LIVE UPDATES
Politike

Opozita e re ikën nga takimi me Ruçin, Murrizi pret përgjigje nga Rama: Duam mbledhje me të. Maliqi bën ‘premtimin’: 20

10 Qershor 2020, 06:33 Nga DOSJA
Opozita e re ikën nga takimi me Ruçin, Murrizi pret përgjigje

TIRANË– Opozita e re ka takuar ditën e sotme kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi, për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe kërkesat që ata kanë. Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, bëri me dije se opozita e re ka braktisur konferencën e kryetarëve, për t’i treguar që askush nuk mund të tallet me votën e tyre.

Murrizi përsëriti sërish qëndrimet e opozitës së re duke theksuar se deputetët nuk do ta votojnë Kodit të Ri Zgjedhor, duke e konsideruar arnim.

“Pas takimit me Rucin, kemi kërkuar takim me zotin Rama. Në zbatim të kërkesës tonë tre kryetarët e grupeve parlamentare braktisën konferencën e kryetarëve, për t’i treguar që askush nuk mund të tallet me votën tonë dhe me mandtion e deputetit. Po e presim në respekt që ai të na kthej përgjigje. Problemi kryesor sot është reforma zgjedhore, jo arnimet e kodit, dhe jo për të lënë në fuqi marrëveshjen e pistë të 21 prillit. Grupi parlamentar që përfaqësoj, nuk do ta vonoj arnimin në kodin zgjedhor, nëse nuk plotësohen listat e hapura, vota e emigrantëve, dhe adminsitrata zgjedhore“, tha Murrizi.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe deputetët Edmond Stojku dhe Nimet Musai, të cilët u shprehën se votat e tyre dhe deputetëve të opozitës së re do të jenë kundër. Ndër të tjera ata theksuan se nuk do të vijojnë mbledhjen, nëse kryeministri Rama nuk jep dakordësinë për takimin e kërkuar.

“Nuk kemi bojkotuar konferencën, por me Murrizin dhe Stojkun, po presim kryeministrin e vendit. Kryetarët e grupee nuk do ta votojnë vendimin e këtij këshilli, 31 deputetë që na përfaqsojnë, nuk do ta votojnë këtë produkt”, tha Nimet Musai.

Ndërsa Stojku u shpreh: Jemi 39 deputetë që jemi kundër ndryshimit të kodit zgjedhor. Kërkojmë takim me kryeministrin Rama, duke pritur që ai të japë dakordësinë për takimin tonë. Morëm vendim të mos vazhdojmë mbledhjet në komisionet parlamentare.

Ndryshe nga parafolësit është shprehur deputeti Lefter Maliqi, i cili e ka shprehur votën e tij për Kodin e Ri Zgjedhor, pavarësisht se kërkon lista të hapura. Ai gjithashtu ‘premtoi’ se Rama i ka 20 deputetë të opozitës së re për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

‘‘Ambasadorja të shikojë prapaskenat e këtij njeriu sepse mbi 20 deputetë të opzitës së re i ka pasur dhe i ka në rresht. Rama nuk do as listë me sistem të hapur as sitem që atë e kthen në minorancë në zgjedhjet e ardhshme. Unë jam për lista të hapura, mazhoritar dhe në qoftë se Rama do lista të hapura le ta votojë. Unë do votoj sepse votoj marrëveshjen e kryer nga të gjitha palët, të firmosur nga zonja Hajdari, Gjiknuri e me rradhë. Jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në varfëri, populli është në mjerim, populli është i nënshtruar, në panik, në krim, në korrupsion. I ka ikur koha aktrimit këtij”, u shpreh Maliqi.

Lidhur me takimin e sotëm, reagoi edhe kryeparlamentari Ruçi u shpreh se do të respektohej vendimi i të gjitha grupeve parlamentare.

“Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Takimi i sotëm vjen disa ditë pasi kryetarët e grupeve parlamentare opozitare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ruçi. Ata kërkuan që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë për kushtetet e tyre për “Zgjedhoren”, depolitizimin e administratës zgjedhore, votën e emigrantëve dhe listat e hapura. Ditën e djeshme kreu i Grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi zhvilloi një takim me partitë e vogla. Pas takimit ai përsëriti vendimin e opozitës së re për të mos votuar reformën zgjedhore. Ndër të tjera deputeti paralajmëroi edhe një qëndrim radikal, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

J.V/G.Sh./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrzi ruçi takim me opozitën parlamentare myslim murrzi ruçi takim me opozitën parlamentare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet