LIVE UPDATES
Politike

“Qyteti i zemrës time”, Gazment Bardhi flet pas zgjedhjeve, kujton vrasjen e Elbasanit: 21 prilli ishte dita më e vështir

29 Prill 2021, 18:35 Nga DOSJA
“Qyteti i zemrës time”, Gazment Bardhi flet pas zgjedhjeve,

ELBASAN- Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi ka thënë se gjatë 4 muajve Elbasani u bë shtëpia dhe qyteti i zemrës së tij. Në një status në Facebook, Bardhi shkruan se PD-ja zgjodhi që të bëjë një fushatë elektorale të qetë në mënyrë që të fitonin besimin e njerëzve, ndërsa nga ana tjetër, PS-ja zgjodhi si alternativë që të dhunonte, shantazhonte dhe blinte votat. 

Bardhi ka folur edhe për datën 21 prill, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur 4 persona të tjerë. Këtë ditë, ai e ka konsideruar si ditën më të keqe të jetës së tij. Bardhi ka akuzuar rivalin e tij në Elbasan, Taulant Balla, se e ka përdorur këtë ngjarje për të përfituar politikisht.

Fjala e Bardhit:

 Për 4 muaj Elbasani u bë shtëpia ime, dhe do të ngelet qyteti i zemrës edhe pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor. Mikpritja dhe hapja e dyerve, qytetaria, kultura dhe dashuria për vendin e elbasanllinjve ishin gjëja më frymëzuese e kësaj fushate për mua. Dëshira dhe angazhimi i të rinjve për ndryshim ishte burimi i forcës tonë në këtë fushatë. Dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë pa përjashtim. Të njëjtën ndjesi kam provuar edhe në Librazhd, edhe në Prrenjas, në Cërrik, në Gramsh, në Peqin e në Belsh.

Ne zgjodhëm të ishim krah njerëzve në këtë fushatë dhe të fitonim besimin e tyre pa asnjë presion, shantazh, blerje apo keqpërdorim. Ndërkohë, e vetmja alternativë e palës tjetër ishte dhuna, shantazhi, keqpërdorimi i shtetit, përdorimi i parave të pista, shpifjet dhe sajesat.

Për fat të keq, nga nxitja e Partisë Socialiste për dhunë, në këtë rrugëtim pati edhe ngjarje shumë të rënda. Si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan, 21 Prilli ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Humbja e jetës së një prindi dhe plagosja e 4 qytetarëve të tjerë, është një ngjarje që më ka tronditur thellë, pavarësisht rrethanave sesi ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt ishte. Çdo njëri prej nesh, përpara se të jetë politikan, është njeri, dhe tek unë qënia njeri është shumë herë më e fortë sesa roli si politikan. Zgjodha të mos i përgjigjem asnjë prej provokimeve dhe akuzave monstruoze të të vetmit përgjegjës për ngjarjen, Taulant Ballës, që edhe një ngjarje të rëndë, ku ka humbje jete dhe plagosje të qytetarëve, kërkonte ta përdorte për të përfituar politikish. Ky lloj politikanësh, nuk ka në fokus njerëzit, por vetëm veten dhe përfitimet personale. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ruajtur pushtetin e paligjshëm.

Në fund të numërimit, rreth 60 mijë banorë të qarkut të Elbasanit na e dhanë besimin, për projektin tonë për një Elbasan të kthyer në normalitet, me më shumë mirëqenie dhe mundësi. Jam shumë i motivuar nga kjo mbështetje që është një nxitje masive për të vijuar me projektin për një Elbasan të qytetarëve, të dijes, e kulturës. Projektin për normalitet. Ato vota janë një thirrje për të kontribuar me gjithë fuqinë time dhe të kolegëve, që ta bëjmë të mundur këtë aspiratë të qytetarëve, në çdo pozitë që do të jemi.

I jam mirënjohës nga zemra atyre që na besuan. Mirënjohje pa kufi për të rinjtë e të rejat, për ekipin, për strukturat e PD, për demokratët që luftuan e rezistuan deri në fund, në një terren ku manipulimi, blerja e votës dhe kërcënimi ishin në maksimumin e vet. Jam i bindur që Elbasani e ka forcën për ta nxjerrë të keqen nga vetja, dhe nuk do të nënshtrohet megjithë makinerinë e mbrapshtë që përdoret për pushtet e interesa personale. Unë e kolegët e mi do të jemi në krah të këtij qyteti e në krah të qytetarëve, në çdo rrethanë dhe në çdo moment, për ti kthyer besimin që na është dhënë.

Gazment Bardhi ishte i pari në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ku blutë morën gjashtë mandate. Ai mori 3984 vota preferenciale duke u renditur i katërti për nga numri i më të votuarve. Bardhi e ka komentuar edhe më herët vrasjen e Pjerin Xhuvanit si ngjarje kriminale ku ishte përfshirë Partia Socialiste, pasi sipas tij, këta të fundit e kishin punësuar personin që u vra për blerje votash, si rrjedhojë e kësaj gjëje, erdhi e gjithë ngjarja që la pas gjurmë gjaku në fushatën zgjedhore.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi pjerin xhuvani zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi pjerin xhuvani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet