Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 15.5 milionë euro për blerje makinash gjatë kohës së pandemisë.
Në një deklaratë për mediat, Çupi shprehet se gjatë një viti pandemie shqiptarët janë bërë më të varfër dhe sipas saj, të gjithë e pranojnë se qeveria ka dështuar t’i mbështesë me masa lehtësuese.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI
Gjatë 1 viti, që kur u zbulua rasti i parë me Covid 19, në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjëra. Mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar plotësisht, mijëra biznese janë mbyllur, shumë njerëz kanë humbur jetën, mbi 100 mijë të tjerë kanë humbur punën.
Njerëzit janë bërë akoma më të varfër dhe të gjithë e pranojnë se qeveria ka dështuar t’i mbështesë me masa lehtësuese.
Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Qeveria e Edi Ramës nuk ka hequr dorë nga luksi.
Njësoj siç ka bërë për 8 vjet me radhë, pushteti i Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për makinat.
Në vetëm 1 vit, kur bizneset falimentonin dhe vazhdojnë të falimentojnë nga mungesa e mbështetjes së qeverisë, nga thesari i shtetit janë paguar 15.5 milionë euro për blerje makinash, për marrje me qira, për servis dhe goma makinash.
E kanë bërë këtu në Tiranë dhe në çdo cep të vendit. Nga njëra anë, siç provoi SPAK, vodhën me tenderat sekretë të ushqimeve për familjet në nevojë dhe për ilaçet e pajisjet anticovid, nga ana tjetër këta qeveritarë i kanë zhvatur shqiptarët edhe për rehatinë personale.
10 milionë euro kanë blerë dhe marrë me qira makina. 5.5 milionë euro kanë harxhuar për servis dhe për goma, megjithëse administrata më shumë ka qendruar në shtëpi sesa ka dalë në punë.
Tani që po flasim kanë hapur tendera të tjerë për luksin e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë bukë të hanë në kuptimin e parë të fjalës.
Ja ku janë faktet!
Është një listë e gjatë me institucione, ministri, bashki që punë nuk kanë bërë, por kanë harxhuar në periudhën e pandemisë 15.5 milionë euro për makinat e tyre.
Me kaq shumë para mund të ndihmoheshin me mijëra biznese, ose mund të sigurohej mësim normal online për nxënësit me internet dhe tableta falas. Po të mos donte më pak luks dhe më shumë shërbim për shqiptarët, me 15.5 milionë euro, Edi Rama mund të kishte bërë shumë gjëra të mira për vendin në këtë periudhë të vështirë.
Si gjithmonë, Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën. Në 8 vjet ai nuk punoi asnjë ditë për shqiptarët, por i la në baltë dhe Shqipëria nuk bëri asnjë hap përpara.
Rama, i cili ka dështuar për 8 vjet në çdo drejtim nuk ka për të marrë edhe një tjetër mandat nga njerëzit! Në 8 vjet Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, pikërisht për shkak të vjedhjeve, abuzimeve, shpërdorimeve, si ky me tenderat 15.5 milionë euro në vitin e pandemisë.
Shqipëria nuk mund t’i përballojë edhe 4 vite të tjera me Ramën. Prandaj, në 25 prill shqiptarët do të bëjnë ndryshimin me votë, duke zgjedhur kryeministër Lulzim Bashën, një kryeministër për njerëzit, që do të sjellë ndryshimin!
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në Njësinë numër 5 në Tiranë. Të ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, tregoi ditën e sotme nga Këshilli i Pulias një histori që i ka ndodhur me një politikan të huaj. Kreu i qeverisë tha se një ...
ITALI-Kryeministri Edi Rama, falenderoi shtetin fqinj, për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë gjatë kohërave të vështira.Rama vlerësoi pritjen be...
ITALI- Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ishte i pari që foli në ceremoninë e 30-vjetorit të eksodit shqiptar, ku u shpreh se Bashkimi Europian nuk du...
ITALI– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Këshilli i Pulias se nuk e priste aspak që të nderohej me çmim. Rama nisi fjalimin e tij duke thënë se nuk e di...
ITALI– Kryeministri Edi Rama është nderuar në Itali me një çmim. Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, i ka dhënë Ramës një çmim...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka folur për listat e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste Në një intervistë pë...
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, për 30-vjetorin e fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias me kërkesën që...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një tjetër dështim sipas tij në 8 vite të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.Në videon e ...
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa foto nga pritja që iu bë ditën e djeshme në Itali.‘MIRËMËNGJES nga Pulja’– shkruan ai në ...