LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria dështon me investimet publike, por nuk kursehet me pagat dhe shpenzimet operative

22 Nëntor 2019, 08:04 Nga DOSJA
Qeveria dështon me investimet publike, por nuk kursehet me pagat dhe

TIRANË- Qeveria shqiptare gjithnjë e më pak po u kthen qytetarëve si investime në rrugë, shkolla, ujësjellës, qendra shëndetësore etj nga taksat që paguajnë në buxhetin e shtetit. Teksa të ardhurat buxhetorë nga viti në vit pësojnë rritje, zëri i investime vjen në ulje.

Përgjatë 10 mujorit të këtij viti qeveria planifikoi të investonte 53.8 miliardë lekë, por përdori vetëm 47 miliardë lekë ose 6.8 miliardë lekë (55 milionë euro) më pak, sipas statistikave fiskale pwr 10 mujorin. Realizimi i planit të shpenzimeve kapitale për 10 mujorin ishte vetëm 87.3%, ndërkohë që zëri i shpenzimeve korente realizohet gati 100%.

Gjatë 10 -mujorit 2019, fondet e alokuara nga buxheti i shtetit për investime ishin 6 për qind më të ulëta se një vit më parë. Në krahun e shpenzimeve, investimet kapitale ishin zëri me përformancën me te keqe. Llogaritë e qeverise tregojnë se, dy muaj nga mbyllja e vitit është shpenzuar vetëm 53.8 për qind të programit vjetor të investimeve publike ose gjysma e parashikimit. Tentativa për të konsumuar pjesën e mbetur të fondeve ne muajt e mbetur vë në diskutim eficiencën e tyre.

Zëri i investimeve publike bashke me rrogat dhe pensionet vlerësohen si përfitime direkte që qytetarët marrin nga taksat që paguajnë. Pjesa tjetër e shpenzimeve shkon për të mbajtur në këmbë aparatin shtetëror, pagesat e borxhit. Por qeveria dhe institucionet e saj që në vend që të administrojnë me përgjegjësi taksat, po i shpërndajnë ato në koncesione dhe zëra pa rendiment në mirëqenien e përgjithshme.

Për shembull shpenzimet korrente të cilat janë zëri më i madh buxhetor që mbulon kryesisht pagesat për borxhin publik, pagat e personelit dhe shpenzime operative pati një përformancë të mirë realizimi për periudhën në fjalë me 99.2 për qind të planifikimit.

Tek shpenzimet korente shihet se pagesat për pagat e administratës publike u realizuan mbi 98 për qind, por fondet për arsimin e lartë që u morën nga tarifat e studentëve u realizuan vetëm 61% për periudhën 10 mujore.

Gjithashtu edhe nënzëri tjetër i shpenzimeve korrente, “Operative dhe Mirëmbajtje shënoi një realizim të kënaqshëm me gati 98 për qind e planit të 10 mujorit, ose 36 miliardë lekë të shpenzuara nga 36,9 që ishte plani i periudhës.

Pas investimeve kapitale qeveria ka kursyer tek rritja e pensioneve. Të dhënat tregojnë se janë kursyer gjatë 10 mujorit 843 milionë lekë të planifikuara për indeksimin e pensioneve këtë vit. Gjatë 10 mujorit janë kursyer edhe 869 milionë lekë për kompensimin e pronarëve. Tejkalim të shpenzimeve publike pati në fondet për pushtetit vendor, të cilat për shkak të zgjedhjeve lokale të këtij viti, u tejkaluan me 1.8 % më shumë se plani i 10 mujorit.

Siç argumentuan ekspertet nga Ministria e Financave, investimet publike janë rubineti që rregullon mangësitë në grumbullimin e të ardhurave. Kur qeveria nuk mund të realizoje planin e arkëtimeve e ve gërshërën kryesisht në investimet publike, dhe fondet për shtresat sociale në nevojë se ndihma sociale, dhe kompensimet për ish të përndjekurit dhe ish pronarët.

Në fund të 10 mujorit 2019 Ministria e Financave raporton se ka arkëtuar 7.8 miliardë lekë ose 63 milionë euro më pak se plani. Siç shihet gati 80 për qind e mosrealizimit është akomoduar duke shkurtuar shpenzimet kapitale.

Mirëpo heqja dorë nga angazhimi për të përmbushur synimet për investimet kapitale, përveç se do të krijojë një efekt negativ në rritjen ekonomike të vendit, bëhet shkak për deformime fiskale në periudhat e mëvonshme. Për shkak se entet publike buxhetore planifikojnë dhe kontraktojnë punime me buxhetin e fillmvitit.  Ndaj çdo shkurtim i buxhetin në zërin e investime gjeneron automatikisht detyrime të prapambetura.

Si rezultat i kësaj situate Ministria e infrastrukturës ka raportuar se detyrimet e prapambetura kanë arritur në 3.6 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit të parë 2019, ndërsa KLSH në raportin e auditimit të vitit 2018 pohon se detyrimet e prapambetura janë në vlera më të larta se sa raporton qeveria.

Shpenzimet publike për 10 mujorin ishin 10,5 miliardë lekë më te ulta ose 2.7% me pak se plani i 10 mujorit prej 399 miliardë lekësh. Nga ky mosrealizim, me shumë 80 për qind ose rreth 8 miliardë lekë e tij i faturohet uljes së shpenzimeve për investime, rritje pensionesh, investime në arsimin e lartë dhe pagesa për ish të përndjekurit dhe ish pronarët.

Megjithë dobësitë në shpenzime qeveria mbajti nën kontroll deficitin buxhetor, duke krijuar vetëm 5,6 miliardë lekë borxh të ri nga 8,4 miliardë që ishte plani i dhjetëmujorit me një realizim 67.8 %.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi deshtimi i qeverise investimet publike deshtimi i qeverise investimet publike


Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Nëntor 2019, 09:53

Legalisht në Evropë – jo azil

Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndod...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet