LIVE UPDATES
Politike

“Qeveria të adoptojë 5 propozimet tona për daljen nga kriza”, PD: Konfuzioni me testimet vazhdon, masat që duhet të mer

26 Prill 2020, 08:43 Nga DOSJA
“Qeveria të adoptojë 5 propozimet tona për daljen nga

Tiranë-Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediet ka deklaruar ditën e sotme se qeveria duhet të adoptojë 5 propozimet e selisë blu së për daljen nga izolimi. Sipas demokratëve plani me 5 pika ka ardhur si pasojë e mungesës së strategjive të qarta nga ana e qeverisë dhe për këtë arsye i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos kompleksohen, por t’i pranojë këto propozime.

“Në këto momente shumë të rëndësishme dhe po aq delikate kur po flitet per hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshëruar nga të gjithë, fatkeqësisht, nga ana e Qeverisë vazhdon mungesa e një strategjie të qartë dhe plani masash transparente në ketë drejtim.Për këtë arsye i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh propozimin tonë për planin e masave te domosdoshme qe duhen të merren në rrugën drejt daljes izolimi, të cilat u bënë publike nga Kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika.”, thuhet në deklaratë.

PD bën sërish thirrje për testime masive. Sipas saj, testimet tani realizohen në një laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjetër dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë.

Deklarata:

Në këto momente shumë të rëndësishme dhe po aq delikate kur po flitet per hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshëruar nga të gjithë, fatkeqësisht, nga ana e Qeverisë vazhdon mungesa e një strategjie të qartë dhe plani masash transparente në ketë drejtim.

Për këtë arsye i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh propozimin tonë për planin e masave te domosdoshme qe duhen të merren në rrugën drejt daljes izolimi, të cilat u bënë publike nga Kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika.

Duke falenderuar edhe një herë për mbështetjen SHBA dhe BE që edhe në përgjigje të thirrjeve të opozitës për ndihmë për të rritur tëstimet në vendin tonë, ne jemi shumë të shqetësuar që: testimet realizohen në vetem ne nje laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjeter dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë. Vazhdon një konfuzion i plotë per testimet imunologjike, duke u tentuar që dhe kjo të realizohet vetëm në QSUT, kur kapacitetet për të tilla ekzaminime i kanë shumë laboratorë në vend.

Po ashtu, nuk ka asnjë transparencë se cila metodë laboratorike po përdoret: ELISA, Chemiluminisence apo Imunokromatografia. Mjeku i familjes vazhdon të jetë i pambrojtur e jashtë funksioneve të tij, gjë që ul kapacitetet identifikuese e mjekuese të sistemit shëndetësor. Kurba e shifrave të infektimit tek ne është unike sepse ajo është e bazuar mbi testime të pamjaftueshme, që janë më të ulëtat në rajon.

Në kushtet kur mungojnë të dhënat e gjera e të besueshme rrezikohet rëndë i gjithë procesi i “hapjes”. Hapja në vendet e zhvilluara, megjithë numrin e lartë të testimeve të deritanishme, po shoqërohet me një rritje eksponenciale të testimeve virusologjike, psh Gjermania po kalon në 5 milionë në javë, Italia në 1 për 45 banorë etj, si dhe me një impenjim për një depistim masiv imunologjik, gjë për të cilën po aktivizojnë edhe laboratorët veterinarë. Prandaj, qendrimi ynë është i qartë, “hapja” duhet të fillojë të implementohet, e bazuar në një plan dhe një strategji, e cila merr parasysh gjithë kapacitetet e vendit dhe është transparente dhe e kuptueshme për të gjithë. Të mos harrojmë që për këtë na duhet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, sespe pa sakrificën dhe rolin e tyre nuk mund të zbatohet me sukses asnjë masë. Kyeministri nuk ka pse kompleksohet nga propozimet e PD-së, sepse ai ka treguar se është i paaftë për të menaxhuar krizën dhe se nuk ka asnjë plan, por vetëm propozime sporadike.

Shëndetësia është sot në këtë situatë, si pasojë e abuzimit, vjedhjes dhe paaftesisë për të menaxhuar sistemin dhe financat publike për vite me radhë nën qeverisjen socialiste.

Prandaj, sot eshte koha që qeveria të marrë propozimet e PD dhe t’i zbatojë ato, sespe ato janë në të mirën e qytetareve. Duhet pa humbur kohë të merren këto masa shëndetësore të cilat janë të domosdoshme në periudhën që i paraprin hapjes:

1. Rritje të numrit të testimeve: test, test, test, identifikim, izolim e mjekim të çdo rasti. Kërkim të gjerë virusologjik e depistim imunologjik, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet laboratorike, me rimbursim për qytetarët. Ndërkaq duhet përgatitur dhe për aplikimin e ekzaminimeve virusologjike mobile e të shpejta.
2. Pajisja masive gratis me maska të qytetareve, për të mundësuar mbajtjen e tyre në ambjentet publik duke i paraprirë kështu “hapjes”. Aktivizimi i plotë i mjekut të familjes, duke siguruar më parë mbrojtjen, pajisjen profesionale e logjistike të tij me instruktim të qartë.
3. Konsolidimin e strukturave mjekuese në nivel vendi, për t’i bërë ballë një rishpërthimi të mundshëm të ri gjatë procesit të “hapjes”, ashtu si po veprohet në vendet e tjera, duke mos ngelur sërish të papërgatitur për të nesërmen
4. Nga ana organizative të kalohet në një proces decentralizimi, duke deleguar kompetenca ne nivelet e 12 qarqeve, që nga ana e tyre duhet t’i shperndajnë më poshtë, për të shfrytëzuar kështu të gjitha kapacitetet dhe arritur të shkohet në çdo banesë e kontaktuar çdo individ.
5. Rritje e menjëhershme e buxhetit nga Qeveria në mbështetje të këtyre masave të domosdoshme dhe shumë të vonuara.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavisuri në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi koronavisuri në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet