Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
PSG mes vuajtjesh rikthehet tek fitorja në Ligën 1
16 Tetor 2021, 07:13Nga DOSJA
FRANCE – Paris Saint Germain hodhi pas krahëve humbjen ndaj Rennes në raundin e 9-të të Ligue 1, duke u rikthyer te fitorja në ndeshjen hapëse të javës së 10-të, ku vuajti jo pak dhe arriti të përmbyste vetëm në fund Angers për të fituar 2-1.
Pa amerikano-jugorët të cilët nuk arritën të ktheshin në kohë nga impenjimet me kombëtaret ku spikasnin mungesat e Messit, Neymar, Di Marias, Paredes e Marquinhos, PSG arriti t’i falej francezit Kylian Mbappe për t’u ngjitur në kuotën e 27 pikëve në kampionat.
Miqtë nga Angers arritën të zhbllokonin shifrat me Fulginin në minutën e 36-të, ndërkohë që portugezi Danilo Pereira i shërbyer nga Mbappe vuri baraspeshën dhe më pas vetë sulmuesi 22-vjeçar shënoi golin e fitores me penallti në minutën e 87, duke i dhënë një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës së Pochettinos.
GUATEMALE – Më 16 tetor 1996, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Guatemala City. Ishte planifikuar për t’u zhvilluar një ndeshje kualifikuese për botërori...
NAPOLI-Luciano Spalleti, edhe pse po drejton me sukses Napolin dhe në 7 javët e para të kampionatit ka marrë 21 pikë, nuk u shpëton dot hajdutëve.Këtë mëngjes t...
SPANJË-Kriza financiare e Barcelonës vazhdon të diskutohet. Klubi vitet e fundit ka grumbulluar borxhe pas borxhi dhe në mesin e shumë kreditorëve ka edhe ...
BRAZIL – “Uroj që kjo natë të mos përfundojë kurrë, do ta kem të vështirë të fle. Po kthehem në Leeds dhe shpresoj të vazhdoj kështu që të thirrem përsëri...
NIGERI-Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen kujton rrugëtimin e tij për t’u bërë një futbollist profesionist: “Kur isha i vogël, adoleshent, pastroja ulluqe...
ZVICER – UEFA do të rishkruajë rregullin e pozicionit jashtë loje, pas golit të Mbbape që i dha Francës fitoren ndaj Spanjës në finalen e Nations League. ...
ANGLI-Pronarët e rinj arabë të Newscatle United kanë nisur menjëherë konsultimet për ndërtimin e një skuadre të madhe, të denjë për të rivalizuar me klubet më t...