LIVE UPDATES
Insights

 Që padrejtësia të mos marrë para gjithkënd!

6 Korrik 2021, 11:17 Nga DOSJA
 Që padrejtësia të mos marrë para gjithkënd!

( Një mesazh për ambasadoren amerikane në Tiranë , Juri Kim )

Mesazhet e forta paralajmëruese të lëshuara kohët e fundit nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbi luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, paralajmërimin e trafikantëve, mesazhet drejtuar popullit para zgjedhjeve, “ Mos votoni kriminelat … “, mesazhet për Reformën në drejtësi : – “  Mos u shtirni më “, … ,  japin tek populli mesazhin e një impenjimi të madh për të kontribuar në ndërtimin e një shteti ligjor demokratik. Mesazhet e mësipërme, referuar kujt i drejtohen, por edhe duke qenë se lufta ndaj korrupsionit nga SHBA, ka nisur fillimisht me eksponentë të lartë të opozitës dhe pushtetarët , lejnë vend për të menduar , sikur  po mbështetet pushteti i tanishëm i cili na ka tejlodhur . Kjo mbase, sepse shqiptarët i kanë parë SHBA gjithmonë si shteti që kontribuon me më shumë forcë për demokracin në Shqipëri, kësisoj edhe kur ajo demokracia rrezikohet, si tashmë,ose sepse i ka lodhur shumë kjo qeverisje, duke cënuar fort demokracinë në Shqipëri. E ndërsa ambasadorja Kim po impenjohet, shteti ynë po bën sehir, a thua se ndërtimi i shtetit ligjor i përket ambasadorëve të huaj në Tiranë . Realisht, ndërtimi i shtetit ligjor  demokatratik – shteti i së drejtës, është detyrë e pushtetit. Në fakt një qeverisje  e ardhur me blerje votash , s’mund të jetë demokratike, s’mund të shfaq aspak tolerancë edhe sikur të dojë, as nuk mund të dojë e përkrah reformë në drejtësi. Kështu që do ti duhet të shtyp me cdo kusht ata që ngrenë krye ndaj keqqeverisjes. Por, përpos kontributit themelor që duhet të japin institucionet shtetërore, ndërtimi i shtetit të së drejtës, kërkon edhe angazhimin qytetar i cili për hir të së vërtetës është shumë i ulët – produkt i regjimit diktatorial aktual gjithnjë e në rritje. Në sensin e kontributit si qytetarë, ne duhet ti themi e rithemi fenomenet e rënda e të  shëmtuara – që për fat të keq kundra tyre, asnjëherë nuk patëm një rreshtim të të gjithëve. Kjo, në mënyrë që ambasadorët  e huaj në Tiranë , në veçanti ajo e Amerikës me angazhimet e veçanta për një shtet të tillë, të dëgjojnë edhe opinionet e popullit që haset çdo ditë e më shumë me mungesën e shtetit ligjor. Në të kundërt  “ Ata “ do të mbeten vetëm me opinionet e politikanëve , të pushtetarëve , me atë çka shikojnë në reklamat që bëjnë qeveritarët për arritje ku mbulohen mosarritjet. Por përtej këtyre , përtej asaj që arrijnë të kuptojnë vetë , është e nevojshme , sipas meje , të kuptojnë edhe nga populli. Realiteti në Shqipëri, për fat të keq , është krejt ndryshe nga sa reklamohet nga pushtetarët. Ç’mund të pritet nga një pushtet që rrjedh dhe mbahet në të gjitha nivelet me kërcënime, shantazhe, pislliqet, droga ,trafiqet, banditizmi ? Këto që po na shohin sytë, e po na mbysin përditë e më shumë ! Vrasjet që po ndodhin njëra pas tjetrës, largimi i detyruar i shqiptarëve jashtë vendit – gjithnjë e në rritje, … , e deri tek abuzimet me të miturat duke i shantazhuar edhe në mjediset e shkollës, droga edhe në shkolla ( vendi i formimit të brezit të ri ) , janë dëshmi e qartë e mos funksionimit të shtetit, por edhe të paaftësisë së drejtuesve apo përzgjedhjes së atyre që dijnë ti bëjnë e mbulojnë korrupsionin dhe marrëzitë. Ata që vriten dhe vrasin më së shumti janë viktima të padrejtësive , të një drejtësie të munguar. Kriminelat e vërtetë janë urdhëruesit e mbipushtetshëm, të kollarisur, parelinjtë që as vetë “nuk u kujtohet “ si i kanë fituar ato para. Ata kanë depërtuar në vendimmarrjet në pushtet dhe nëpermjet pushtetit edhe në drejtësi, rrjedhimisht. Nëse do të lidh puna në mënyrë të drejtëpërdrejtë me drejtësinë, apo të kërkosh të drejtën tënde në rrugë institucionale , do ta kuptosh këtë. Në këtë vend, të fortët, ata që kanë para, kriminelet fitojnë edhe kur s’kanë të drejtë. Ndërsa për të fituar të drejtën një njëri i drejtë, një nevojtar as që bëhet fjalë, se çfarë të jap –  shpirtin ! Mjafton të vëzhgosh një ditë në ambjentet (korridorret ) e ministrive, apo tek gjykatat – në veçanti ato që shqyrtojnë çështje penale ( kategorinë e njërëzve që presin ) do të bindesh për këtë. Këto vite shqiptarët janë “ masakruar “ në një mënyrë apo tjetrën nga kjo qeverisje dhe levat e saj. Shumica e kanë duruar dhe pranuar këtë “masakrim” duke bashkjetuar me të ( dikush nga joshjet materiale, dikush nga kërcënimet ). Për ata që nuk e kanë duruar dhe kanë reaguar, “masakra” ka qenë publike, çnjërzore.  E ndërsa po flitet për luftë kundër korrupsionit, krimit të organizua , të drejtat e njëriut po shkelem pa u menduar dy here . Një prej tyre ,”liria e shprehjes” është dhunuar si asnjëherë dhe ky është një alarm . Nëse kritikon drejtorin, shefin, ngre problematika duke parashtuar edhe zgjidhje –  akuzohesh se “prish unitetin në kolektiv” dhe duhesh flakur në rrugë. Nëse kritikon kryeministrin, ministrin, për keqqeverisje – ” je prishës i unitetit kombëtar” dhe përndiqesh familjarisht duke i tejlodhur familjarët. Jo si në një shtet demokratik që duhet të jetë por, si në një shtet mafjozash në çdo hap ndjen trysni. Poor, nëse hesht, i lëpihesh drejtorit, shefit,…, – ” kontribuon në forcimin e unitetit “, edhe pse mund  jesh i korruptuar , matrapas, maskara , horr apo manjak i kollarisur ose jo. Një problem të ngresh që nuk është shqetësim vetëm personal por i shoqerisë, i arsimit , apo …, madje dhe  ” një kërkesë për informim të bësh ” – gjë që ta lejon ligji, pushteti të sul ata që i binden , sepse e ndiejnë frikën e daljes së dallavereve dhe korrupsionit që kanë bërë këto vite. Ankohu ku të duash për padrejtesitë por, e drejta zhytet thellë e më thellë dhe padrejtësitë shtohen njëra pas tjetrës. Ndaj këtu është e vështirë, gati e pamundur të gjesh drejtësi ; ndaj është e vështirë këtu të bëhet reforma në drejtësi, sepse forca e pushtetit dhe politikës e ka mbërthyer drejtësinë dhe duan apo s’duan në çdo vendim do i binden diktatit të pushtetit. Në vendin tonë mbizotron forca e opinionit, jo provat dhe faktet. Shpesh dëgjojmë në media të thuhet , madje e themi edhe sejcili vetë , që reforma në drejtësi është e veshtirë. Por, kur themi kështu ne lejmë hije dyshime edhe per vetingun që është bere për  një pjesë të gjyqësorit . Dyshime , “mos vallë ky pushtet ka ndikuar edhe këtu në selektime ! “. Në fakt kur flitet për “Reformë në Drejtësi, “theksi vihet tek gjyqtarë e prokurorë, ndoshta ngaqë ata janë vendimmarrësit. Por pjesë e sistemit janë edhe OPGJ – të që kryejnë hetimet ( shpesh edhe të papërgjegjshme ose sipas interesit  apo indicjes që marrin) dhe avokatët, ndaj edhe kjo kategori, mendoj unë, se duhet ti nënshtrohet vetingut. “Ura lidhëse”  mes klientit  dhe prokurorit apo gjykatesit është avokati –  në sensin e sqarimit të drejtimit  të çështjes nga ana ligjore, interpretimet që i japin ata dhe kundështitë e palës përfaqësuese, por edhe për faktin se ka prokurorë që nuk pranojnë të takojnë palën por vetëm avokatin. Për fat të keq, ka nga ata avokat që e keqpërdorin këtë “lidhje ” në dëm te klientit të tyre, edhe kur situata është pro klientit që kanë pranuar ta mbrojnë, duke shkelur etikën profesionale dhe morale . Këto ndodhin sepse është faji i sistemit (!) apo i disa personave që i praktikojnë (!) , vetëm një reformë serioze në drejtësi i jep zgjidhje kësaj dileme.

 Përpos, unë mendoj që vettingu duhet të prek edhe pushtetarët e të gjitha niveleve, jo vetëm kryeministra, ministra, politikanë, siç thuhet ndryshe  – “ Peshqit e mëdhenj “, por edhe peshqit e vegjël “ të gjithë  që kanë abuzuar me taksapaguesit shqiptarë dhe që janë pasuruar me krime  të natyrave të ndryshme. Kjo duhet të përfshijë  drejtorë, shefa , deri tek drejtues shkollash që për pak kohë, pasi marrin detyrën, reklamojnë jetën  e tyre që po ndryshon thellë , e me çfarë me një rrogë drejtori  (!) apo zv.drejtori (!) ; apo ata që favorizojnë shitjen e drogës apo abuzimet me nxënësit në institucione . Po ashtu edhe për ata persona te thjeshtë me dyshime mbi sigurimin e pasurisë. 

Prandaj, unë mendoj që, lufta  ndaj korrupsionit duhet të nis me korrupsionin dhe krimin shtetëror aktual për të parandaluar vrudhin që kanë marrë pushtetarët dhe të pushtetshmit gjithandej. Në këtë mënyrë do të marrë udhë serioze edhe reforma në drejtësi. Në këtë mënyrë populli do të fillojë të marrë frymë lirisht – do të mundet të flas . Një popull me një qeverisje diktatoriale nuk mund të quhet se është i lirë. Mandati i tretë i kësaj qeverisje nuk pritet të sjell ndryshime, përkundrazi ai sapo ka nisur me vrasjet në mes të ditës, me hakmarrje të forta ndaj kundështarëve. Mjafton të jesh pak i vëmendshëm në rrugë, në punë, në një kafene, në pallat, në banesën tënde, … , dhe kupton se veglat e pushtetit ( të shiturit, të padinjitetët, të përlyerit, fuksat ) janë lëshuar si qenër të tërbuar…, jo vetëm për presion, shantazh, por për të përhapur opinione negative, me qëllim për të mbjedhur kudo urrjejtje për kritikët e pushtetit, duke menduar që forca e opinionit është më “vrasëse” se faktet. Problematikët promovohen nga pushteti, si njërëz  të nderuar, ndërsa njërëzit që guxojnë të flasin me çdo kusht duan ti etiketojnë në opinion si problematik.

Në të tilla kushte ose shteti nuk është i aftë të mbrojë qytetarët e vet, ose nuk i interesojnë qytetarët, vetëm pasurimi maksimal i tyre. Prandaj të rinjtë shqiptarë e kanë mendjen të ikin jashtë vendit. Dhe jo vetëm të rinjtë, por edhe ne prindërit e tyre po të mundeshim do të emigronim.  Mua personalisht, as në  97- ën  – i cilësuar si viti më i tmerrshëm , nuk më ka shkuar ndërmend të largohem jashtë shtetit , këto vite po . A ka krim më të rëndë se sa ti kërcënosh familjarisht  , shantazhosh, provokosh pambarimish, ti akuzosh pa baza – sa për ti hedhur në rrugë ( dhe hajde gjeje të drejtën e akuzës !!) ; ti përndjekësh deri dhe në banesë – duke i cënuar thellësisht lirinë, jetën private. atyre qytetarëve që guxojnë të flasin ?!! Thënë ndryshe –  Mos i lesh të jetojnë,  ti “vrasësh” moralisht . Ja kjo është demokracia në Shqipëri ! Ja ky është pushteti  “ tre mandatësh “ !  Ndaj si qytetare që kam guxuar të kontribuoj në luftën kundër korrupsionit në arsim ; që kam ngritur zërin fort ndaj abuzimeve dhe kontribuar për një arsim cilësor por, jo vetëm dhe kam provuar forcën shtypëse ( barbare ) të këtij pushteti , do të dëshiroja që nëpërmjet këtyre problematikave të ngritura, t’ia përcjell edhe një mesazh ambasadores  amerikane në Tiranë , Juri Kim, duke i kërkuar ndjesë pasi jam një qytetareje e thjeshtë:

–  “ Ky pushtet  shtyp barbarisht fjalën e lirë. (kuptohet pse) ; po përdor teknikën “e kurbanëve ” ndaj kritikëve  për të mbyllur gojën popullatës. “Ndaj mendoj që, është imediate, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar , të nis fillimisht me korrupsionin dhe krimin shtetëror aktual, shumëdimensional “ .

Kjo në mënyrë që, korrupsioni dhe sjelljet banditeske, krimi, kërcënimet shumdimensionale, në ketë vend të fillojnë të minimizohen; që drejtësia të mos ndikohet nga pushteti dhe politika; që padrejtësia të mos marrë para gjithkënd ; që administrata dhe jo vetëm, të mos mos merret peng nga të korruptuarit, horrat , banditët , sekserët ; që shteti të respektoj të drejtat e shqiptarëe, të përcaktuara në “ Kushtetutën e Republikës e Republikës së Shqipërisë “ por edhe  në “Konventën Europiane për të Drejtat e Njëriut”.  Më vjen keq që flas kështu për vendin tim ( vendi i shqiptarëve por dhe i imi ), por heshtja nuk është virtyti im. Kjo edhe si detyrim qytetar dhe moral në vecanti ndaj atyre familjarëve që përndiqen prej meje sepse guxoj të flas kaq hapur prej vitesh. Përpos, dua të kujtoj se kush e provon mbi supe e kupton se si funksionon ky pushtet diktatorial , drejtësia, etj në këtë vend. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog fitnete gruda fitnete gruda

Sondazh

Poll
Insights 28 Qershor 2021, 08:48

Rrathët e çmendinës

Tregojne se dikur pas mbarimit të Luftës së Dytë, Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enve...

Insights 26 Qershor 2021, 14:04

Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...

Insights 24 Qershor 2021, 07:45

Gjyqtarë të frikësuar ose të paaftë!

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese paskan vendosur për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias për dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Që të kuptohemi...

Insights 20 Qershor 2021, 15:12

Media si indikator i racizmit

Vrasja e 20 vjeçares Coroline Croche nga burri i saj pilot Babais Anagnostopulos para nje muaji ne Athine, nxorri edhe nje here ne skene, çeshtjen e racizmit ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë