All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Qytetarët në Liban shprehin zemërim pas shpërthimit, kërkojnë ndihmë nga Macron për ‘revolucion’

7 Gusht 2020, 11:16 Nga DOSJA
Qytetarët në Liban shprehin zemërim pas shpërthimit,
All - Paragraf - 1

LIBAN- Presidenti i Francës është i pari kryetar shteti nga jashtë që viziton Libanin pas katastrofës së shpërthimit në Bejrut. Një masë njerëzish të indinjuar shfrytëzuan këtë rast për t’i kërkuar ndihmë Macronit për ndryshimin e qeverisë. “Na ndihmoni!” dhe “Revolucion!”, thërrisnin njerëzit gjatë vizitës së Macronit në qytetin e shkatërruar. Gjatë vizitës së Macronit në pjesën e krishterë të qytetit Gemmayze shumë protestues thërrisnin: “Populli do të rrëzimin e regjimit!”

Macron: Reformat në Liban të domosdoshme

Shumë libanezë e shohin përgjegjësinë tek mungesa e kompetencës dhe korrupsioni nga ana e qeverisë dhe autoriteteve për shpërthimin e sasive gjigande të nitratit të amoniumit, i cili për vite me radhë pa masat e nevojshme të sigurisë mbahej i depozituar në magazinën e portit.

Macron i bëri thirrje qeverisë së Libanit për reforma, për luftë kundër korrupsionit dhe në përgjithësi për një „ndryshim të sistemit”. Ai tha, se kam ardhur këtu edhe “për të nisur një iniciativë të re politike”, duke iu refruar bisedimeve të planifikuara me përfaqësuesit e qeverisë. Libani duhet „të verë në lëvizje „reformat e domosdoshme” në rast të kundërt gjendja e vendit do të vazhdojë përkeqësimin. “Ne e dimë, që kriza këtu është serioze edhe përtej shpërthimit”, shtoi  Macron. Për këtë janë bashkëpërgjegjës edhe ata që qeverisin sot, tha ai.

Njëkohësisht Macron bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për këtë vend: “Në ditët e ardhëshme ne do të ndihmojmë, për të organizuar ndihma shtesë franceze dhe në nivel europian”, tha Macron kur mbërriti në aeroport i pritur nga homologu libanez Michel Aoun.

Franca dhe Libani historikisht kanë marrëdhënie të ngushta. Franca si ish-fuqia protektorat është një pikë e rëndësishme referimi për një pjesë të madhe të popullsisë libaneze.

Kërkesa për hetim ndërkombëtar

Pas shpërthimit të fuqishëm në Liban po shtohen zërat që kërkojnë një hetim ndërkombëtar të katastrofës. Politikani drejtues druz Valid Dzhumblat u bashkua me kërkesat e ish-kryeministrit Saad Hariri. “Ne kërkojmë një komision ndërkombëtar hetimor, sepse nuk kemi besim tek klika drejtuese”, deklaroi Dzhumblat, sipas të dhënave të agjencisë shtetërore të lajmeve NNA. Një ditë më parë Hariri dhe të tjerë ish-kryeministra kërkuan, që OKB-ja ose Liga Arabe të krijojnë një komision hetimor me ekspertë të pavarur. Ministri i Brendshëm i Libanit Mohammed Fahmi në të kundërt deklaroi, se nuk beson, që duhen ekspertët ndërkombëtar. Ekspertët libanezë e kanë kompetencën e nevojshme, sipas tij.

“Vrasje nga pakujdesia”

Prokuroria e Francës ka ndërmarrë hetimet për „vrasje nga pakujdesia” pas vdekjes së një shtetasi francez prej shpërthimeve në Bejrut. Të mërkurën (05.08) në mbrëmje ministrja e Kulturës Roselyne Bachelot konfirmoi vdekjen e një arkitekti francez në Bejrut.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emannuele macron tragjedia ne liban emannuele macron tragjedia ne liban

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri