Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Pushuan në Spanjë/ Në rradhë për një gjermanët testohen për Covid-19, krijohen radhë të gjata në aeroporte
16 Gusht 2020, 13:28Nga DOSJA
GJERMANI– Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar një situatë të vështirë në mbarë botën, pasi masat e kufizimit kanë krijuar një kaos në çdo pikë doganore teksa njerëzit udhëtojnë në vende të ndryshme. Në një kohë që data shënon 16 gusht dhe mijëra njerëz kanë pushuar në shtetet e huaja, tashmë po vrapojnë për t’u kthyer në shtëpi.
Së fundmi edhe në aeroportet gjermane janë krijuar radhë të gjata të turistëve që kthehen nga Spanja, pasi qeveria vendosi testimin e të gjithë atyre që kthehen në vend. Mësohet se disa turistë u detyruan të ndërprisnin pushimet për shkak të karantinës së detyruar 14-ditore të shpallur nga qeveria gjermane.
E njëjta gjë ka ndodhur dy ditë më parë edhe në aeroportet britanike për shkak të kthimit të pushuesve nga Franca.
Kujtojmë se Gjermania vendosi testin e detyrueshëm për të gjithë turistët që kthehen nga vende me rrezikshmëri të lartë në mënyrë që të ndalojë përhapjen e infeksionit. Pra i gjithë territori i Spanjës, përfshirë edhe ishulli turistik i Mallorca, u shpall nga Gjermania të premten rajon me rrezik të lartë për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me korionavirus.
Marc Semmelmann, i cili sapo u kthye nga Ibiza, thotë se masat e autoriteteve për të testuar të gjithë të kthyerit janë të kuptueshme.
“E mirëkuptoj vendimin, jo vetëm për ne, por edhe për familjet tona. Mendoj se është një vendim i drejtë.”- tha Semmelmann.
Qeveria gjermane ka përcaktuar disa vende të Bashkimit Europian si vende që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkak të numrit të lartë të infektimeve dhe rritjes së normës në mbi 50 raste për 100 mijë banorë gjashtë shtatë ditëve të fundit. Infektimet në Spanjë janë shtuar ditët e fundit, pasi vendi ndaloi karantinën e ashpër. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë gjermane i nxiti shumë turistë t’i ndërpresin pushimet për të shmangur karantinën. Një vendim i tillë zemëroi Madridin zyrtar.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve n...
KOSOVË– Kosova po përballet me një situatë të vështirë të pandemisë së koronavirusit, ku ditë pas dite po shënon një shifër të lartë të të sëmurëve dhe vik...
ITALI– Një avion luftarak rus Su-27, ka përgjuar një aeroplan patrullimi të marinës italiane. Ky njoftim vjen direkt nga Ministria e Mbrojtjes Ruse dhe agjensia...
BRITANI E MADHE- Mes situatës së vështirë të pandemisë Covid-19, kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë me dije pak javë më parë se shkollat duket të rihap...
GJERMANI– Pedofili gjerman dhe i dyshuari kryesor për zhdukjen e Madeleine McCann është burgosur sepse kishte abuzuar seksualisht me vajzën 5-vjeçare të ...
RUSI- Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë regjistruar 4,696 raste të reja dhe numri në tota...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,531,282 të infektuar dhe janë ...
LONDËR- Një ngjarje tmerrshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 21 maj në Harrow të Londrës, por pamjet e ngjarjes janë publikuar ditën e djeshme n...