LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetari gjen vetë motorin që ia vodhën, por mjeti qëndron i bllokuar në komisariat

23 Dhjetor 2021, 21:27 Nga DOSJA
Qytetari gjen vetë motorin që ia vodhën, por mjeti qëndron i

TIRANË- Një qytetar kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan pasi prej 2 vitesh nuk arrin të marrë dot motorin e tij që policia dhe prokuroria e mbanin të sekuestruar. Bëhet fjalë për qytetarin Islam Çela nga Tirana, i cili tregon se në datën 9 Korrik 2019 ja vodhën motorin dhe e denoncoi.

Por pas disa ditësh arriti ta gjente vetë motorin e tij, por ende sot pas 2 vitesh qëndron i bllokuar tek Komisariati Nr.6 i Policisë së Tiranës. Islami ka shkuar herë pas here në komisariat, por i thuhet se nuk kanë ardhur dokumentet nga Prokuroria.

“Kam pasur një motor të tipit 50 Dayan edhe erdha nga puna dhe e lidha motorin te vendi ku e lidhja gjithmonë. U ngrita në mëngjes nuk e gjeta motorin. Kishin prerë dhe zinxhirin edhe nuk e gjeta në datën 9 Korrik 2019. Vete në Komisariatin Nr.6, bëj denoncimin që më është vjedhur motori me gjithë të plotfuqishmin e zonës. Pas 8 muajsh e gjej motorin e kishte një çun i vogël që vinte vërdallë. Vete e ndaloj i them ku e ke gjetur motorin, më thotë që ma ka blerë babi. I marr numrin e babit, flas me të atin, më thotë e kam blerë.

I thashë që ky motor është i imi se dhe targat i kishte të vetat. Pastaj e mora prapë të plotfuqishmin e zonës, i tregova që e gjeta motorin dhe më tha mua ditën e dytë do shkojmë në polici të bëjmë denoncimin që e ke gjetur. Vajta bëra denoncimin edhe ai më tha që duhet të biesh motorin këtu se kështu e kemi ligjin. E mora motorin e çova, bëri një proces verbal dhe më tha do vish ta marrësh pas 10 ditësh. Jam interesuar shumë herë edhe nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Do të vij letra nga prokuroria që të marr motorin. Kam sot e 2 vjet dhe nuk di çfarë bëhet me motorin tim. Motori është i bllokuar nga Komisariati Nr.6”, thotë qytetari Islam Çela.

Denoncuesi i drejtohet Komisaritit Numër 6, ku i thuhet nga OPGJ Marlind Likaj se motori është mbajtur pasi pritej një dokument nga Prokuroria për zhvleftësimin e veprimeve dhe dorëzimin e motorrit.

OPGJ: Për motorin?

Denonuesi: Po!

OPGj: Ta kam sekuestruar unë?

Denoncuesi: Po!

OPGJ: Ç’a date? 2020. Vjet. Po. Ku është motorri? I bie të jetë poshtë.

Denoncuesi: Të jet poshtë, por s’po e marr dot. Kam dy vjet. Vij ktu interesohem. “S’kanë ardhur letrat nga prokuroria”.

OPGJ: Po! Këtë proces-verbal së bashku me provat materiale, do t’ia dërgoj jo më vonë se 48 orë, prokurorit, për të bërë zhvleftësimin e veprimit. Prokurori tani duhet të bëjë kthim sendi dhe kur më bën Prokurori kthim sendi mua, se tani e kam në ngarkim unë, si motor. Se unë nesër shkoj në burg. Si me humb një motorr, si me humb 100 milionë lekë, si me humb…edhe një cakmak, po e sekuestrova, shkoj në burg. Tani prokurori bën procesverbalin e kthimit të sendit. Ma sjell mu prokurori me letër ktu dhe them unë. Unë pastaj bëj ekzekutimin dhe them: Ekzekutohet proces-verbali i kthimit të sendit, t’i kthehet personit”! Ku ka ngec situata? Ka një vit.

Denoncuesi: Po këtë dua unë. Unë vija interesohesha këtu, s’ka ardh nga prokurori.

OPGJ: Duhet me gjet kush ka ik! Kush prokuror është marrë! Të takosh atë prokurorin, të bëjë kthimin e sendit!

Denoncuesi: S’kam emër prokurori. Kë duhet të takoj?

OPGJ: Te sekretaria, me cfarë numër protokolli është nis dhe t’i do ia cosh me mesazh vetëm numrin e protokollit, që ka dalë nga ne! Pastaj atë numër, që do të japim ne, do i thuash prokurorisë. Ky numër protokolli, kujt prokurori i ka rënë? Kaq!

Islami komunikon me prokurorin e çështjes, i cili i thotë se e ka pezulluar çështjen që në 29 Shtator 2019, pra disa muaj para se të gjendej motori.

Prokurori i çështjes: Kjo cështje është pezulluar, që në shtator të vitit 2019. Pra, është pezulluar, se nuk dihej autori.

Denoncuesi: Autorin unë ua kam cuar policisë. I kam gjetur numër telefoni dhe ua kam cuar.

Prokurori i çështjes: Mund ta kesh cuar më pas, nuk e di tani. Si prokuror kam mbaruar punë me momentin e kallzimit dhe sot nuk disponoj dot në lidhje me motorrin. Do bësh një kërkes në gjykatë! Një kërkesë për kthim sendi. I thonë dy vjet e ca, s’je interesuar fare. Është gjynah, o burrë.

Denoncuesi: Po, jam interesuar. Kam ardh këtu në polici dhe më kanë thënë “duhet të vijnë letrat nga prokuroria”!

Prokurori i çështjes: E kupton, ca po them? Që në 29 shtator të 2019-ës cështja është pezulluar. Ne pezullimet ia dërgojmë Drejtoris së Policisë. Po qe se nuk është zgjidh cështja që në momentet e para, derisa është pezulluar dosja, do bësh një kërkesë në gjykatë!

Denoncuesi: Kur është mbyllur cështja, pse s’e kam marrë motorrin unë?

Prokurori i çështjes: S’je interesuar, siç duket.

Denoncuesi: Jam interesuar muaj për muaj. Këta të komisariatit më thonë “nuk kanë ardhur letrat nga prokuroria”.

Prokurori: O ç’a do thonë ata?! Më kupton tani? Që mos humbasësh më shumë kohë!

Si prokurori ashtu edhe Komisariati Numër 6 e drejtuan qytetarin drejt gjykatës, edhe pse motori po bën dy vjet i bllokuar.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet islam çela marlind likaj islam çela marlind likaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet