LIVE UPDATES
Bota

Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

10 Maj 2021, 06:09 Nga DOSJA
Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë, për kryetarin e Odës së Afarizmit të Skender Krasniqi, programi që është prezantuar gjatë javës së kaluar nga kryeministri i Albin Kurti, do të duhej të ishte më i detajuar.

Programi i Qeverisë, përveç tjerash, parasheh që të mos jetojë asnjë qytetar në varfëri ekstreme. Për realizimin e kësaj Qeveria ka në plan reformimin e skemave sociale dhe aktivizimin e fuqisë punëtore.

Në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë, me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme, me nën 1.90 dollar amerikan në ditë.

Në plan është paraparë edhe një lloj rimbursimi për familjet e varfra, por që nuk jepen detaje se si do të bëhet. Edhe rritja e pagës minimale në 250 nga 130 euro sa është aktualisht dhe ngritjes së pragut të pagës, që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale, është në plan të qeverisë së Kosovës.

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë se me një buxhet prej mbi 2.4 miliardë euro sa ka Kosova në këtë vit është vështirë të realizohen pikat e planit të Qeverisë.

“Duhet kuptuar që ai buxhet është zotim dhe nuk është para e gatshme. E tëra kjo kërkon angazhim, kërkon përkushtim. Të realizohen të gjitha këto premtime duke pasur parasysh edhe rritjen e pagës minimale do të jetë një barrë shumë e vështirë. Nëse mendohet se kjo do të arrihet brenda një viti është fontanë dëshirash”, thotë Gërxhaliu.

Programit, shton Gërxhaliu i mungon ndarja kohore afatshkurtër, afatmesme apo afatgjate. Megjithatë, sipas tij, asgjë nuk mund të realizohet brenda një viti.

“Dua të besoj që me kalimin e kohës do të ketë një prioritizim të këtyre sfidave në aspektin kohor afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë”, thotë Gërxhaliu.

Ai shton se për zbatimin e planit, bashkëpunimi publiko – privat dhe dialogu mes opozitës dhe pushtetit duhet të jetë prioritet. Në planin e Qeverisë së Kosovës, thuhet se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetorë. Prandaj, ekzekutivi planifikon që çdo fillim vit financiar ta rishikojë programin përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skender Krasniqi, thotë se presin që të kenë një plan më të detajuar, një plan i cili siç thotë Krasniqi, do të tregonte në periudha afatshkurtra synimet e qeverisë. Nga ajo që është paraqitur deri më tani, Krasniqi thotë se plani në aspektin social kërkon shumë mjete buxhetore.

“Ne i përshëndesim veprimet për përkrahje sociale, por për të gjitha këto duhet të ketë një buxhet tjetër, jo ky që është aktualisht. Duhet rritje e buxhetit. Për rritje të buxhetit duhet një politikë me e mirë fiskale si dhe infrastrukturë më të mirë ligjore”, thotë Krasniqi.

Pjesë integrale e planit të qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik janë edhe diaspora.

Sipas këtij plani përmes krijimit të instrumenteve për investim, do të sigurohet që kapitali i diasporës do të kanalizohet në investime që krijojnë vende pune. Prandaj duke filluar nga ky vit, do të emetohen bono thesari të dedikuara vetëm për mërgatën.

Ndryshe, problemet ekonomike dhe sociale, Kosovën e kanë përcjell ndër vite.

Rritja ekonomike mesatare në Kosovë prej 4 për qind e cila ishte para pandemisë nuk ka arritur ta zbusë nivelin e papunësisë që është rreth 25 për qind. Ky nivel i papunësisë ka bërë që Kosova të jetë shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë.

REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove programi i qeverisë së kosovës safet gërxhaliu kosove programi i qeverisë së kosovës safet gërxhaliu

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët