Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Qeveria e re e Malit të Zi merr zyrtarisht detyrën/ Dushko Markoviç: Shpresojmë që të punojnë në interes të vendit
7 Dhjetor 2020, 13:34Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
MALI I ZI-Qeveria e re e Malit të Zi, e ka marrë detyrën e saj zyrtarisht ditën e sotme, duke shënuar kështu herën e parë pas gati tre dekadash që vendi nuk drejohet nga Partia Demokratike Socialiste.
Kryeministri në ikje, Dushko Markovic, ka konfirmuar në Twitter se ia ka dorëzuar kryeministrit të ri Zdravko Krivokapic, ku dhe ka theksuar se shpreson që qeveria e re të punojë në interes së vendit.
“Shpresojmë se kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij”, tha Markovic.
Postimi i plotë:
(3/3) Nadajmo se da će ova Vlada raditi u interesu Crne Gore i svih njenih građana. pic.twitter.com/x5Degwa5IA
Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanovic, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet. Kryeministri i ri, Krivokapic, dhe kabineti i tij, i cili përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, janë zgjedhur në një seancë të Kuvendit të Malit të Zi, më 4 dhjetor. Ata i kanë mbështetur 41 deputetë nga gjithsej 81. Qeveria e re përbëhet nga tre koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka bërë zgjedhjen e tij për dy pozicionet kryesore në shëndetin publik, ndërkohë që po përgatitet për të marrë detyrën muaj...
GREQI- Qytetarët grekë do të marrin vaksinën anti-Covid-19 në fillim të muajit janar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili dh...
ITALI– Terroristi i burgosur Hashem Abedi ka pranuar për herë të parë përfshirjen e tij në planifikimin e sulmit terrorist në Manchester Arena, ku u vranë 22 pe...
GREQI- Greqia ka vendosur zgjatjen e masave parandaluese ndaj Covid-19 deri në 7 janar.Zëdhënësi i qeverisë Stelion Petsas ka lajmëruar se, deri në datën 7 jana...
ITALI-Një koleksion i rrallë fotografish që mendohet të jenë ndër më të vjetrat e marra ndonjëherë në Romë janë shfaqur për shitje në ankand.Bëhet e ditur se ko...
“Vendi ynë kurrë nuk favorizon tensione në çështjen e Mesdheut Lindor, por është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë. Ende qëndron në try...
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës është mbledhur ditën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe politika të ndryshme të fushave të saj të përgjegjësive k...
ANGLI-Britania e Madhe ditën e sotme ka nisur vaksinimin anti-Covid në popullatë. Sipas mediave të huaja, miliona britanikë do të pajisen me njw mjet identifiki...