët nuk po pajtohen ...
ITALI- Qytetarët italian kanë refuzuar që t’i respektojnë masat e vendosura për të parandaluar Covid-19, nga Kryeministri Giuseppe Conte dhe kanë dalë në sheshe...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë pas 20 viteve një nga autorët e një ngjarje rrëmbimi që kishte ndodhur 20 vite më para. Arrestimi u bë...
SIRI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhru në Siri. Rusia ka sulmuar në ajër bazat e rebelëve islamik në Siri. Mediat e huaja, kanë bërë të ditur ku si pasojë kanë mb...
BRITANI E MADHE- Modelja britanike Caitlin O’Reilly, ka vrarë veten në dhomen e një hoteli. Shkaqet që e cuan 20-vjeçaren në këtë veprim ka qenë abuzimi ...
BELGJIKË– Qeveria e Belgjikës ditën e sotme ka marrë një vendim ekstrem. Sipas mediave të huaja mjekëve në qytetin belg të Lieges iu është kërkuar që...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të koronavirusit në vend.Min...