LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e Kosovës miraton strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021-2026

11 Gusht 2021, 18:23 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës miraton strategjinë për Sundimin e Ligjit

KOSOVË– Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën Strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021-2026, me të cilën synohet, siç u tha, fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, i drejtësisë penale, qasjes në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se miratimi i kësaj strategjie është në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Këtë e kemi mendoj problemin më të madh në Republikën e Kosovës, pra humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe në këtë drejtim secili veprim në kuadër të ministrisë së Drejtësisë, por edhe qeverisë së Republikës së Kosovës ka qenë kthimi besimit të qytetarëve përmes veprimeve që i kemi ndërmarrë”, tha ajo.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një bisedë me Zërin e Amerikës tha se besimi i qytetarëve në drejtësi aktualisht është në shkallë shumë të ultë, rreth 15 për qind.

Rrjedhimisht, tha ai, miratimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit është ndër vendimet më të rëndësishme që ka marrë qeveria deri tash.

Është një strategji në të cilën është punuar jashtëzakonisht shumë në katër – pesë vjetët e fundit, janë investuar me dhjetëra miliona euro nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo strategji për herë të parë pas viteve ‘99 e bën një vlerësim të qartë të gjendjes aktuale në sistemin e drejtësisë në Kosovë në të gjitha fushat”, tha ai.

Nëse kjo strategji zbatohet me vullnet politik e bashkërendim ndërinstitucional, thotë zoti Miftaraj, përmirësimi i sundimit të ligjit në Kosovë do të jetë i prekshëm në pesë vitet e ardhshme.

Të lihen anash interesat personale. Nëse vazhdojmë me të vjetrën dhe kjo strategji zbatohet vetëm në pikat ku nuk preket interesi i gjyqtarëve, prokurorëve, policisë, agjencisë kundër korrupsion apo i politikës, kjo do të mbetet vetëm një strategji në letër e cila pas disa viteve mund të diskutohet se përse nuk është zbatuar”, tha zoti Miftaraj.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike e Politike i tha Zërit të Amerikës se ndër pikat më të rëndësishme të strategjisë janë procesi i vetingut dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Ajo për të cilën ne ndër vite kemi bërë thirrje është që procesi i vetingut të jetë i thellë, në kuptimin e asaj që i njëjti duhet të adresojë problemet shumëvjeçare të sektorit, duke u thelluar në verifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë. Verifikimi të përfshijë disa aspekte të cilat edhe me integritetin e këtyre pjesëtarëve e njëkohësisht vetëm ata që e kalojnë këtë verifikim të mbesin pjesë e sistemit dhe të rinjtë që vijnë nesër të futen pasi që e kalojnë një verifikim të tillë”, tha ajo.

Zonja Hoxha thotë se zbatimi i kësaj strategjie dhe në përgjithësi përmirësimi i sundimit të ligjit, luan rol thelbësor në rritjen e mirëqenies së qytetarëve si dhe në proceset integruese të Kosovës.

Prandaj sistemi i drejtësisë në momentin që përballet me një reformë siç është vetingu, nëse kjo reformë adreson problemet kryesore që është mungesa e profesionalizmit dhe prania e korrupsionit e nepotizmit në sistem, atëherë vetëm në atë formë mund të themi që kemi pasur përmirësim në këtë sektor, përmirësim të dukshëm e të matshëm, i cili do të mund të reflektonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha zonja Hoxha.

Që nga përfundimi i luftës, sistemi i drejtësisë në vend ka mbetur një nga fushat më të kritikuara për shkak të problemeve me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është edhe ndër kriteret kryesore për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, krahas hapave tjerë për sigurimin e qëndrueshmërisë politike në vend./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu ehat miftaraj rreze hoxha strategjia për sundimin e ligjit 2021-2026 albulena haxhiu ehat miftaraj rreze hoxha strategjia për sundimin e ligjit 2021-2026

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj