Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Në aeroportin e Kukësit sipas qeverisë kanë nisur punimet, ndërsa opozita kundërshton duke thënë se puna nisi vetëm për show. Por në valën e replikave dhe kundër replikave, ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka bërë dy deklarata që bien ndesh me njëra-tjetrën.
Të dyja deklaratat janë bërë nga Kukësi, ku një pjesë e qeverisë u zhvendos aty për një sërë aktivitetesh që janë mbajtur ditët e fundit. Nga takimi “Bashkia që duam”, Balluku teksa fliste e ekzaltuar për nisjen e punimeve në aeroport u shpreh se punimet do të mbyllen brenda 12 muajve.
“Siç thamë, aty kanë nisur punimet dhe vetëm në 12 muaj do ketë përfunduar gjithçka. Shtimi i pistës për t’u bërë një pistë e denjë për fluturime ndërkombëtare”, u shpreh ajo. Por pak orë më vonë teksa shkoi dhe inspektoi punimet afati i punimeve u rrit dhe me 12 muaj të tjerë.
Pjesë nga dialogu me Ramën gjatë inspektimeve
Rama: Sa do zgjasin punimet?
Balluku: 24 muaj, është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë. Puna nuk zgjat më shumë se 24 muaj.
Rama: Jo do ta bëjmë më përpara, duhet të përfundoni para 24 muajve.
Për këto deklarata që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën ministrja e Infrastrukturës ia hedh fajin atyre që i lexojnë. Në një reagim në mediat sociale, Balluku shkruan se dhe mbi këtë punë të mirë është hedhur baltë dhe përpiqet të shpjegojë gabimin në afatet e punimeve.
“Baltë mbi çdo punë të mirë,çdo projekt që gjeneron punënësim e mirëqënie për cdo shqipëtar. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot”, postimi i Ballukut.
Aeroporti i Kukësit është një premtim i Kryeministrit Edi Rama, i cili në takimin e fundit u dha fjalën kuksianëve se shumë shpejt nga ai qytet do të nisen avionët e parë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Kolonjë në Njësinë Administrative Picar, kanë protestuar sot në qendër të fshatit kundër projektit për ngritjen e një hidroc...
BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një 63-vjeçar nga lagjja “Çelepias” në qytetin e Beratit, ka tentuar t’i japë fund jet...
SHKODËR- Një makinë tip ‘Volkswagen’ ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë. Ngjarja ndodhi në afërsi të poliklinikës së specialiteteve në qendër t...
Tiranë- Redi Shtino zv/ministri i Arsimit ka publikuar disa foto nga një shkollë në Kukës teksa inspekton punimet.”Sot në Kukës, inspektuam punimet e rikonstruk...
DURRËS- Një gaforre gjigande është gjetur në bregun e detit në lagjen 13 të plazhit në qytetin e Durrësit. Gaforrja, aspak e zakonshme në përmasa është gje...
Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka reaguar ndaj Edi Ramës pas premtimit të kryeministrit për 12 mijë vende pune në aeroportin e Kukësit.“Dje me...
KUKËS– 13 persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së djeshme në Kukës, në vendin e quajtur Ura e Drinit të Zi”, organizuar ng...
Pyetje: Z.Prenci ju jeni një njohës i mirë i kriminalitetit në Shkodër. Si ish drejtor policie i këtij qarku, si e kujtoni atë periudhë?Përgjigje: Periudhën kur...
ITALI- Dhunimi i të miturve nga familjarët përbën ende një fenomen të rrezikshëm në shoqëri. Por, këto rastet shfrytëzohen edhe për qëllime personale, nga “vikt...
Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho pak javë më parë kërkoi shkarkimin e Agron Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat ...