LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Qyteti i Dubrovnikut si në kohrat në luftës, zymtësia që la pas pandemia

17 Maj 2021, 14:40 Nga DOSJA
Qyteti i Dubrovnikut si në kohrat në luftës, zymtësia

KROACI-Guidës turistike Vesna Barisiç i duhet të kthehet 30 vite pas në kohë për të kujtuar një periudhë kaq të zymtë në Dubrovnik, qyteti mesjetar i rrethuar me mure në Kroaci që u bombardua gjatë luftës së viteve 1991-1995, por që u bë një magnet për turistët në fund të shekullit.

“Kjo më kujton pak kohërat e luftës, kur Dubrovniku ishte nën rrethim dhe njerëzit po largoheshin nga qyteti”, tha 56-vjeçarja nga Dubrovniku. “Ajo që po them është e trishtueshme, por situata aktuale më kujton pak nga ato kohëra.”

I ndodhur në skajin më jugor të Kroacisë dhe i arritur nga turistët kryesisht me avion, Dubrovniku është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.

Para koronavisurit, pati thirrje të shumta për një strategji më të qëndrueshme turistike për Dubrovnikun, një strategji që do të adresonte dëmin që po bëhej nga grumbujt e vizitorëve që kalonin shëtisnin nëpër rrugët e ngushta, gëlqerore të qytetit, duke dëmtuar infrastrukturën, duke larguar vendasit dhe duke rritur çmimet përtej mundësive të shumicës së kroatëve.

Në vitin 2019, pothuajse 1.4 milion turistë të huaj vizituan qytetin, nga 1.2 milion në 2017. Vitin e kaluar, ky numër ra në 178,828. Popullsia lokale e Dubrovnikut – një komunitet që po pakësohet dhe po plaket – e kishte qytetin për vete. Por dyqanet, restorantet, kafenetë dhe dyqanet e suvenireve po vuajnë dhe ekspertët druhen se thirrjet për një strategji më të qëndrueshme turizmi do të mbyten nga kërkesa që të kthehen sa më shumë turistë që ëhshtë e mundur.

“Pandemia ka bërë më shumë dëm sesa dobi”, tha Damir Kresiç, drejtor i Institutit për Turizmin, një organ hulumtues dhe këshillimor me qendër në Zagreb.

“Vetëm kur të kompensohen humbet do të jetë e mundur të fillojmë të mendojmë përsëri një lloj turizmi të qëndrueshëm.”

Dubrovniku si Diznejlendi

Barisiçit pëlqen të vërejë se turizmi nuk është diçka e re në Dubrovnik, duke përmendur faktin se në shekullin e 15-të qyteti tashmë kishte jo më pak se 140 taverna të regjistruara si vende që ofronin ushqim dhe akomodim.

Ai kishte pjesën e vet të vizitorëve edhe në periudhën e Jugosllavisë, para se luftës kroate për pavarësi të viteve 1991-1995. “Pika e kthesës” erdhi me përfundimin e rindërtimit të pasluftës, tha Barisiç.

Sot Qyteti i Vjetër, një vend trashëgimie botërore nga UNESCO-s, është i famshëm në të gjithë botën, pjesërisht falë rolit të tij të serialin e HBO “Game of Thrones”. Turet tematike janë të shumtë. Para pandemisë, turizmi në përgjithësi përbënte një të pestën e prodhimit ekonomik të Kroacisë.

Përveç shoqërimit të grupeve të mëdha të turistëve në qytet, Barisiç, e cila u bë guidë turistike në vitin 2013, gjithashtu drejton ture më të vogla tematike, të cilët mund të hedhim një vështrim në trashëgiminë hebreje të qytetit dhe deri në vendet më të rëndësishme të kohës së luftës.

Në “Game of Thrones”, ajo thotë: “Aftësia ime dhe e kolegëve të mi është të shohim pak më shumë nën të, në mënyrë që turistët ta përjetojnë qytetin në një mënyrë pak më ndryshe, dhe jo vetëm si një vend ku është xhiruar një serial i famshëm në të gjithë botën.”

Por jo të gjithë ishin të kënaqur me mënyrën se si do të rriteshin numrat e turistëve çdo vit.

Pas Venecias, Dubrovniku është destinacioni i dytë më i popullarizuar i anijeve në Mesdhe. Por në vitin 2018, duke iu përgjigjur presionit të publikut, autoritetet e qytetit vendosën një kufi ditor përsa i takon numrit të  anijeve që lejoheshin të hynin në portin e Gruzit. Vitin pasues, ishin 562 që sollën pasagjerët e tyre në një qytet për të cilin disa banorë të zonës po ankoheshin se i ngjante më shumë Diznejlendit, sesa Dubrovnikut që njihnin ata.

Por askush nuk mund ta parashikonte atë që i priste në vitin 2020. Vitin e kaluar, aty mbërritën vetëm 47 anije kroçerë.

Barisiç tha se Dubrovniku kishte paguar një çmim të rëndë për “izolimin” e tij. Dubrovniku vuajti më shumë sesa pjesët e tjera të vijës bregdetare të Adriatikut të Kroacisë, e cila tërhoqi të paktën disa vizitorë verën e kaluar nga pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore për shkak të afërsisë me makinë.

“Dubrovniku varet shumë nga turizmi”, tha Barisiç për BIRN. “Të gjithë në qytet janë thellësisht të prekur nga situata … pavarësisht nëse ata punojnë në sektorin e turizmit apo jo.”

Dritë në fund të tunelit

Vaksinimi, megjithëse i ngadaltë, i ka dhënë industrisë së turizmit një shpresë të re.

“Këtë javë kemi 2,000 punëtorë turizmi të cilët do të vaksinohen, kështu që në një farë mënyre po përgatitemi të jemi në këtë të ashtuquajturën zonë të gjelbër”, tha Nikolina Farciç, presidente e Shoqatës së Punonjësve të Kateringut dhe Turistikë në Dubrovnik.

Farciç tha se në Dubrovnik po organizoheshin teste PCR dhe antigjen, përfshirë në hotelet kryesore, me një çmim përkatësisht 650 dhe 150 kuna, ose afërsisht 86 dhe 20 euro. “Ky është çmimi për momentin,” tha ajo, “por ne po punojmë për ta ulur atë sigurisht.”

Duke qenë edhe vetë një pronare restoranti, Farciç tha se biznesi i saj në vitin 2020 ofroi vetëm shërbim delivery, duke rregulluar çmimet dhe duke mbajtur të gjithë stafin e saj. Këtë vit, “më 12 prill, hapëm tarracat”, tha ajo. “Po përpiqemi t’u përshtatemi kushteve të reja.”

Të tjerë nuk e kishin përballuar dot situatën. Farciç tha se 26 restorante ose kafene kishin “hequr dorë” për shkak të kostove.

“Unë mendoj se theksi është te vaksinimi dhe mbulimi me vaksina është mesazhi që duhet të përcjellim, jo ne, por e gjithë bota”, tha Farciç për BIRN.

Deri më tani, mbi 12,000 biznese kanë aplikuar për një etiketë “Rri i sigurt në Kroaci”, e cila jepet nga autoritetet në mënyrë që turistët të sigurohen se një biznes në veçanti i ka përmbushur të gjitha masat epidemiologjike dhe rekomandimet shëndetësore.

Cilësi, jo domosdoshmërish sasi

Por përtej kësaj, Kresiç, këshilltari i turizmit, tha se Dubrovniku do të bënte mirë të këmbëngulte në strategjinë e një turizmi të qëndrueshëm.

Përveç kufizimit të numrit të kroçerave, Kresiç vuri në dukje se ishin ndërmarrë gjithashtu hapa për të organizuar më mirë fluksin e vizitorëve nëpër Qytetin e Vjetër dhe për të garantuar parkim për banorët vendas.

“Të gjitha këto janë masa të mëdha që qyteti ka filluar t’i zbatojë”, tha ai. “Megjithatë, nuk kemi pasur vërtet kohë të shqyrtojmë se sa e suksesshme do të ishte kjo në përmirësimin e situatës turistike në Dubrovnik dhe në lehtësimin e jetës së përditshme për popullatën lokale, sepse kur duhej të fillonim monitorimin e kësaj, filloi pandemia dhe turizmi praktikisht u zhduk.”

Ai përmendi praktikën e disa destinacioneve, jo ndryshe nga Dubrovniku, të cilat rritën taksat për turistët në pikun e sezonit, në mënyrë që të subvencionojnë mbërritjet në periudha të tjera të vitit.

Ajo që është e sigurt, tha ai, është që Dubrovniku nuk mund të funksionojë më në bazë të “ekonomive të shkallës”, në të cilat ai përpiqet të tërheqë sa më shumë turistë që është e mundur në mënyrë që të ulë koston për turist.

Në ofrimin e shërbimeve, “ekziston një kufi i sipërm që, kur e kalon, nuk mund të shkosh më tej sepse hapësira ka një kufi fizik,” tha Kresiç  për BIRN.

“Ne duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje cilësisë së shërbimit dhe më pak sasisë.”

Anja Vladisavljevic / BIRN

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kulture kulture dubrovnik dubrovnik

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 17 Maj 2021, 14:11

Përse ngrohje, jo djegie?

TIRANË–Me siguri duhet të keni dëgjuar për duhanin pa djegie apo pajisjet me ngrohje, ose akoma më ndryshe, produktet-me ngrohje-pa djegie. Këto pajisje pë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë