All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Ylli Rakipi: Basha është zbythur, s’del asgjëkundi se s’ka ça të thotë. Rama të çmonton, Meta është i fortë

23 Janar 2020, 20:55 Nga DOSJA
Ylli Rakipi: Basha është zbythur, s’del asgjëkundi se
All - Paragraf - 1

“Po të humbë zgjedhjet, a jep dorëheqjen Lulzim Basha?” Me këtë pyeteje iu drejtua nga studion e Abc News gazetari Ylli Rakipi, kryetarit të opozitës.

Sipas tij Basha nuk ka sëfundmi asnjë dalje në media, pasi siç thekson gazetari nuk ka çfarë të thotë.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Rakipi tha se opozita politike është shumë e dobët.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Forcat politike duhet të hapin sistemin. Shqipëria ka njerëz të rinj që ikin studiojnë jashtë dhe nuk kthehen më. Këtu ka një eksod masiv.

Mirela Milori: Cfarë ndodhi që opozita tha “Rama ik”, dhe sot jemi në një tryezë dhe presidenti kërkon që tryeza të shkojë në një nivel më të madh?

Ylli Rakipi: Ka ndodhur një zbythje e kryetarit të opozitës. Ti e ke vënë re që ai nuk del asgjëkundi, vetëm në Facebook. Në Facebook kishte përshëndetur një qytetar, mos ik i thoshte, se ne do bashkohemi dhe të pres në takim.

Mirela Milori: Nuk i kanë munguar ftesat nga gazetërët zotit Basha, shpresoj të japë një intervistë.

Ylli Rakipi: Nuk vjen se s’ka c’të thotë. Opozita duhet të bëjë këtë llogari, ose të bëhet opozitë ose të hapë dyert, të ketë një opozitë tjetër. Po pse ka frikë të ketë opozitë tjetër, mund të dalin 10 parlamentarë të tjerë. Pse duhet ta mbyllësh si në vitin 2008 kur Ilir Meta shkoi dhe donte të jepte jetën.

Mirela Milori: Vërtet beson se mund të ketë një parti tjetër opozitare?  Një pjesë të opozitës i ke në Parlament.

Ylli Rakipi: Opozita po hap procesin brenda vetes.

Mirela Milori: Edhe zoti Patozi ka bërë një parti të tij, me reformën e re zgjedhore, mendon se zoti Patozi mund të marrë të gjithë bazën e partisë?

Ylli Rakipi: Jo, e hap sistemi që të jetë edhe Patozi edhe Topalli, edhe ata që kanë vajtur tani, dhe të ketë një garë në vazhdim. Ky sistem është garë.

Mirela Milori: Kjo reformë që do bëhet, mendoni se do hapë garën?

Ylli Rakipi: Jo, kjo është një reformë që të kthehet Lulzimi atje ku ishte, dhe disa të tjerë, dhe të vazhdojë kjo që situatë që ka qenë dhe Shqipëria të katandiset në këtë gjendje. E ke parë kryeministrin që thotë se eksod ka kudo?!

Mirela Milori: Po është Ballkani Perëndimor i përfshirë nga eksodi.

Ylli Rakipi: Ku ka? Hajde shkojmë në një republikë me 600 mijë njerëz, në Mal të Zi, sa ka?!

Mirela Milori: Ka tjetër qasje, si me turizmin, si me kapitujt, dhe me BE-në, jo se s’ka korrupsion, ka por…

Ylli Rakipi: Ka korrupsion por e ndan vendin me qytetarët e vet Mirela. Gjukanovic nuk është një kampion demokracie, por e pjeston vendin me qytetarët e vet. Të jesh i lirë në demokraci, është të mundesh në fillim ekonomikisht. Jetojnë më mirë edhe serbët. Këtu Shqipëria ndahet me 10 veta. E ke parë ti që ky bërtet kundër oligarkëve, dhe oligarkët marrin më shumë. Po kush po thotë një cerek fjale nga oligarkët?!

Mirela Milori: Megjithatë zgjedhjet…bëri një “vetëvrasje” doli nga sistemi, me këtë reformën që do ketë edhe draftin e saj, arrin deri diku të çmontojë regjimim e Ramës, se nuk ka rrugë tjetër…

Ylli Rakipi: Rama e çmonton atë. Të çmontosh është si të luftosh me Ramën në mënyrë formale, se substancialisht Meta është i fortë, bën veprime të forta, kundërshton ligjet. Por formalisht edhe Meta bëhet ndonjëherë qesharak, merr një shegë dhe thotë ja u poq shega. Këto janë formate të potureve që mban Rama. Ai i mund këta , është aq i zoti se me këto formula këta e merr zvarrë. Pyetja ime është, që ia bëj edhe opozitës, dhe Lulzim Bashës: Nëse humb zgjedhjet e  viti 2021, se mos e hapin këtë idenë do ketë zgjedhje në qershor…

Mirela Milori: Nuk do ketë zgjedhje në qershor a në shtator?

Ylli Rakipi: Edi Rama do shkojë në zgjedhje tani?!

Mirela Milori: Po, edhe fiton prap ndoshta…

Ylli Rakipi: Mund ta bëjë, por ai shkon në zgjedhje, po themi në qershorin e vitit 2021, po fitoi Edi Rama në zgjedhje, jep dorëheqjen Lulzim Basha? Se ai do thotë prap  ky regjim na vodhi, se ai u mësua tani që ia merr pula bukën nga dora. Pyetja ime është Lulzim Basha po i humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen?

Mirela Milori: Do e pyesim Lulzim Bashën dhe do kemi një përgjigje.

Ylli Rakipi: Ku do e pyesim, të vjen ai këtu ty? Opozita po të kishte bërë detyrën, regjimi nuk ishte sot. Ai e mbylli detyrën dhe iku në plazh, dhe tani ka filluar procesin e rikthimit.

Mirela Milori: Po Rama…

Ylli Rakipi: Këta kryetarët që ka zgjedhur ky dalin të gjithë në Greqi. Është një lemeri e madhe, është një regjim i plotë, sepse përballë nuk është opozita politike. Ky ka realizuar komplet regjimin.

Mirela Milori: Tani që ngrihen organet e reja të drejtësisë mendoni se do ketë një frymëmarrje tjetër?

Ylli Rakipi: Këto i ka nën kujdestari kryetari i regjimit. Nuk ka regjim, po nuk i ke marrë të gjitha. Të fundit kishte ca copëza mediash. E dëgjuat si tha unë kam 60 gjyqe dhe po humba njërin dorëhiqem. Si mund të thotë  kështu, ai i ka të gjitha.

Mirela Milori: Perspektivë shikon?

Ylli Rakipi: Nuk shikoj me thënë të drejtën, më vjen keq që jemi banorë të këtij vendi dhe kemi rënë në këtë gjendje që është shokuese, vrasëse, dhe më habit akoma, arroganca e kryeministrit, dhe njerëzve të tjerë, për shkak të mungesës së opozitës politike përballë.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ylli rakipi lulzim basha ylli rakipi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës