LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Radiocorriere 1968 / Marrëdhënia speciale e regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiun, ose siç e thërriste ndryshe “Beky F

9 Shtator 2020, 08:06 Nga DOSJA

ROMË- “Radiocorriere” ka botuar, më 17 gusht të 1968, në faqet n°34-35, një shkrim të gazetarit Gianni di Giovanni në lidhje me marrëdhënien speciale të regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiu gjatë xhirimeve të filmit “Aventurierët”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Uliksi përgatitet të bëhet Rubirosa

nga Gianni di Giovanni

Ai është duke xhiruar një film mbi jetën e playboy-it të famshëm: një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur sukses në Shtetet e Bashkuara ku ata duan ta lançojnë atë si “egërsira që u pëlqen grave”. Ai do të ketë përkrah aktorë të njohur, nga Ernest Borgnine te Olivia De Havilland. Megjithatë ai ende ndihet i lidhur sentimentalisht me heroin homerik.

 Romë, gusht. 

“Ai është i çmendur”, bërtiti regjisori Lewis Gilbert, tani jashtë shpresës së Zotit, “ai është një i çmendur, po ju them”. Sekretarët e produksionit, zyrtarët e shtypit, ndihmësit e drejtorëve tundën kokën në shenjë pranimi. Por regjisori Lewis Gilbert tha se nuk i interesonte pëlqimi i të tjerëve. Ai tha sërish me një zë të ngjirur: “Nesër, e dua këtu në Romë të gjallë apo të vdekur. U kuptuam? Po, zotëria ka vendosur se në mendjen e tij është me të vërtetë Uliksi, televizioni ia ka ngulitur në tru këtij greko-shqiptari-jugosllav, le ta marrë djalli”. I rraskapitur, regjisori Lewis Gilbert u ul në një kolltuk. Gruaja e tij Hilda u ul në krahun e tij dhe i tha me zë të ulët, “I dashur (Darling), mos u bë i paduruar do të shohësh se do ta gjejnë” dhe i ledhatoi butësisht dorën. Por burri nuk i kushtoi vëmendje.

 Një djalë i mirë

 “Gjithë faji yt,” shpërtheu ai, “po, zonjë, është i gjithë faji yt. Ti u dashurove marrëzisht me atë djalë. Ah Lewis, ti duhet absolutisht të shohësh atë film, kjo është ajo që më the. Djali ka atë hijeshi magnetike (tërheqëse) që u pëlqen grave, ma përsërite këtë. Dhe unë si një idiot që të dëgjon të shkoj me ty në atë kinema në Paris, ku kishe parë “Ciganët e lumtur”, të zhytesh në Itali për të lançuar Bekim Fehmiun, Uliksin e televizionit, për një film që do t’i kushtojë produksionit shumë para. Të mjafton kjo tani.”

 Uliksi ka fluturuar sërish dhe bravo kush e gjen. “Po si”, dhe regjisori amerikan i mbante duart në kokë, sikur t’i kishte plasur kafka, “po si? Unë e dërgoj atë në Londër për të mësuar anglisht, kësaj race fshatare dhe çfarë bën ai? Ai largohet dhe nuk e di më se ku ka shkuar. Unë e pres atë që prej tre muajsh dhe nuk jam aspak i gatshëm ta pres, duke endur kanavacën për njëzet vjet si Penelopa. Producentët e mi, producentët e filmit, nuk kanë durimin e personazheve të Homerit. Ata njerëz ia mbështjellin leckën rreth qafës, për ta mbytur”. 

Për një kohë të gjatë britmat e regjisorit bënin që muret e kartonit të teatrit të dridheshin, pastaj pasi po errësohej, ndërsa amerikani i kërkonte falje gruas së tij për ulëritjen, bie zilja e telefonit në dhomën e rezervuar për regjisorin Gilbert në një hotel të madh të Romës.

 “Alo Gilbert!”. Ishte Londra në telefon: “E gjetëm. Po sonte, me pak fjalë, vetëm tani, në një pub. Si thua? Po, ai është pak i hutuar por me pak fjalë ende qëndron në këmbë. A doni të dini se çfarë ka bërë? Epo mund të mos e besoni por Bekimi e ka kaluar gjithë këtë kohë pa marrë as edhe një orë të vetme leksioni anglishteje. Jo, Lewis mos bërtit, dëgjo. Ai ka bërë xhiro rreth Londrës tërë ditën, nga City në Docks për të mësuar të gjitha nuancat e gjuhës. Po, po pas gjithë kësaj Uliksi ynë është një djalë i mire”.

 Disa ditë më vonë, në Cinecittà, ndodhi ky rit. “Ju nuk jeni më Uliksi, harrojeni atë”, tha regjisori, duke i dhënë goditjen e parë të gërshërëve mjekrës së zezë e të trashë që akoma zbukuronte fytyrën e heroit homerik të ekraneve të televizionit italian. “Dhe diçka tjetër Beky: nga ky moment emri juaj nuk është më Fehmiu, një emër që amerikanët kurrë nuk do të ishin në gjendje ta shqiptonin, por Feymu, Beky Feymu: është e qartë?”, Feymu i ri, tani pa flokë, tund kokën në shenjë pranimi. “Mirë, në rregull unë do të bëj siç thua ti”. Dhe sigurisht që nuk mund ta kishte kuptuar në atë moment që shpesh roli e përcakton aktorin deri në pikën që e bën atë të identifikohet plotësisht me karakterin që i dha jetë, në skenë, në ekran apo para kamerave. “Beky”, përgjigjen në Cinecittà ndaj atyre që pyesin për të, “Beky, dhe kush është ky Beky? Ah, doni Uliksin e televizionit? Dhe po, natyrisht që unë e njoh atë, dreq. Shko pak më tej, po lexon (përsërit) pjesën”.

 Mirënjohje

 Bekimi kthehet nga prapa, i përkulur mbi një skenar por përgjigjet menjëherë, pothuajse automatikisht: “Po, unë jam Uliksi”. Ai bën një gjest me dorën e tij, buzëqesh dhe i shkel syrin regjisorit. “Nëse ky atje më dëgjon, më vret. Vetëm këtë mëngjes ai më tha: Beky, për publikun italian ju jeni dikush, në rregull, por për publikun amerikan jeni më pak se zero, një i panjohur. Por është më mirë në këtë mënyrë, e di ? Sepse unë do të të lançoj me këtë parullë: Beky, egërsira që pëlqejnë gratë. Eh, çfarë mendon ?”.

 Fehmiu hedh skenarin e filmit dhe bëhet i gjallë, duke bërë disa lëvizje. “Kini parasysh, unë nuk i jap goditje fatit dhe nëse ata duan të më lançojnë në Amerikë si James Dean i viteve shtatëdhjetë, unë them: në rregull. Por unë nuk mund të ndryshoj brenda natës, kjo nuk mundet. Unë nuk jam kukull. Ata thonë se Uliksi përfundimisht do të më kushtëzojë dhe unë përgjigjem: me pak fjalë, unë u diplomova në shkollën e Artit Dramatik të Beogradit duke luajtur pjesën e Uliksit, pata suksesin më të madh në jetën time duke luajtur Uliksin në televizion, çfarë duhet të bëj tani, të harroj që kam luajtur shumë teatër grek para se të mbërrija në kinema? Ata vazhdojnë të më thonë se në këtë film do të kem përkrah meje Candice Bergen, Olivia De Havilland, Ernest Borgnine, James Mason, Charles Aznavour dhe Rossano Brazzi. Unë përgjigjem se jam i nderuar dhe i lumtur, dhe e them këtë pa ironi, e kundërta nuk do të ishte mirë. Të luash lojën aventureske të një playboy të stilit të lartë si Porfirio Rubirosa para kamerës nuk është punë e vogël. Por, për sa kohë që jam në Itali, unë mbetem romantikisht i lidhur me atë personazh që më zbuloi para miliona spektatorëve. Jo, jo, reagimi im nuk është sentimentalizëm, mbase është realizëm, mbase mirënjohje : le ta quajmë atë që na pëlqen por pse duhet të harroj papritur suksesin tim?”.

 Polemika është ndoshta pak e tepruar dhe duket vërtet gratis (falas) nëse nuk merrni parasysh dramën e këtij njeriu që në këto ditë duhet të heqë qafe me forcë jo vetëm personazhin që e bëri atë një aktor të suksesshëm, por edhe të një skeme mendore në të cilën deri tani u përshtat me lehtësi. Përballë gjykimit të publikut amerikan, duke mos zhgënjyer pritjet e regjisorit dhe producentëve: këto janë problemet që shqetësojnë ish-Uliksin dhe e mbajnë atë të tensionuar dhe nervoz. Një ankth (stres) që aktori nuk dëshiron t’i rrëfejë as vetes.

 Një gjykim

“Nuk i mbyll sytë ndaj suksesit. Unë kam lindur i varfër, në Serajevë, prindërit e mi ishin nga Prizreni, një fshat shqiptar, në atë kohë. Unë isha i shtati nga tetë fëmijët. Ata më thirrën Bekim, që përkthehet Benedetto, dhe si djalosh thanë se kisha djallin në trupin tim. Por fakti është që unë doja të dilja nga fshati dhe mjerimi dhe kur në vend erdhi një kompani, vendosa që me çdo kusht të bëhesha aktor dhe ia dola mbanë. Kam punuar shumë por gjithçka më ka shkuar mirë. Tani më intereson të jem vetvetja.”

 Shihet se Fehmiu po reciton tani. Suksesi ka rëndësi për të, me të vërtetë: ai e nuhat atë, e sheh atë, e ndjek me kokëfortësi. Ai përsërit me krenari gjykimin që Lewis ka për të: “Ai është aktori më profesional dhe më i disiplinuar nga të rinjtë që kam takuar ndonjëherë. Jam i bindur që do të ketë një sukses të qëndrueshëm në ekran. Feymu është lloji i njeriut modern, me gjallëri dhe forcë të madhe karakteri, por me një nuancë mërzie dhe vetmie që ndjen trishtim. Përmbledhja e gjithë kësaj së bashku në një personazh filmi është e mundur vetëm për një aktor të shkëlqyeshëm dhe unë besoj fuqimisht se Feymu është ky aktor”.

 Ndoshta regjisori nuk vuri re një gjë: që nën lëkurën e një njeriu të vrazhdë, burrit të fortë, Uliksit të guximshëm, është një i ri i qetë, i ndrojtur, i etur për t’u ndjekur, kuptuar, dëgjuar.

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bekim fehmiu beky feymu lewis gilbert radiocorriere 1968 bekim fehmiu beky feymu lewis gilbert radiocorriere 1968


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 8 Shtator 2020, 14:29

Vaksina për SARS-CoV-2: çfarë po presim?

Zhvillimi i një vaksine efikase në kohë rekord kundër Coronas- si arrihet kjo? Dhe a do të jetë gjithçka në rregull atëherë? Koha për të marrë frymë thel...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit