LIVE UPDATES
Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, pikat kryesore që pritet të diskutohen

17 Korrik 2021, 08:06 Nga DOSJA
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, pikat kryesore që pritet

BRUKSEL- Takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Kurti e Vuçiq, u takuan më 15 qershor në Bruksel, po nuk arritën ndonjë përparim. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, sërish kërkoi që “Kosova të përmbushë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa kryeministri Kurti thotë, se Kosova “nuk mund të lejojë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës” dhe në vend të asociacionit propozoi krijimin e Këshillit Kombëtar për serbët e Kosovës, ngjashëm siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Në takimin e fundit të 15 qershorit, kryeministri Kurti bëri katër propozime, përfshirë atë që, “Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”.

Kurti kundër asociacionit mbi bazë etnike

Pala serbe refuzoi propozimet e kryeministrit Kurti, ndërsa, presidenti serb Vuçiq tha se “Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që i kanë nënshkruar vetë, pra nuk duan fare të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. Për këtë, sipas presidentit Vuçiq, Serbia do të vazhdojë të insistojë, por Prishtina zyrtare e hedh poshtë në mënyrë kategorike.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, pati thënë kryeministri Kurti.

BE mendon ndryshe

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e sheh ndryshe asociacionin. Ai ka thënë se “marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është ligj për Kosovën”, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se është shkelur Kushtetuta në 23 pika të saj”.

“Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2013 është diçka që është nënshkruar dhe ratifikuar nga shumica kushtetuese e Parlamentit, pra është një ligj i Kosovës”, tha Szunyong gjatë një debati me shoqerinë civile “kallxo pernime”.

“Ekziston një obligim i përgjithshëm për krijimin e këtij Asociacioni sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2013. Ka qenë një marrëveshje pasuese në vitin 2015 e që ka specifikuar disa nga parimet në bazë të të cilave duhet të themelohet ky Asociacion dhe pikërisht kjo është vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo asnjëherë nuk ka thënë që Asociacioni nuk duhet bërë, por ka thënë që disa nga parimet me gjasë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës’, tha shefi i zyrës së BE-së.

Para takimit të 19 korrikut ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit u takuan për tri ditë në Bruksel me të dërguarin e BE-së në dialog Mirosllav Lajqak. Sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që udhëheq delegacionin kosovar në bisedime, pala kosovare ka paraqitur sipas tij, vërejtjet rreth kërkesës së palës serbe për asociacionin.

Mungesë kredibiliteti moral

“Pala kosovare te pjesa e asociacionit, fillimisht ka konstatuar mungesën e kredibilitetit moral nga ana e Serbisë për të kërkuar çfarëdo implementimi nga pala kosovare, për aq kohë sa ata vetë nuk kanë implementuar asnjë marrëveshje tek e cila nuk kanë parë përfitim për Serbinë”, shkroi Bislimi në një postim të gjatë në facebook. Me tej ai tha se Serbia po vazhdon të fuqizojë strukturat paralele në Kosovë.

“Pala kosovare i ka radhitur të gjitha strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë si në politikë, siguri, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe financa, dhe ka vërtetuar që me kohë Serbia jo që ka punuar në shuarjen e tyre, por i ka fuqizuar të at, përfshirë vendimet për emërime të nënshkruara nga individë kyç si presidenti, kryeministri apo kryetari i parlamentit serb, dhe problemet me transferin ilegal të parave për financim të tyre”, shkroi Bislimi.

Sidoqoftë, edhe në takimin e radhës Kurti-Vuciq, që do të mbahet më 19 korrik në Bruksel, pala serbe ka paralajmëruar sërish që do të kërkojë nga Prishtina zyrtare themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është parashikuar në marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë me shumicën e popullsisë serbë, që janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi ne bruksel albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi ne bruksel

Sondazh

Poll
Bota 17 Korrik 2021, 05:43

Ishujt Maldive të etur për turistë

Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë ishuj që rrethohen nga ujërat kristalorë, varet nga turizmi. Por, pandemia përgjysmoi të hyrat nga viz...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet