LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetarja ankohet për nivelin e ujit në liqen që përdoret për peshkim, drejtori i Kullimit: Prioritet për mua është…

5 Maj 2021, 19:20 Nga DOSJA
Qytetarja ankohet për nivelin e ujit në liqen që përdoret

LUSHNJE- Emisioni “Stop” në Tv Klan sot ka udhëtuar drejt fshatit Thanë të Lushnjes. Daniela Krasniqi është përfaqësuese e biznesit, që ka fituar të drejtën për peshkim në vitin 2012 , por ajo shprehet se që prej fillimit të kontratës, që ka afat 10-vjeçar, ky biznes është sulmuar.

Daniela Krasniqi për mikrofonin e “Stop” ka treguar se familja e saj ka fituar të drejtën për të hedhur rasat në liqenin e Thanës dhe të peshkojnë. Por sipas saj që prej nisjes së biznesit kanë pasur shumë problematika.

Po ashtu Krasniqi tregon se ajo nuk është njoftuar as nga Bordi i Kullimit të ujit Fier, që e menaxhon këtë rezervuar, lidhur me nivelin e ujit në liqen, gjë që ka shkaktuar humbje të shumta në biznesin e saj, pasi rasati i hedhur ka ikur me rrjedhën e ujit.

Lidhur me këtë akuzë nga qytetarja, emisioni “Stop” i është drejtuar Bordit të Kullimit Fier dhe komunikojnë me drejtorin Ledio Gjyla. Ai shprehet, se lëvizja e ujit rregullohet sipas një grafiku, që biznesi nuk e ka marrë, pasi qëllimi parësor i këtij liqeni, është ujitja dhe jo peshkimi.

Drejtori: Unë jam drejtori i Ujitjes dhe Kullimit Fier, prioriteti numër 1 për mua është fermeri, është ujitja e tokave bujqësore. Flasim për kuotat e rezervuarit. Kemi në kontratë, që kuota minimale për të ruajtur faunën dhe florën, është 24.5 m. momentalisht është 25.7, mos gaboj.

Në një pikë të kontratës shkruhet, që firma e peshkimit duhet të marrë grafikun e rezervuarit. Firma nuk është paraqitur asnjëherë për këtë gjë, që të marrë grafikun. Në kontratë nuk është e shkruar, që unë ta mbaj nivelin 24, 25 apo 26. Firma është e detyruar të vijë, të marrë grafikun mujor.

Gazetarja: Sot, që flasim, cili është grafiku i mbushjes me ujë dhe i shkarkimit?

Drejtori: Sot do të shkarkohet dhe do të vejë në kuotat minimale, që të lejon fauna dhe flora.

Gazetarja: Sa kohë do të qëndrojë në kuota minimale?

Drejtori: Deri në periudhën, që fillon vaditja. Nuk do të ngrihet më niveli.

Gazetarja: Ju keni mundësi, që të punoni gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, tani është koha.

Denoncuesja në bashkëpunim me “Stop” i kërkuan drejtorit të kullimit grafikun e shkarkimit të liqenit, por ky i fundit edhe pse shprehet i gatshëm që do e jepte në çdo kohë, por nuk e kishte një të tillë dhe e shkroi pas insistimit të gazetares.

Drejtori: Kur do vini, që të bëjmë grafikun, që të jemi transparentë, të rregullt, pa pasur konflikte? Kur të doni, më lini dhe një numër kontakti, që t’u lajmërojmë, për çdo shqetësim, që keni!

Gazetarja: Drejtor, ju nuk keni një grafik ekzistues?

Drejtori: Jo, s’kemi, se është e detyruar firma, të vijë, të marrë grafikun.

Denoncuesja: Ju duhet ta bëni muaj për muaj, paçka se nuk kam ardhur ta marr unë. Unë jam budallai i historisë. Ti, që je i rregullti në punë, pse nuk e ke bërë?

Drejtori: Kur s’ke ardhur 8 vite.

Denoncuesja: Po ku e ke?

Drejtori: Sepse grafiku bëhet bashkërisht, duke ardhur dhe ju këtu.

Gazetarja: Në qoftë se nuk keni patur një grafik, i bie që hapja dhe mbyllja është bërë me hamendje?

Drejtori: Jo, kush tha, që s’kemi grafik?!

Gazetarja: Në qoftë se e keni, jepjani që tani!

Drejtori: Unë po them, që të vijnë zotërinjtë në fjalë dhe të marrin grafikun!

Gazetarja: Nuk keni një grafik drejtor!

Drejtori: Jo! Kemi grafik.

Gazetarja: Nxirreni grafikun!

Drejtori: Të vijnë zotërinjtë dhe po ashtu…

Denoncuesja: Tani, mos të vij nesër prapë!

Gazetarja: 2 minuta ta gjeni, jo ta shkruani…!

Nga ana tjetër zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo, sqaron se janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë ose me pjesën e peshkimit dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Në qoftë se kanë lëvizur nivelet e ujit, atëherë duhet të shihet ai, që ka prishur atë pjesë të kontratës.

Zv/Ministri: Janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë, ose me pjesën e peshkimit për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Ka dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Problemi i menaxhimit të ujit, është problem, që ai ka me kontratën e dytë, që ai ka me Bordin e Kullimit.

Ne si peshkim, shikojmë i ka hedhur sasinë e nevojshme të rasatit, aq sa ka deklaruar në plan-biznes dhe kjo është pjesa, që ne kontrollojmë. Në qoftë se ka lëvizur nivelet e ujit, atëherë do të merret me atë, që i ka prishur atë pjesë të kontratës, që merret me menaxhimin e ujit.

TV KLAN

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet daniela krasniqi daniela krasniqi

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Maj 2021, 17:17

DURRËS-Hasan Ebif ka ardhur nga Egjipti në Durrës kur ishte 25 vjeç dhe që nga ajo kohë punon si peshkatar në një nga anijet e këtij porti.“Një daja...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet