LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeni fut në sherr vëllezërit në Tiranë, njëri qëllon me gurë tjetrin, ndërhyn gruaja

31 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Qeni fut në sherr vëllezërit në Tiranë, njëri

TIRANË– Dy vëllezër në Tiranë nuk i kanë aspak marrëdhëniet të mira dhe shkaktar është qeni i njërit prej tyre. Por veç kësaj, më i vogli që dyshon se qeni është i rrezikshëm, është nxehur me më të madhin edhe për një arsye sepse ai në një nga rastet përmendi se do ta zgjidhte çështjen me polici. Por kur oficerët morën në pyetje të gjithë anëtarët e familjes në fjalë që insiston se nuk ka dijeni për arsyet e sherrit, u habitën disi që njëri nga anëtarët jo vetëm kishte bezdi qenin që lehte dhe ishte i rrezikshëm, por edhe policinë. Megjithatë policia i tha gazetës Si se vëllai kundërshtoi pretendimin se kishte qëlluar me gurë më të madhin, mbasi sipas tij në ato çaste ai nuk ndodhej në lagje, por në një kantier ndërtimi ku punon si punëtor krahu.

Por të dhënat e fqinjëve të administruara nga policia e Kamzës tregojnë se vëllai në një nga çastet e irritimit i kishte kërkuar llogari tjetrit thanë burime shumë të sigurta të gazetës Si duke e pyetur “përse e njoftove policinë në telefon”. Në fakt ajo që rezulton të ketë ndodhur nga burimet policore është mbajtja mëri midis dy vëllezërve, mbasi njëri prej tyre nuk e dëgjonte kur ai i kërkonte ta hiqte kafshën shtëpiake mbasi ishte i rrezikshëm. Dhe kur më i madhi ka paralajmëruar se do njoftonte policinë, kjo e ka mbushur kupën.

Procedimi i mbajtur shënim nga një oficer policie pranë komisariatit numër 5 i referohet denoncimit të shtetasit T.L. i moshës 54 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Edhe ai është me profesion punëtor dhe sulmi nga i vëllai i ndodhi teksa po udhëtonte së bashku me familjen për të shkuar një vizitë tek të afërmit.

Një burim i Gazetës Si pranë policisë tregoi se vëllai tjetër e thirri 57-vjeçarin dhe kur ju afrua e qëlloi së pari me grushte në kokë. Ai është hutuar dhe i paqartë se me çfarë ishte goditur, pa që ndërkohë i shpërtheu gjaku në fytyrë.

“Aty ishte bashkëshortja, vëllai qëlloi dhe iku me vrap për të hyrë në shtëpinë e tij. Më mori gruaja dhe përkrahu më futi në banesë dhe ndërkohë njoftoi policinë dhe ambulancën që më morën dhe më dërguan për ndihmë mjekësore”, shprehet sipas policisë i dëmtuari që me një qese ilaçesh në dorë është kthyer në shtëpi. Kur policia i mbërriti për ta marrë në pyetje ku dhe ka kërkuar të informohet se për çfarë shkaqesh përplaseshin dy vëllezërit, ai ka ngritur supet. “Nuk e di, nuk e di përse më qëlloi”, thekson i dëmtuari sipas burimeve të Gazetës Si.

Gruaja e tij i rrëfen se kunati ia qëlloi burrin me gurë në kokë. U futa për t’i ndarë, ndërkohë që ai denonconte dhe shante me fjalë të pista. Nuk kam asnjë dijeni dhe as arsye, nuk kemi pasur konflikte, kemi fërkime për qenin por nuk ka mundësi të ndodhë për një qen”, mbyll gruaja e denoncuesit.

Mbas marrjes së dy dëshmive, policia i tregon gazetës Si se ka shoqëruar vëllain sulmues, një 49-vjeçar nga Kukësi, banues në Tiranë edhe ai dhe njëkohësisht edhe fqinj i të vëllait. Por ai ka mohuar çdo gjë. Sipas tij nervozizmi I erdhi ngaqë tjetri njoftoi policinë dhe e kishte paralajmëruar se çdo gjë do ta zgjidhte përmes policëve.

Nuk është e vërtetë që e kam goditur vëllain me gurë apo çdo gjë tjetër. Kam qenë në punë mbasi punoj në ndërtim”. Ai shpjegon rrethana të paqartë duke i drejtuar policët në një version tjetër, mbasi sipas më të voglit rrahja me gurë nuk është e vërtetë. Por qeni dhe policia janë dy arsye se përse ai është mërzitur me vëllain e madh.

Qeni i vëllait sulmoi dhe kafshoi një fëmijë, dhe kam frikë se një ditë do copëtojë edhe fëmijët e mi. Për këtë jemi grindur dhe i kam kërkuar ta heqë, më ka thënë se këtë gjë do ta zgjidhim me polici. Kur ishte dëmtuar menjëherë i hipa makinës dhe shkova në spital dhe aty mora dijeni se çfarë kishte ndodhur. Qeni është problem, policia nuk ka arsye pse të njoftohej. Më telefonoi i plotfuqishmi i zonës, kërkoi të paraqitesha në komisariat dhe jam i mërzitur se përse njoftoi policinë. Por qeni është problem i pazgjidhur mund të hajë edhe fëmijët e tjerë”. Policia shton për Gazetën Si se qëndrimi mohues i 49-vjeçarit që kundërshton ta ketë sulmuar me gurë apo sende të tjera familjarin e tij nuk është bindës. Për këtë sipas burimeve të Gazetës Si pranë komisariatit lokal numër 5, pavarësisht alibisë se ai ishte në punë atë ditë, është kërkuar edhe listë-prezenca pranë kompanisë së ndërtimit dhe derisa të kthehen përgjigjet, 49-vjeçari do të referohet për dhunë në familje.

Marrë nga GazetaSi 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet sociale sherr mes vellezerve ne tirane tirane sherr mes vellezerve ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen