All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Shkulja e kalldrëmit, Kumbaro: Gjirokastra do bëhet ‘nuse’ me dashuri, gur gur…

18 Mars 2019, 10:39 Nga DOSJA
Shkulja e kalldrëmit, Kumbaro: Gjirokastra do bëhet ‘nuse’
All - Paragraf - 1

GJIROKASTËR– Qafa e Pazarit, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të gurtë të Gjirokastrës, me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. Por heqja e kalldrëmit, ka sjellë  reagime të shumta nga specialistët e trashëgimisë kulturore, të cilët kanë kërkuar të mos ketë dëmtime.

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka sqaruar të gjithë ata që, të cilët ndihen të shqetësuar, përsa i përket punimeve në qafën e Pazarit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se proçesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja. Më pas është kryer çmontimi i tij manualisht dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku janë çmontuar.

STATUSI I PLOTË I MIRELA KUMBAROS

Java nis me Gjirokastrën

Të dashur gjirokastritët e mi, kam marrë mesazhe e telefonata të shqetësuara nga Gjirokastra për punimet që po bëhen në kalldrëmet e Qafës së Pazarit dhe prandaj dua të ndaj me ju dy fjalë:
E kuptoj shqetësimin që sjell ndryshimi i menjëhershëm i zemrës së Gjirokastrës, njesoj si ajo vasha me flokë të gjatë që krejt papritur shkurton flokët ??‍♀️ ?
Por të mos ngutemi o të uruar e të lëshojmë vrer se gjoja “u shkatërrua kalldrëmi nga të paudhët”…

Mos të harrojmë se bashkë kaluam me (pa)durim punimet e fazës së parë ku restauruam 8 blloqe në Qafën e Pazarit, rreth 6000m2 sipërfaqe restaurimi, nga çatitë te muret e dritaret, deri te detajet estetike të 60 objekteve, banesa e dyqane. Ky volum i madh pune u krye me mbeshtetjen e Fondacionit shqiptaro-amerikan per zhvillim.
Punuam, u lodhem, sakrifikuam në Pazar, e di.
Ama, sot jemi krenarë për punën e bërë dhe Gjirokastra ka filluar t’ia ndjejë lezetin.

Tani, të dashurit e mi, kemi hyre në fazën e dytë, me programin e Bankës Botërore që po realizohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, në hapësirat publike të Qafës së Pazarit.

Qafa e Pazarit, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, është e ndarë në 10 blloqe.
Ky projekt i rrjetit të kalldrëmeve fillon nga sheshi “Çerçiz Topulli“ – Qafa e Pazarit, rruga deri në kryqëzimin e rrugës së Kalasë me Odeonin, rruga e Zejtarëve, Zigait dhe rruga e ish- Poliklinikës në hyrje.

Pjesa e kalldrëmit nga Sheshi “Çerçiz Topulli“ – Qafa e Pazarit, është një mozaik dekorativ me gurë të bardhë në qendër e të zinj në pjesët anësore.

Të gjithë e dimë që ky kalldrëm i stilizuar është vendosur rreth viteve ’70, pas një ndërhyrjeje restauruese në qafën e Pazarit. Por që atëhere s’është vënë më dorë në mirëmbajtjen e kalldrëmeve.
Ai kalldrëm e di sa ka vuajtur nga makinat me tangërllëk e nga autobuzët që merojnë këmbësorët??‍♀️

Kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme dhe ne nuk mund të mos e merrnim këtë pergjegjësi! E kemi nisur këtë punë 3 vjet më parë e do e mbyllim të plotë e me cilësi!

Që të jem më e saktë:
Punimet e kësaj faze po zhvillohen në disa segmente kryesore dhe konsistojnë në: – Përfundimin e rrjetit sekondar të kanaleve të ujrave të zeza dhe në përfundimin e rrjetit kryesor; – Punime me rrjetin e kanaleve të ujrave të bardha; – Sistemimin e trasesë dhe shtrimin me çakull natyror; – Vendosjen e pusetave dhe lidhjen me njësitë; – Shtrirjen e rrjeteve inxhinierike nëntokësore në trotuare; – Pastrimin e territorit; – Restaurime të nevojshme gjatë kryerjes së punimeve.

Sa për KALLDRËMIN që e kemi të gjithë merak:
Proçesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja. Më pas është kryer çmontimi i tij manualisht dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku janë çmontuar.
Pas përfundimit të punimeve të infrastrukturës do të rivendosen shtresat e kalldrëmit, si dhe shtresat sipërfaqësore të gurëve duke u bazuar në dokumentacionet e hartuara më parë, për të respektuar konfiguracionin e viteve 70’.

Punimet po kryhen nga e njëjta firmë zbatuese që realizoi edhe restaurimin e objekteve në Qafë të Pazarit me shumë cilësi, t’i japim hakun që meriton! Edhe ju vetë ma keni thënë.
Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, të gjitha sa thashë më lart, janë projekte të studiuara dhe më pas të miratuara në detaje nga UNESCO, dhe mbikëqyren pa dyshim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës, sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Prandaj të durojmë pak muaj sa të mbarojnë punimet dhe e di që tani, se do ta harrojmë këtë periudhë të vështirë e do t’i gëzohemi lëkurës së gurtë tradicionale të Gjirokastrës ashtu siç e kemi njohur gjithmonë, por të bërë nuse Sa për dashakeqët që helmojnë, atyre ua kuptoj hallin, po s’ua zgjidhim dot Gjirokastra do bëhet gur-gur? dhe me shumë dashuri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture mirela kumbaro pazari i gjirokastres shkulja e kallldremit ne gjirokaster mirela kumbaro pazari i gjirokastres shkulja e kallldremit ne gjirokaster

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit