Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Korrik 2021
“Radiocorriere” ka botuar, me 27 tetor 1979, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Heroi i një fabule është një piktor
Burimi : Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150
“I adoptuar nga mbreti i Shqipërisë, Ibrahim Kodra është një artist me një jetë legjendare. Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij e tregon vetë në “Të parë nga afër – Visti da vicino”
Ai është një “legjendë”. Ai ishte tetë ose nëntë vjeç kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit për një djalë që pikturonte si një piktor i madh. Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan). Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes. Por legjenda e Kodrës. I lindur më 1918 në Tiranë në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali. Dhe kështu ndodhi. Në fillim të të njëzetave, me një bursë, i riu arrin në Itali, në Milano dhe hyn në Brera në shkollën e Carra-s, Carpi-t, Funi-t, Morlotti-t, Dova-s, Peverelli-t. Pastaj lufta. Hy në Rezistencë. Dhe nuk largohet më nga Italia. Bëhet qytetar italian dhe nënshtetësia e tij firmoset nga i njëjti president Saragat-i që e uroj atë në “Quirinale”. Por edhe fitorja milaneze midis viteve 1940 dhe 1950 ka gjithashtu aromën e legjendës. Shkurtimisht, piktori nuk ndan, ashtu si në të kaluarën, ekzuberancën e jetës nga gjeniu artistik dhe bëhet një lloj heroi i romanit. Dhe është vetë ai që rrëfen tërë jetën e tij fantastike në takimin e tij me publikun në “Të parë nga afër – Visti da vicino” (e premte, ora 6 pasdite. Rete 2). Natyrisht, personaliteti i pagabueshëm i artistit të madh nuk është i ndarë nga stili i tij konfuz.
Është e gjitha në një. Rezultati është një vepër artistike gati si magjistare, drita, ngjyra, idhuj, aludime lirike për Orientin e tij Ballkanik, përzier në një stil të pagabueshëm. “Kodra është primitivi e një civilizimi të ri”, tha poeti Paul Eluard. Në përpjekje për të shpjeguar këtë alkimi misterioze artistike të këtij “primitivi” në transmetim është Carlo Munari. “Legjenda” e Ibrahim Kodrës është kështu një takim tjetër me artin bashkëkohor dhe mbi të gjitha me artistin, në ciklin e gjatë të Renzo Bertoni-t: një cikël që ka sjellë dhe sjell në shtëpi “të mëdhenjtë” e artit në dimensionin e tyre të përditshëm, në momentin e punës së tyre dhe në momentet e relaksimit: në një rrëfim që secili i bën vetes dhe artit të tij për publikun e gjerë.”
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DashiTë gjithë mund të jenë kritikë, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se e enjte do të jetë dita e duhur të kritikave ndaj jush dhe as të kritikoni ndok...
SHBA- Robert Downey Sr., aktori dhe producenti i filmave klasikë si “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”, vdiq të martën në mbrëm...
KOSOVË– Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, duket se nuk ‘reziton’ shuëm pas folur me të dashurin e saj, Keith.Së fundmi, ajo ka ndarë ...
PRISHTINË– Kënga më e fundit e Stresit, “Po foli i fundit”, ka nisur një sherr të ri në estradën shqiptare. Kësaj here mes Stresit dhe grupit të njoh...
TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani është kapur keq me një nga ndjekëset në Instagram.Së fundmi Arbana po kalon disa ditë pushime në Kretë, me partnerin e sa...
FRANCË– Festivali i Filmit në Kanë është ritkhyer në Francë pas dy vitesh, pasi vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19. Në një skenë m...
SHBA– Flokë kaçurrela, të shkujdesur, buzëqeshje rrëzëllitëse dhe një fustan pranveror…ky është look-u i Rita Orës, teksa shfaqet për herë të parë ...
TIRANË– Loredana dhe Mozzik jane ndër çiftet më të përfolura të showbizit, kjo për shkak edhe të luhatjeve të vazhdueshme në marrëdhënien e ty...
SHBA– Kim Kardashian është e pandalshme! 40 vjeçarja ka ndarë disa foto dhe video interesante nga pushimet me familjen ku shihet teksa bën sërf, shoqërua...
KOSOVË- Babai i Kadri Veselit, Fazlli Veseli i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, ishte dhunuar në vitin 1993 nga forcat serbe. Në 3 gusht në vitit 1993 f...