LIVE UPDATES
Bota

Ditë të rënda për Kosovën/ Bie ekonomia dhe remitancat, mbyllen bizneset, rritet papunësia

1 Gusht 2020, 12:22 Nga DOSJA
Ditë të rënda për Kosovën/ Bie ekonomia dhe remitancat,

KOSOVË: Prej pesë muajsh, Kosova nuk ka pasur asnjë ditë të bardhë në ekonomi, zhvillim e punësim. Ditët e zeza për Kosovën, sikurse edhe për shumë shtete të tjera anembanë, kanë nisur kur globin e ka kapluar pandemia COVID-19.

Nga muaji mars e deri më tani, ekonomia e Kosovës ka rënë ndjeshëm. Pasoja edhe më të rënda ekonomike vazhdon t’i sjellë Kosovës mosardhja e diasporës këtë vit, kur çdo herë janë derdhur para të majme.

Edhe vetë shefi i ekzekutivit të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pohuar se Kosova është në gjendje të keqe, duke treguar se nëse nuk thellohet ende pandemia, Kosova do ta mbyllë vitin me 2.3% rënie të ekonomisë. “Ne presim që, nëse nuk thellohet pandemia, do të përmbyllim vitin me 2.3% rënie të ekonomisë në vend… ne presim që këtë vit dhe të ardhshmin të mobilizojmë 1.2 miliardë euro fonde”, shtoi Hoti, gjatë debatit të organizuar nga Instituti Riinvest ku u prezantua raporti “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”.

Hoti ka thënë se, sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës do të procedohen edhe masa të tjera të paketës fiskale dhe do të kompletohen pagesat. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se këto ditë janë vendimtare për të shpëtuar ekonominë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi njoftoi se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat. Sipas Rukiqit, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është zbatuar në tërësi. “Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, shkroi Rukiqi në fundjavë.

Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh për të mbështetur punëtorët dhe bizneset, të cilët kanë hasur vështirësi gjatë pandemisë COVID-19. Në këtë Pako është parashikuar që punëtorët të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj, përkatësisht në prill dhe maj. Mirëpo, deri më tani, edhe pas krijimit të qeverisë së re, shumë biznese dhe punëtorë ende nuk i kanë marrë pagesat e premtuara.

Remitancat bien në 14%

Deri në 14% pritet rënia e theksuar e të ardhurave nga diaspora si pasojë e pandemisë COVID-19. Kjo rënie pritet të vazhdojë deri në fund të vitit 2020. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, në një deklaratë për media, ka treguar se në muajt prill dhe maj kanë pranuar rreth 140 milionë euro, që është dukshëm më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në muajt prill-maj, rreth 140 milionë euro ka qenë vlera e remitancave që janë pranuar në Kosovë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka rënie deri në 14%, presim që deri në fund të vitit të vazhdojë kësisoj. Duke marrë parasysh faktin që edhe vendet që ne i presim remitancat janë goditur prej pandemisë. Nëse marrim si referencë, ne nuk mund ta krahasojmë krizën pandemike me krizën e vitit 2008, ku kemi pasur një krizë financiare, me rënie të remitancave deri në 5%, e cila ka vazhduar ndër vite. Kështu që pritjet tona janë që të kemi rënie të remitancave nga 10 deri në 14%”.

Dëmet që do t’i shkaktohen ekonomisë në Kosovës do të jenë të mëdha sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka. Zeka ka thënë se këto dëme janë shkaktuar si pasojë e dështimit të shtetit për të tërhequr investime të jashtme dhe ato të brendshme.

“Në secilin raport që vlerëson ekonominë, përfshirë edhe ato të organizatave të besueshme ndërkombëtare siç është Banka Botërore, por edhe në deklaratat tona të përgjithshme, si përfaqësues të sektorit privat, e kemi thënë vazhdimisht se struktura ekonomike e vendit është relativisht e paqëndrueshme dhe varet në masë të madhe nga dërgesat nga diaspora”, u shpreh ai. Zeka pohoi se diaspora ka pasur ndikim edhe në mënyra të tjera, jo vetëm në remitanca dhe se ka dhënë kontribut edhe gjatë vizitave në Kosovë.

“Ndikimi i diasporës nuk është shprehur vetëm në dërgesa që ata i kanë bërë nëpëmjet kanaleve formale, por edhe kontributit tjetër që diaspora e ka pasur gjatë vizitave të tyre në Kosovë. Në masë të madhe, ekonomia jonë është e varur nga diaspora, qoftë nga dërgesa ose edhe në kontributet e tjera, prandaj reduktimi i këtyre kontributeve të diasporës do të vërehet pashmangshëm në muajt në vijim”.

Mbi 40 mijë punëtorë do të mbeten pa punë

Për kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, situata që po kalon Kosova është e papranueshme.
Ai ka thënë se nëse nuk merren masat, deri në fund të muajit korrik mbi 40 mijë punëtorë do të jenë të larguar nga vendet e punës. Azemi tregon se, mbi 80% e kompanive nuk janë duke mundur t’i përfshijnë në sistem punëtorët, të cilët kanë qenë para pandemisë.

“Mbi 80% e kompanive nuk janë duke mundur t’i përfshijnë në sistem të gjithë punëtorët, të cilët kanë qenë para pandemisë. Ne presim një shifër që deri në fund të muajit korrik, të jenë mbi 40 mijë punëtorë të larguar nga procesi i tyre i punës, ku në asnjë rast nuk e arsyetojmë mbylljen e vendeve të punës, por megjithatë realiteti është ky, ku mbi 40 mijë prej tyre pritet që të arrijë shifra e punëtorëve që do të mbeten jashtë sistemit të punës”, tha Azemi.

Sipas tij, gjendja e punëtorëve është rënduar gjatë gjithë kohës së pandemisë. I pari i punëtorëve të sektorit privat, ka shtuar se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës po bëjnë lojëra politike.

1.4 miliardë euro për të kapërcyer krizën ekonomike

Kosovës i duhen 1 miliardë e 400 milionë euro për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Kështu deklaroi ditë më parë, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, e gjithë kjo duhet ta kthejë besimin e qytetarëve përmes rritjes së konsumit. “Analizat e bëra për nevojat e qytetarëve të Kosovës tregojnë që për momentin është më se e domosdoshme të kemi një infuzion financiar në vlerë 1 miliardë e 400 milionë euro dhe e tëra kjo ta ketë vetëm një qëllim që te qytetarët të kthehet besimi i humbur, por ky besim të kthehet përmes rritjes së konsumit.

Nëse nuk do të ketë rritje të konsumit, atëherë vërtet rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë, por përfundimisht është koha kur duhet të kalkulohet dhe të hulumtohen mundësitë e grumbullimit të një projekti ose një buxheti prej 1 miliardë e 400 milionë eurosh që do të jetë në funksion të rimëkëmbjes”.

Ai tha se Kosova duhet t’i analizojë të gjitha mundësitë për rimëkëmbje të ekonomisë, dhe që sipas tij, në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet edhe mundësia e rritjes së borxhit publikut. Kurse, Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve, tha se rreth 1 miliard euro janë humbjet ekonomike deri në fund të vitit. AKB-ja, vlerëson se nëse trendi i pandemisë shkon kështu deri në fund të vitit, ekonomia kosovare do të ketë humbje rreth 1 miliard euro.

“Këtë e vlerësojmë në bazë të disa komponentëve siç janë Investimet e Huaja Direkte, remitancave dhe mosardhja e diasporës, ku vetëm gjatë verës i janë sjellë në xhepa rreth 500 milionë euro dhe rënia e fuqisë konsumuese në vend dhe kufizimi i aktiviteteve të shumë operatorëve ekonomikë, të cilët mbajnë aktiv konsumin dhe qarkullimin e parasë në treg”.

Sipas tij, është hera e parë në historinë e pas luftës që sektori privat ka nevojë për dorën e shtetit. Kreu i AKB-së shtoi se Kosova, të vetmin shpëtim e ka nëse qeveria siguron fonde dhe kredi të buta për të investuar në sektorin privat, për të mbajtur aktiv konsumin e përgjithshëm dhe të hyrat e qëndrueshme nga taksat e mbledhura nga prodhuesit vendorë.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bie ekonomia në kosovë bie ekonomia në kosovë

Sondazh

Poll
Bota 1 Gusht 2020, 10:23

Arkan: “Aferat” e tigrave

Qenë tigrat. Tigrat e Arkanit. Por ende nuk mjaftonte. Në dy vitet e parë të luftës në ish Jugosllavi, 1991 dhe 1992 – vitet e lindjes, formimit dhe debutimeve ...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri