"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Qeveria u dha 1000 euro bonus në muaj për koronavirusin, infermierët: Duam një rrogë shtesë, na e kalo sa më shpejt
14 Mars 2020, 18:59Nga DOSJA
TIRANË– Sindikata e Infermierëve të Shqiërisë ka kërkuar që qeveria t’u klojë menjëherë një pagë inferemierëve. Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se përveç rrogës, infermierët dhe mjekët do të marrin edhe 1000 euro bonus në muaj gjatë kohës së Covid-19, infermierët kërkojnë edhe një tjetër pagë shtesë.
“Sindikata e lnfermiereve te Shqiperise
Kerkese e hapur
Kryeministrit te Shqiperise, z. Edi Rama.
“Pershendetje! Ju falenderojme per masat e marra dhe per vleresimin e bere per punonjesit e shendetesise, te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte. Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte, por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misionit te tyre. Neqoftese kishim nje Nene Terza e Kalkutes, sot te gjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise.
Ne kerkojme qe per nje motivim me te madh, por edhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite t’u jepet nje page shperblim dhe kjo t’u kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshem. Kjo do te ndikoje sadopak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte,”– shkruhet në kërkesë.
Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë deklaroi se infermierët dhe mjekët do të marrin edhe 1000 euro bonus në muaj gjatë kohës së Covid-19, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, nga 500 euro bonus.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TROPOJË- Një qytetar në Tropojë, ka bërë një denoncim sot në redaksinë e Dosja.al. Qytetari denoncon kreun e Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberi, i cili ka thye...
KRUJË- Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e vrasjes në Fushë-Krujë. Në njoftim blutë e Krujës bëjnë me dij...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shkuar derë më derë në shtëpitë e emigrantëve që janë kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi. Me formularë në duar dhe ...
TIRANË- Mjeku i njohur, Isuf Kalo ka dhënë sot disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi që ka mbrëthyer vendin. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”...
ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 1441, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 175 të tillë. Mediat ital...
KRUJË- Një krim i rëndë është regjistruar sot në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve mësohet se sherri në një familje ka përfunduar me një v...
TIRANË- Ndërkohë që në Ballkan janë konfirmuar msa më pak se 200 raste me COVID-19, mungesa e transparencës së qeverisë po shton shqetësimin për kapaciteti...
TIRANË- Një pjesë e mirë e qyteteve në Shqipëri janë në ‘shtet-rrethim’, pas masave shtrënguese të marra nga qeveria. Sot Tirana është në ditën e dytë të ‘...
Aktualitet14 Mars 2020, 17:09
TIRANË– Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributi...