LIVE UPDATES
Bota

Raketa, shpërthime dhe viktima/ Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem?

11 Maj 2021, 11:48 Nga DOSJA
Raketa, shpërthime dhe viktima/ Çfarë qëndron pas

JERUZALEM- Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. Atje ndodhen vendet kryesore fetare – të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët. Jerusalemi ka qenë, në fakt, skenë e konfrontimeve të dhunshme midis hebrenjve dhe arabëve tash e 100 vjet dhe mbetet një nga qytetet më të kontestueshme në botë.

Përleshjet e fundit filluan një muaj më parë, kur Izraeli bllokoi disa tubime të palestinezëve, në fillim të Muajit të shenjtë të Ramazanit. Pasi ato kufizime u zbutën, plani për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga një lagje e Jerusalemit Lindor vazhdoi të nxiste konfrontime.

Të hënën, qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite. Protestuesit hidhnin gurë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit gaz lotsjellës dhe plumba gome. Disa policë u plagosën po ashtu. Përse Jerusalemi është gjithmonë në prag të shpërthimit?

Kryeqytet i dy popujve

Izraeli e sheh Jerusalemin si kryeqytet të tijin “të unifikuar” dhe “të përjetshëm”. Ai e ka aneksuar Jerusalemin Lindor – i cili përfshin edhe Qytetin e Vjetër – në luftën e vitit 1967, së bashku me Bregun Perëndimor dhe Gazën. Palestinezët i duan këto territore për shtetin e tyre të ardhshëm, ndërsa Jerusalemin Lindor e shohin si kryeqytet të shtetit të tyre.

Aneksimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli nuk njihet nga shumica e vendeve të botës dhe fati i kësaj pjese mbetet ndër çështjet më të komplikuara në procesin e paqes, i cili ka ngecur më shumë se një dekadë më parë.

Izraelitët, të hënën, do të shënonin Ditën e Jerusalemit, një festë kombëtare që shënon aneksimin. Në vitet e kaluara, mijëra izraelitë – kryesisht nacionalistë fetarë – marshonin nëpër Qytetin e Vjetër, duke përfshirë edhe Lagjen Myslimane, gjë që shumë palestinezë e konsideronin si provokim. Në ditët e fundit, izraelitët nacionalistë organizuan ngjarje të tjera në Jerusalemin Lindor, që çuan në grindje të dhunshme me palestinezët.

Maja e shenjtë

Përleshjet e së hënës u zhvilluan në dhe rreth xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër. Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe ndodhet në një rrafshnaltë, ku gjendet edhe kupola e artë ikonike. Myslimanët i referohen kompleksit si Shenjtërorja Fisnike.

Rrafshnalta është e shenjtë edhe për hebrenjtë dhe ata i referohen asaj si Mali i Tempullit, sepse ishte vend i tempujve biblikë. Romakët e shkatërruan Tempullin e Dytë në vitin 70 para erës sonë dhe atje mbeti vetëm Muri Perëndimor. Xhamitë u ndërtuan shekuj më vonë.

Jordania fqinje shërben si kujdestare e lokacionit. Ai është i hapur për turistët në kohë të caktuara, por vetëm myslimanët lejohen të luten atje. Muri Perëndimor është vendi më i shenjtë, ku hebrenjtë mund të luten.

Në vitet e fundit, grupe hebrenjsh fetarë dhe nacionalistë, të shoqëruar nga policia, kanë vizituar kompleksin në një numër më të madh dhe kanë mbajtur lutje në kundërshtim me rregullat e vendosura pas vitit 1967 nga Izraeli, Jordania dhe autoritetet fetare myslimane.

Palestinezët i shohin vizitat e shpeshta të hebrenjve si provokim dhe ato shpesh shkaktojnë përleshje ose dhunë edhe më serioze.Disa izraelitë thonë se lokacioni duhet të jetë i hapur për të gjithë besimtarët. Palestinezët refuzojnë, nga frika se Izraeli do ta marrë përsipër ose do ta ndajë atë. Zyrtarët izraelitë thonë se nuk e kanë ndërmend ta ndryshojnë status quo-në.

Politikat diskriminuese

Hebrenjtë e lindur në Jerusalemin Lindor janë qytetarë izraelitë, ndërsa palestinezëve nga Jerusalemi Lindor u jepet një formë e qëndrimit të përhershëm, e cila mund të revokohet, nëse ata jetojnë jashtë qytetit për kohë të gjatë.

Palestinezët mund të aplikojnë për shtetësi, por është një proces i gjatë dhe i pasigurt dhe shumica zgjedhin të mos e bëjnë, sepse nuk e njohin kontrollin e Izraelit. Izraeli ka ndërtuar vendbanime hebraike në Jerusalemin Lindor, ku jetojnë rreth 220,000 njerëz. Ai e ka kufizuar shumë rritjen e lagjeve palestineze.

Grupi izraelit i të drejtave të njeriut B’Tselem dhe Human Rights Watch me qendër në Nju Jork, në raportet e tyre të fundit, kanë folur për politika diskriminuese në Jerusalemin Lindor, duke argumentuar se Izraeli është fajtor për krim të aparteidit. Izraeli i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se banorët e Jerusalemit trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kërcënimet me dëbime

Përleshjet e fundit nisën në fillim të Ramazanit, kur policia izraelite vendosi barriera jashtë Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër. Atje zakonisht mblidhen besimtarët myslimanë, pas faljeve të mbrëmjes.

Policia më vonë i largoi barrierat, por protestat u përshkallëzuan më pas, për shkak të kërcënimit me dëbim të dhjetëra familjeve palestineze nga lagjja Sheik Jarrah e Jerusalemit Lindor.

Familjet janë përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me të ardhurit hebrenj, që përpiqen të marrin pronë në lagjet palestineze, pranë Qytetit të Vjetër. Izraeli i paraqet ato si mosmarrëveshje private rreth pasurisë së patundshme, por rasti ka tërhequr vëmendjen globale.

REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota izael-palestine jeruzalem perleshjet izrael-palestine izael-palestine jeruzalem perleshjet izrael-palestine

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion