All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Baba i dy fëmijëve, punonjësi i Ujësjellësit të Shkodrës vdiq në pusetë, e ëma me lot në sy: Për bukën e gojës, po

24 Shtator 2019, 19:22 Nga DOSJA
Baba i dy fëmijëve, punonjësi i Ujësjellësit të
All - Paragraf - 1

TIRANË- Fiks Fare solli këtë mbrëmje historinë e dhimbshme të një 33 vjeçari nga Shkodra i cili humbi jetën në punë. Pas 16 vitesh punë në Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Kleutos Çeliku, baba i dy djemve dhe fëmijë i vetëm, vdes nga asfiksia brenda një pusete. Ujësjellësi, fsheh dokumentacionin dhe pretendon që maska me bombël dhe aparati për matjen e gazrave nuk është një domosdoshmëri në të tilla raste, ndryshe nga çfarë thotë akti ekspertizës. Sipas aktit, Kleutosi ka humbur jetën nga asfiksia, dhe në procerverbalin e firmosur nga ai nuk rezulton të jetë pajisur as me maske me bombël dhe as me aparat për matjen e nivelit të gazrave.

Puseta ku ai ka hyrë, dhe ku rrezikoi të humbte jetën edhe një koleg i tij, ndodhet në unazën perëndimore të Shkodrës. Puseta është rreth 5 metra e thellë dhe pa shkallë për të zbritur. Në momentin që ka hyrë për të punuar, mos matja e nivelit të gazrave, mungesa e shkallëve dhe e maskës ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij.

Pensioni i caktuar nga shteti për fëmijët, është rreth 12 mijë lekë të reja. Me të cilat ushqehet nusja, fëmijët dhe dy prindërit e Kleutosit. Bashkia Shkodër, e cila ka në varësi UKSH-së i ka hequr së fundmi edhe ndihmën ekonomike. Ndihmë që e përfitonte nga fondet e bashkisë.

Në shtëpinë e të ndjerit, prej dy vitesh ka pllakosur zija. Nëna dhe babai me lot në sy, tregojnë se si vdiq djali i tyre, dhe se si po mundohet bashkia Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër, të mbulojnë krimin. Me 12 mijë lekë të reja në muaj mbajnë frymën me bukë 5 veta, dhe presin ndihmë nga daja i Kleutosit.

Nëna e tij tregon me lot në sy, se si i biri punoi që në moshën 17 vjeçare pranë UKSH-së për të mbajtur familjen. Ajo shprehet për Fiksin se askush nuk erdhi ta ngushëllonte nga bashkia. “16 vjet në atë punë dhe nuk erdhi asnjë nga drejtuesit të paktën të na jepte kurajo pas vdekjes së tij. Por vetëm po mundohen të mbulojnë krimin dhe të na penalizojnë sa më shumë. Edhe atë pak ndihmë ekonomike na e hoqën” thotë ajo mes lotësh. Babai i Kleutosit thotë që drejtësinë për djalin e vetëm do ta kërkoj deri në Strasburg.

Sipas aktit të Eksperitizës shkaku i vdekjes së 33 vjeçarit ishte – asfiksia. Mungesa e aparatit të gazrave dhe maskës me bombël sollën vdekjen e menjëhershme të tij. Drejtori i UKSH-së Mark Molla shprehet për kamerën e Fiksit që këto dy mjete nuk janë domosdoshmëri.

UKSH sipas aktit të ekspertizes, po mundohet të fsheh ngjarjen duke mos dhënë ekspertëve as rregulloren e brendshme të Institucionit, ku dalin direkt përgjegjësit.

Daja e Kleutosit tregon për Fiksin, pusetën ku humbi jetën nipi. Me duar që i dridhen ai tregon se në atë pusetë nuk ka shkallë për të zbritur dhe kushtet në të cilat punonin nipi i tij, por edhe punonjësit e tjerë janë skandaloze. Ata nuk kanë mjetet e nevojshme të sigurisë në punë. Ai shprehet se pak ditë më parë, në Tiranë humbën jetën nga rënia nga skela dy persona, u arrestuan menjëherë Drejtuesi Teknik dhe Administratori. “Këtu, në një firmë shtetërore humb jetën një djalë 33 vjeç, dhe asnjë nuk është i arrestuar apo i ndaluar. Askush deri tani s’po mban përgjegjësi për vdekjen e tij”- thotë daja, duke mbyllur pusetën ku humbi jetën nipi i tij.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kleutos çeliku ujësjellës kanalizime shkodër vdekja e punetorit kleutos çeliku ujësjellës kanalizime shkodër vdekja e punetorit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet