LIVE UPDATES
Aktualitet

14 Gusht 2020, 06:12 Nga DOSJA

KAKAVIJË– Radha e gjatë e makinave në pikën kufitarë të Kakavijës ka vijuar edhe ditën e sotme duke kapur gjatësin e 25 kilometrave dhe duke sjellë situatë kaotike. Pala greke ka mbyllur punën në orën 22:00, dhe nuk dihet nëse nesër do të nisë puna, duke qenë se është festa e Shën Mërisë dhe kremtohet masivisht nga ortodoksët. 

Të sfilitur, shumë qytetarë kanë dalë paraditen e sotme nga makinat e tyre dhe në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar asnjë makinë që të kalojë nga Greqia drejt Shqipërisë, pa u zgjidhur më parë problemi i tyre. Ndërkohë shumë qytetarë kanë nisur të ecin në këmbë me çantë në krah, pasi mendonin se në ketë mënyrë mund të arrinin më shpejt në kufi për të kaluar më pas drejt Greqisë.

Situata e rënduar ka sjellë dhe probleme shëndetësore tek emigrantët. Një qytetare, e cila prej tre ditësh pret radhën në Kakavijë, ka pësuar komplikacione shëndetësore. Mësohet se gruaja prej mbrëmjes së djeshme ka shfaqur probleme shëndetësore, por sot gjendja e saj është përkeqësuar më shumë dhe ka përfunduar në ambulancë. Të njëjtën gjë kanë pësuar edhe të moshuar. Ata ishin duke pritur në radhë në pikën doganore të Kakavijës dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një reagim për Dosja.al ka sqaruar situatën e krijuar në Kakavijë, ku prej 3 ditësh qytetarët presin në radhë për të kaluar në Greqi dhe u shpreh se janë në dijeni të situatës dhe kjo gjendje ka ardhur për shkak se pala greke kryen tamponin në kufi. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Punëve të jashtme, ka njoftuar së fundmi, se ka marrë dakordësinë nga pala greke, për shtimin e kapaciteteve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, pala greke do të rrisë numrin e testimeve nga 200 në 330 në orë, ndërsa është premtuar shtimi i kapaciteteve testuese gjatë orëve në vijim. Por bisedimet me palën greke, për të zgjatur orarin e punës, në mënyrë që udhëtarët të kalojnë edhe pas orës 22:00, dështuan, duke i lënë emigrantët edhe një ditë tjetër në rrugë.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë kanë vënë në dispozicion të qytetarëve që presin në radhë, ekipe mjekësore dhe autoambulanca.  Nga ana tjetër, situata e krijuar në Kakavijë, ka sjellë revoltën dhe tek emigrantët që janë në Greqi. Një qytetarë gjatë një interviste në Report TV, u shpreh se shqiptarët në Athinë do të zhvillonin ditën e sotme një protestë në orën 18:00.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Jashtme dhe që të kontaktojë urgjent me palën greke, për kaosin e krijuar në Kakavijë. Kreu i shtetit theksoi se duhet të merren masa për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Edhe Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Edi Paloka, ka reaguar për situatën e krijuar në Kakavijë e Kapshticë. Në një postim në mediat sociale, nënkryetari i PD shprehet se mijëra emigrantë, fëmijë e gra po sfiliten në kufi.

Situata në Kakavijë ka sjellë edhe tensione. Dosja.al ka siguruar pamjet kur qytetarët, të acaruar e të lodhur nga pritje në radhët e gjata për të bërë tamponin dhe për të kaluar drejt Greqisë, kanë kthyer mbrapsht një automjet, të llojit “BMË”, me targa greke që ka tentuar të kalojë pa radhë. Siç shihet edhe në video, brenda mjetit ngjyrë gri, ndodhej efektivi që u pezullua nga Policia e Shtetit për shpërdorim detyre. Sipas Informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, ky polic, me inicialet A.C., ka tentuar ta kalojë pa radhë këtë automjet dhe për këtë arsye është pezulluar.

Situata e rënduar nuk është vetëm përgjatë rrugës në Kakavijë, por dhe në pikën kufitare. Siç shihet dhe nga pamjet, situata në kufi paraqitet më e rëndë. Nga disa pamje të publikuara në mediat sociale, shihet një dyndje qytetarësh në sportele, ku nuk mbahet as distancë, as maskë dhe asnjë rregull tjetër kundër COVID.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, mbërritën në pikën kufitare të Kakavijës. Xhaçka dhe Çako takuan drejtues të pushtetit vendor dhe të policisë në kufirin e Kakavijës. Në një deklaratë për mediat, Xhaçka u shpreh se kush nuk e ka me ngut për të ikur drejt Greqisë, mund të kthehet, ndërkohë që u shpreh se situata të tillë ndodhin kudo, jo vetëm në Shqipëri. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se në afërsi të Kakavijës ndodhen edhe efektivë të batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura në Gjirokastër, dhe se u kanë dërguar edhe një automjet me 10 mijë litra ujë për të gjithë qytetarët, që gjenden me orë të të ra në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Drejt Kakavijës janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në kufit, që mund të shfaqin probleme shëndetësore. 

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta kaos ne kakavije ministria per evropen dhe punet e jashtme radha ne kakavije ilir meta kaos ne kakavije ministria per evropen dhe punet e jashtme radha ne kakavije

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet