LIVE UPDATES
Bota

Qyteti i Nju Jorkut njofton planin për rihapjen e pjesshme të shkollave

1 Gusht 2020, 13:08 Nga DOSJA
Qyteti i Nju Jorkut njofton planin për rihapjen e pjesshme të

NJU JORK – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut parashtroi planin e administratës së tij të premten për të rihapur sistemin më të madh të shkollave publike në Shtetet e Bashkuara në shtator, pasi ish-vatra e nxehtë e koronavirusit e ka vendosur tashmë nën kontroll nivelin e infeksionit.

“Çdo gjë që bëjmë do të përqendrohet në shëndetin dhe sigurinë – shëndetin dhe sigurinë për fëmijët tanë, familjet tona, arsimtarët tanë, stafin e shkollave tona”, u tha gazetarëve kryebashkiaku Bill de Blasio.

1.1 milion studentë të shkollave publike të Nju Jorkut u dërguan në shtëpi në mes të marsit kur koronavirusi mbërtheu qytetin. Zyrtarët dhe arsimtarët vepruan shpejt për të zhvendosur mësimin në internet, duke marrë qindra mijëra kompjutera dhe tableta për studentët me të ardhura të ulëta dhe duke i pajisur ata me internet.

Për shumë fëmijë, shkolla është gjithashtu vendi ku ata marrin ushqimin e tyre kryesor të ditës, kështu që qyteti shpërndau ushqime për të shkuar në më shumë se 400 objekte shkollore.

Përpjekja ishte e përmasave herkuliane, u përball me sfida të shumta dhe u prit me vlerësime të përziera. Por zyrtarët dhe prindërit pajtohen se mësimi në distancë nuk mund të zëvendësojë përvojën e klasës. Qyteti mori 400’000 përgjigje për një anketim dhe zoti de Blasio tha se 75% e prindërve dëshirojnë që fëmijët e tyre të kthehen fizikisht në klasa.

“Në përgjithësi, modeli këtu është përqasja e ndërthurur me dy ose tre ditë në shkollë çdo javë, nga e cila me të vërtetë do të përfitojnë fëmijët”, tha ai për mënyrën se si do të duken gjërat në shtator.

Gjatë ditëve të tjera, mësimi në distancë do të vazhdonte në mënyrë që të kufizonte numrin e nxënësve në secilën shkollë. Ai tha se mësimi në distancë me kohë të plotë do të jetë në dispozicion për çdo familje që e preferon si opsion.

Për më tepër, udhëzimet për distancimin shoqëror do të jenë të vendosura në çdo pjesë të ndërtesave të shkollës, dhe mbulesat falas për fytyrën, pajisjet mbrojtëse personale dhe testimi prioritar do të jenë të disponueshme për të gjithë në komunitetin e shkollës. Studentët do të qëndrojnë në një klasë të vetme sa më shumë që të jetë e mundur, me shumë pak të rritur në kontakt me ta.

“E gjithë ideja e këtij plani është të kufizojë sasinë e lëvizjes në shkollë, të kufizojë sasinë e njerëzve që vijnë në kontakt me njëri-tjetrin, t’i mbajnë fëmijët sa më shumë që të jetë e mundur në të njëjtin grup gjatë gjithë ditës për mbrojtjen e të gjithëve”, tha kryetari i bashkisë.

Plani i kryebashkiakut nuk është pritur mirë nga sindikatat e mësuesve të qytetit, të cilët thonë se marrëveshjet e sigurisë dhe logjistikës janë të papërshtatshme.

Përveç masave paraprake, rihapja do të kushtëzohet me shkallën e infeksionit në të gjithë vendin, i cili duhet të jetë nën 3%. De Blasio tha se niveli ishte nën atë prag për gjashtë javët e fundit.

“Është e jashtëzakonshme”, tha ai.

Nëse niveli i infeksionit rritet mbi 3%, studentët do të zhvendoseshin plotësisht tek mësimi në distancë derisa të stabilizohet situata.

Shumë shtete të tjera po përdorin një prag prej 5%, por kryetari i bashkisë tha se për shkak të dendësisë së popullsisë së Nju Jorkut dhe përvojës së tij me virusin, zyrtarët duan të jenë më vigjilentë në parandalimin e një rritjeje të infeksioneve, pra duke mbajtur pragun më të ulët.

Në mars dhe në prill, qyteti i Nju Jorkut ishte epiqendra amerikane e COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Në fund të muajit prill, qyteti regjistroi më shumë se 160’000 raste dhe më shumë se 12’000 vdekje. Të premten, kryetari i bashkisë tha se në 24 orët e kaluara kishte 312 raste të reja të konfirmuara dhe vetëm 1% e banorëve të testuar për koronavirusin kishin rezultuar pozitivë.

Qyteti gjithashtu ka plane emergjence rezervë që përfshijnë mundësinë kur një student ose mësues rezulton pozitiv, kur do të hynte në fuqi edhe një karantinë 14-ditore.

“Nëse ndodh një rast sëmundjeje, ne do të përgjigjemi shpejt, do të komunikojmë qartë gjatë hetimeve dhe menjëherë do të informojmë për vendimet për të futur klasat në karantinë, ose nëse është e nevojshme, për t’i mbyllur shkollat”, tha Kancelari i Shkollave Richard Carranza.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nju jorku nju jorku

Sondazh

Poll
Bota 1 Gusht 2020, 10:23

Arkan: “Aferat” e tigrave

Qenë tigrat. Tigrat e Arkanit. Por ende nuk mjaftonte. Në dy vitet e parë të luftës në ish Jugosllavi, 1991 dhe 1992 – vitet e lindjes, formimit dhe debutimeve ...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait