LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksperimenti me qumështin Lufra përplas Edmond Panaritin me Mentor Kikinë: Hajde ta bëjmë provën ‘live’ para kamerave

31 Korrik 2019, 17:45 Nga DOSJA
Eksperimenti me qumështin Lufra përplas Edmond Panaritin me Mentor

TIRANË- Cilësia e qumështit dhe produkteve të tjera të bulmetit që tregtohen në Shqipëri ka sjell një përpasje virtuale mes gazetarit Mentor Kikia dhe ish-minsitrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ishte një video e një qytetari që bënte një eksperiment me qumshëtim Lufra, duke hedhur atë mbi asfat, dhe më pas qumështi ngrinte që ka sjellë reagime të shumta në rrjet. 

Ka qenë Kikia ai që ka hapur këtë debat dhe ka marrë një përgjigje nga Panariti. Ish-ministri i LSI, në përgjigjen e tij ka thënë se “propozon që “live” përpara kamerave të mediave dhe gazetarëve, të dy le të bëjmë analizat tona të qumeshtit”.

Ndërkohë nga ana tjetër Kikia në një përgjigje të dytë shkruan se “nuk ka akuzuar asnjë kompani, por kam kërkuar që AKU të sqarojë rastin e publikuar, për të mirën e konsumatorëve dhe të vetë kompanisë”.

“Unë jam gazetar dhe, sa herë të kem argumenta për cënimin e interesave të qytetarëve, do të shkruaj, Sa herë të ketë indicje për cënim të interesave të qytetarëve, do ta kërkoj të vërtetën tek institucionet përgjegjëse”, shkruan më tej gazetari.

REAGIMI I PANARITIT

Pergjigje gazetarit Mentor Kikia, per analizat e qumështit dhe sulmit ndaj meje dhe industrisë shqiptare të bulmetit me metoden e “asfaltit te rruges”. I nderuar zoti gazetar, ne nje status tuaj, akuzoni prodhuesit shqiptare te qumeshtit, se prodhojnë qumesht te falsifikuar, te zbuluar me “metoden e rruges”! Pra parimi i metodes eshte ky :”Derdh qumesht ne asfaltin e rruges , lere te thahet dhe lexo rezultatin” …Me pas me ironizoni edhe mua se i dal ne krah prodhimit dhe prodhuesve vendas per ti mbrojtur nga spekulimet . Separi si gazetar, ju duhet të beni publike se ku, ne cilin manual, protokoll kombëtar dhe nderkombetar e bazoni analizen tuaj te asfaltit ? Se dyti nese i dola ne krah industrisë shqiptare te qumeshtit, eshte se sa here eshte paraqitur nevoja une vete personalisht si profesor i toksikologjise ushqimore me doren time kam kryer analizat e qumeshtit te freskët shqiptar i cili eshte cilesor dhe i sigurt për ato mostra qe kam analizuar. Por për të hequr cdo dyshim dhe për te qetësuar opinionin publik e kam nje propozim per ju! Propozoj qe “live” perpara kamerave te mediave dhe gazetareve, të dy le te bejme analizat tona të qumeshtit. Une si analist dhe profesor i toksikologjise ushqimore, i veshur me perparese te bardhe dhe i pajisur me pipeta dhe epruveta si dhe me metode analitike te certifikuar nderkombetarisht ndersa ju me metoden e “asfaltit”. Studion televizive, ju a le juve ta zgjidhni. Pajisjet laboratorike i sjell vete.. A e pranoni sfidën?

REAGIMI I MENTOR KIKISË

Një replikë e detyruar me Prof. Panaritin dhe disa pyetje për qumështin dhe kosin. Një faqe online, https://joqalbania.com/artikull/607119.html publikoi një video, ku aludohej për mashtrim me cilësinë e produkteve nga një kompani bulmeti. Për shkak të ndjeshmërisë së madhe të temës, videoja u përhap shumë. Për këtë arsye unë këkrova që AKU të publikojë rezultatet e kontrollit të bulmetit. Mbi të gjitha, të sqarohet nëse media që publikoi videon po i bën shantazh kompanisë për ti marrë reklama, apo kompania vërtet ka mashtruar. Theksova se analizat duhet të jenë shkencore, dhe jo duke e provuar kosin ministri, siç bëri ish ministri Edmond Panariti.

Z.Panariti, reagoi me një deklaratë, shpërndarë madje edhe në rrugë partie. I pakujdesshëm në leximin e shkrimit tim, por i ngacmuar nga rikthimi në kujtesë i gjestit të tij disa vite më parë, zoti Panariti shkruan për gjëra që nuk i kam thënë:

 

1-Unë nuk kam akuzuar asnjë kompani, por kam kërkuar që AKU të sqarojë rastin e publikuar, për të mirën e konsumatorëve dhe të vetë kompanisë.

2-Ekpserimentin “me qumështin në asfalt” nuk e kam bërë unë(madje e kam cilësuar të dyshimtë), por media që bënte akuzën dhe aludimet për mashtrim. Hidhini edhe një sy shkrimit tim.

Ju thoni se me veprimet tuaja keni mbrojtur biznesin dhe prodhimin vendas. Shumë mirë. Por mendoj se duhet mbrojtur edhe konsumatori. Kur ishit ministër, ju u shfaqët para kamerave duke pirë kos në një fabrikën ku, jo media, por AKU kishte sekuestruar aty sasi të mëdha qumështi pluhur.

Ju më ftoni mua që të dalim në studio, ju me paisje laboratorike e shkencë, ndërsa unë me “teknologjinë e asfaltit”, e të bëjmë eksperimente Live. Eshtë verë profesor dhe emisionet e humorit janë mbyllur. Unë nuk jam teknolog, dhe eksperimenti me dhallë në asfalt nuk është i imi. Kliko këtu https://joqalbania.com/artikull/607119.html dhe e gjen.

Unë jam gazetar dhe, sa herë të kem argumenta për cënimin e interesave të qytetarëve, do të shkruaj, Sa herë të ketë indicje për cënim të interesave të qytetarëve, do ta kërkoj të vërtetën tek institucionet përgjegjëse.

Dhe në këtë kuadër, kam disa pyetje publike për AKU-në, por mund të na ndihmoni edhe ju, meqë organet shtetërore neve të medias nuk na e japin këtë informacion:

1-A përdorin fabrikat e bulmetit vaj palme për të zëvendësuar yndyrën shtazore?

2-Ku përfundojnë mijëra ton vaj palme e mijëra ton qumësht pluhur që importohen çdo vit në Shqipëri?

3-AKU bllokoi për evazion fiskal, mbi 30 ton vaj palme dhe 20 ton qumësht pluhur, në një fabrikë qumështi në Divjakë një muaj më parë. Si teknolog që jeni, mund të na thoni se përse mund ta përdorë një fabrikë qumeshti vajin e palmës dhe qumështin pluhur, pasi në asnjë ambalazh djathi, kosi, qumështi etj, nuk thuhet se këto produkte përmbajnë edhe të tillë përbërës?

4-Si shpjegohet që kosi i shumicës së fabrikave shqiptare, mund të qëndrojë për ditë me radhë në kushte ambienti, dhe as thartohet as myket? A përmban ai konservantë, pasi në amblazhe thuhet: “100% natyral. Nuk përmban konservant”.

Dhe së fundmi, profesor: Këtë vend, ju siguroj, që e dua më shumë se ju. Prodhuesin vendas, fshatarin që mbjell perimet e mbarështon bagëtitë e mbështes më shumë se ju, sepse kam një pjesë të familjes që bën këtë punë. Nëse ne bëjmë kritika, këto nuk janë sulme kundër prodhuesit vendas. Por ky i sotmi nuk është fare rasti. Sot unë thjeshtë kërkova të di kush ka të drejtë, akuzuesi apo i akuzuari. Duhet të keni patur ndonjë arsye tjetër që më sfiduat publikisht me analizat e dhallës të kompanisë që ishte akuzuar, jo prej meje.

Debati mes Mentor Kikisë dhe Edmond Panaritit ka nisur pas eksperimentit të një qytetari me qumështin Lufra. Ai kishte hedhur në asfelt qumshtin dhe kishte vënë re se qumështi ngjitej, dhe hidhte dyshime se kishte përmbajtje të shtuar të kimikateve. Kikia ka mbështetur këtë ide duke thënë se Lufra përdor qumështin pluhur. Nga ana tjetër Panariti shprehet kundër, duke e ftuar që të bënte dhe analizat live para kamerave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cilesia e qumeshtit edmond panariti eksperimenti me qumeshtin mentor kikia qumeshti lufra cilesia e qumeshtit edmond panariti eksperimenti me qumeshtin mentor kikia qumeshti lufra

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Korrik 2019, 16:58

ANGLI- Mediat në Londër kanë publikuar sot listën e disa kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli, ku nuk kanë munguar në listë dhe shqiptarët. Në këtë listë janë ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet