LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ra alarmi, por mendova se ishte ndonjë mizë dhe fjeta i qetë”/ Tregtarit i boshatisin dyqanin, Policia kërkon n

5 Prill 2021, 09:59 Nga DOSJA
“Ra alarmi, por mendova se ishte ndonjë mizë dhe fjeta i

Një tregtar kishte marrë masa parandaluese ndaj hajdutëve. Ai kishte vendosur sistem alarmi që do të mund ta njoftonte për çdo hyrje të dyshimtë, kudo që të ndodhej. Por mbrëmjen që alarmi ra, ai nuk e la dot shtratin.

I bindur se alarmi mund të ishte provokuar nga ndonjë mizë, tregtari ishte kthyer nga krahu tjetër dhe kishte vazhduar gjumin i qetë. Derisa të nersërmen kuptoi se hajdutët nuk e kishin falur dhe se duhet ta kishte vlerësuar siç duhet sistemin e alarmit.

Kjo ngjarje përshkruhet e tillë në komisariatin numër 5 në Tiranë, ku dhe u krye deponimi për vjedhjen e disa stekave të duhanit, një ngjarje për të cilën është vënë në kërkim një fëmijë një 11-vjeçar. Burime policore të Gazetës “Si” shpjegojnë se herët në mëngjes, kur shtetasi F.Z shkoi të hapë dyqanin, gjeti derën e biznesit hapur dhe i shtangur e i zhgënjyer, ai telefonoi sallën operative. Po aq i zhgënjyer ishte 45-vjecari dhe nga sistemi i alarmit që pati instaluar që ta kishte biznesin të sigurtë… derisa u kujtua se pajisjet paralajmëruese në fakt kishin funksionuar më së miri.

“E dëgjova sistemin e alarmit, ra në mesnatë dhe mendova se mos ndonjë mizë e kishte aktivizuar, ndaj fjeta i qetë”, ka thënë në polici F.Z, i cili disponon një dyqan në rrugën “Derjan”, në lagjen Bathore.

“Kur hyra në dyqan, vura re që paketat e cigareve mbi banak mungonin dhe më pas në sirtarë mungonin dhe rreth 35 mijë lekë (të reja), kjo vlerë monetare ishte poshtë banakut. Kontrollova në sirtarë se mos ishin ndokund tjetër, por jo, po ashtu mungonin dhe monedhat e holla që i kisha lënë pa merak. Me një fjalë, më vodhën”, ka shpjeguar një më një F.Z. Sipas burimit policor, tregtari ka kontrolluar kamerat e sigurisë ku dhe ka parë që një person i ri, kishte hyrë nga dritarja dhe kishte vjedhur paketat e cigareve dhe gjithë kujdes mandej ishte larguar nga dera kryesore.

“Ora kur ai hyn në dyqan korrespondon me orën kur ra alarmi dhe që unë e mendova se ndonjë mizë po provokonte sistemin”, shpjegon ky shtetas që përshkruan se çfarë ka parë në kamera. Sipas tij, hajduti kishte doreza në duar dhe kapuç në kokë.

Por policia shpjegon se megjithë kërkimet për gjurmët e hajdutit, konstatoi se pas vjedhjes, biznesmeni kishte vazhduar aktivitetin duke shitur dhe kjo e vështirëson disi zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë janë administruar pamjet nga kamera e sigurisë ku shfaqet hajduti. Burimet e policisë dyshojnë se vjedhjen e cigareve e ka kryer një djalë i mitur, identiteti i të cilit është i qartë për agjentët.

Fëmija është i moshës 11 vjeç, me prindër të divorcuar dhe në kushte të rënduara ekonomike. Menjëherë sapo agjentët janë vënë në kërkim të tij, ai nuk është gjetur në shtëpi. “Ne disponojmë të dhënat e të dyshuarit – shtoi burimi policor i Gazetës “Si”, – duke qenë se ai njihet për precedentët e theksuar në fushën e vjedhjeve pavarësisht moshës së mitur. Por sidoqoftë, derisa fëmija të gjendet nuk mund të thuhet me siguri diçka e tillë”.

Marrë nga GazetaSi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vidhet tregtari ne tirane vidhet tregtari ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Prill 2021, 08:17

Tërmeti 3.4 ballë lëkund Himarën!

HIMARË– Një tërmet 3.4 ballë ka ‘lëkundur’ Himarën mëngjesin e sotëm. Sipas aplikacionit të tërmeteve ‘Earthquake’ tërmet ka ...

Aktualitet 5 Prill 2021, 07:03

SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina e tij...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet