LIVE UPDATES
Aktualitet

‘AKTIV’ në Facebook! Rama-qytetarëve: Pyeteni Bechettin, mori gjë? S’jam Skëndërbeu

7 Shkurt 2022, 06:23 Nga DOSJA
‘AKTIV’ në Facebook! Rama-qytetarëve: Pyeteni Bechettin,

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte aktiv përgjatë gjithë ditës së djeshme në rrjetin e tij social ‘Facebook’. Rama u përgjigj temave që kishin të bënin me protestat, vizitën e Erdogan, si dhe për gjyqin me Becchetin. Për këtë të fundit, kryeministri Edi Rama kërkon nga komentuesi që ta pyesë, nëse ka marrë ndonjë gjë që iu është thënë se do të merrte. Një prej komentuesve e cilëson kreun e qeverisë si Skëndërbe, mirëpo Rama tha se nuk është një i tillë.

REPLIKAT E PLOTA:

KOMENTI: Z/Rama. Ju ftoj te zgjdhni problemin e 5-majit. Nuk eshte e vertete qe banoret po trajtohen siq ju takon. Po nxirren me dhune nga banesat e tyre pa firmosur asnje kontrate. Refuzimi i firmosjes se kontrates behet sepse ajo eshte e njeanshme ,,,e pavlefshme dhe ne dem te qytetareve. Ju lutem trajtojeni problemin rast pas rasti. Secili rast ka problematike te veçante. Ndalojeni kete qe po ndodh. Eshte realisht e tmerrshme. Nuk jemi aspak te pa-ligjshem.

Edi Rama: askush nuk nxirret pa nje zgjidhje, demshperblim apo bonus qeraje dhe kompensim me banese sociale, njesoj sic beme me te prekurit nga termeti! Refuzimi nuk e bllokon dot procesin e zhvillimit dhe sigurisht qe pasohet me nxjerrje forcerisht, perderisa te tereve u eshte dhene zgjidhja e askush nuk eshte lene ne qiell te hapur.

KOMENTI: Z/Rama. Jane nxjerre. Zgjidhja duhet tr jete konkrete. Ofroni kontratat te qarta e pastaj prishni pronen. Une i shoh perdite ,,,jetoj me dhimjen e tyre. Nuk jane njerez qe pengojne zhvillimin. Mund te mos njohin ligjet por nese troket ne dere te tyre te presin si mik. Te lutem merr masa ndaloje per momentin ofroni kontrata te qarta sistemo banoret pastaj shemb banesen.

Edi Rama:  zonje ju’a kam shpjeguar disa here dhe ju vijoni te insistoni njesoj sikur te mos kishit marre pergjigje, por une nuk kam nje pergjigje tjeter pervec asaj qe ju kam dhene: Te gjitheve u eshte dhene nje zgjidhje, askush nuk eshte lene ne qiell te hapur dhe puna nuk do te ndaloje, sepse ka mijera te tjere qe presin te hyjne ne shtepite e reja tek 5 maji

KOMENTI: Insistoj sepse kjo qe thoni nuk eshte e vertete. Shtepia e Nene-Lizes eshte shemb dhe ajo dhe femijet e saj nuk kane marre asnje zgjidhje. Refuzojne te firmosin nje kottate sepse nuk ploteson asnje nga kerkesat e tyre. Kaq z/Rama. Si ajo jane nje pjese e mire e banoreve. Kaq e veshtire eshte qe te ri-shikohet ajo dreq kontrate. Kaq e veshtire eshte te vihet koha dhe te percaktohet vendi ku ato do pajisen me banesa??? Kaq e veshtire eshte te zgjidhet problemi tyre. Nuk do ju shkruaj me se nuk dua te ju “bezdis”. Kisha shume besim ne personin tuaj ….por …. Gjithesesi une e ngrita zerin aty ku dhe u degjova sado pak. Uroj qe te mendoheni ti thirrni ata njerez te reflektoni per ta. Asnje moment nuk kemi kerku ndaljen e projekti.

Edi Rama: ah, e pra, “refuzojne te firmosin nje kontrate sepse nuk ploteson kerkesat e tyre”, po kjo nuk do te thote qe nuk u eshte dhene zgjidhje, perkundrazi, u eshte dhene zgjidhje dhe eshte e pabesueshme qe pasi kane ndertuar edhe pa leje, nuk e pranojne te njejtin trajtim si per te prekurit nga termeti! Eh jo, kjo nuk eshte arsye per te ndalur punen.

KOMENTIj:  ju po flisni qart po ky do te flas ate qe do dhe jo ate qe duhet.

Edi Rama:  cfare duhet pervecse bonus qeraje dhe banese sociale (per ata qe ndertimet i kane pa asnje leje qe te jemi te qarte), urdhero ma thuaj?

KOMENTI: Edi Rama ateher pse po protestojn dhe jane te çoroditur?

Edi Rama:  sepse sic e thote ne komentin e saj Blerta, nuk duan kaq, duan me shume.

KOMENTI: Edi Rama O Zoteri Edvin po te doni ju e gjeni rrugen e zgjidhjes. jemi te persekutum nga dy here. nje her ne kohen e qofte largut dhe nje her ne ditet e sotme.

Edi Rama: po te ishit te persekutuar ne kohen e sotme as nuk ndertonit dot shtepi pa leje, as nuk merrnit dot kompensim moral e fizik megjithese shtepine e keni ndertuar pa leje, pra nuk jeni te persekutuar po jeni te respektuar si qytetare te ketij vendi

KOMENTI: Edi Rama i nderuar askush spo thote qe po lihen pa nje zgjidhje por jo zgjidhje te njeanshme…ju thoni bonus qeraje apo banesa sociale.bonus qeraje eshte e perkohshme banese sociale eshte prap zgjidhje jo korrekte.beni nje zgjidhje te drejte dhe te gjithe do te jen dakort.

Edi Rama: po pse cila eshte zgjidhja korrekte meqe zgjidhja morale e ligjore me bonus qeraje dhe banese sociale qenkan zgjidhje jo korrekte?

Komenti:  o zot a jeton në shqipri apo nuk ti tregojnë të gjitha. Vetë s’besoj se keni kohë të merrni me këto gjëra të “”vogla”” se s’ka mundesi të jenë këto përgjigjjet tuaja.

Edi Rama:  une jo jetoj ne Shqiperi, po jetoj me problemet e Shqiperise 18 ore ne dite, keshtu qe i di edhe keto gjerat e vogla ne detaje, prandaj keto jane pergjigjet e mia po, ne respekt te njerezve se ndryshe rrija edhe une lart e larg si te tjeret dhe as merresha hic me cfare shkruhet ketu

Komenti: Skenderbe! A ke noj pergjigje prej Lideri te vertete per ata Familje qe po ju prishni strehimin per efekt zhvillimi por pa ju derdhur ne Banke Dam Shperblimin sic cberi Lideri Historik Berisha me Bulevardin e ri?

Edi Rama: nuk ka derdhje ne banke per ata qe kane ndertime pa leje, po ka bonus qeraje dhe banese sociale, njesoj si per te prekurit nga termeti, dicka qe askush nuk e ka bere dhe as e ben ne vendet e ngjashme! Po pas kesaj pergjigje nje sugjerim kam, shperdorimi i emrit te Skenderbeut dhe togfjaleshi “lider historik” jane te tepert.

Komenti: Per cfare energjie flisni zoti kryeminister vendi jone renditet i dyti ne europ per nga rezervat ujore dhe ju akoma flisni per ceshtjen e ujit apo te dritave ne kte vend dhe merni kosoven pse nuk mer izraelin qe nuk e ka nje pik uje te pishem dhe prap nuk i mungon .Por problemi qendron te shitja dhe blerja keshtu qe mos qeshni me lulin per tabelen e shumzimit por hiq gjithe berishat dhe metat qe ke brenda dhe fillo te punosh me shum me ato qe i duhen vertet popullit tone eshte e vertet nga kta qe kemi je me i sakti por kjo nuk do te thot qe nuk mund te besh me shum flm per mirkuptimin.

Edi Rama:  e vertete eshte qe kemi uje po, por uji nuk mblidhet vete ne rezeruare dhe as futet vete ne tuba, prandaj na duhet Skavica qe me ne fund pas 50 a 60 vjetesh po futet ne rrugen e realizimit, sepse pa Skavicen detyrimisht shesim ne dimer (lire) e blejme ne vere (shtrenjte), ndersa rasti i Izraelit, te cilin e kam sjelle edhe une shpesh si shembull, tregon dicka tjeter: Vendet nuk dallohen nga ajo qe kane po nga ajo qe dine dhe ato vende qe sot i sjellim ne biseda per krahasime te kollajshme, nuk e vidhnin energjne deri para 8 vjetesh, as ujin

Komenti: Po shto dhe nje pyetje z Kryeminister….Nese eshte dakort populli ti shtoni edhe nje takse tjeter per 1 liter nafte se kemi me pak edhe se vendet afer nesh ????

Edi Rama:  po pse nuk i shikon vendet me afer nesh dhe per faturen e energjise, qe eshte katerfishuar per shembull ne Kosove, sepse duke i pare te dyja mbase dalim ne nje konkluzion realist per situaten e per mbeshtetjen e qeverise per njerezit

Komentii: Po çfarë Këshillimi kombëtarë është ky. Lloj-lloj pyetje për patronazhist e asnje për problemet reale të kombit. Asnjë çështje për rininë e në veçanti asnjë për studentët! Po e di që nuk do të përgjigjesh sepse ju komentoni ata që në kritikat e tyre ju ofendojn dhe kete te fundit e shfrytzoni si alibi per ti denigruar problemet reale… Nga 2011-2020 sipas fakteve kane ikur nga atdheu mbi 180mijë të rinje e student ekselent. Cfare thua KM?

Edi Rama: Bajram Bay Zendeli jo ne fakt, une u pergjigjem komenteve kritike, madje nganjehere edhe komenteve ofenduese si ky, jo per te “denigruar problemet reale”, po per te ndihmuar sa te mundem kulturen e debatit, e cila nuk ka vend per ofenduesit e per perqeshesit! Ty mund mos te te pelqeje fare pyetesori i Keshillimit dhe je ne te drejten tende, sic je ne te drejten tende ta kritikosh e mos marresh pjese, po ti s’mund te fyesh ata qe mendojne ndryshe nga ti, sepse jane mijera njerez ne dite qe marrin pjese, ne anonimitet te plote, ndersa patronazhistet i pergojon pa e ditur fare mbase qe jane qytetare njesoj si ti… Qeveria pyet qytetaret per disa vendime qe deshiron mendimin e tyre dhe disa ketu hidhen perpjete a thua se u dha plumbin ballit apo drurin kurrizit, si ajo qeveria tjeter per te cilen ka akoma njerez qe kane mall, po fatmiresisht jane pakice e pakices… Sa per ikjet nga atdheu kam folur dhjetra here dhe ata qe i perdorin per te treguar me gisht qeverine, realisht nuk dine cfare thone sepse ne asnje vend asnjehere nuk ka dale ndonje qeveri qe t’i ndaloje levizjet e njerezve, pervec asaj te Enver Hoxhes natyrisht, po ketu flasim per demokraci jo per diktature.

Komenti: Pika kryesore ne pyetësor mungon. LIGJERIMI I MINIMUMIT JETIK. Ne kete kohe kur rritja e çmimeve prek kryesisht shtresat në nevojë ky ligjërim mbron keto shtresa. Kur shtetet e BE e kane te sanksionuar me ligj ne kushtetute minimumin jetik, perse qeverite tona dhe opozita nuk e miratojne kete ligj? MINIMUMI JETIK shmang problemin kryesor qe te blesh me çmime europiane dhe te paguhesh me rroga indiane.

Edi Rama: nuk funksionon keshtu jo dhe per cmimet europiane pyet pak shqiptaret ne Itali se e shpjegojne me mire e me thjesht se une se si po iu kercet kurrizi ne kete kohe krize nga qerate e nga dritat per shembull, qe te mos zgjatemi me te tjerat!

Komenti: Te fala nga Beketti kryeministri I shqipetareve.30 vjet,per buk behet fjal akoma.E njejta melodi nga te majte e te djathte.Vec propogande.U pasuruan vec ata qe ju bejne veri.

Edi Rama:  te fala paç po meqe e njeh pyete, ka marre gje? Sa per te tjerat avaz i vjeter, ankohu e shaji te gjithe, po shyqyr kemi kohen qe i ve te gjitha ne vend

Komenti: Po ku pyet për opinionin ton ti,thjesht humbet kohen tënde.

Edi Rama: jo jo, une nuk kam kohe per te humbur, po nderkohe qe secili ka te drejten ta jape ose jo opinionin e vet, fyerjet e perqeshjet nuk jane as argumenta, as kohe e shfrytezuar me njerzillek.

Komenti: Une cuditem me personat qe harxhojne kohe kot per permbushjen e pyetesorit formal kur ndonjehere eshte degjuar mendimi i popullit. Dhe kur kritikon nje qeveri ja hedh fajin tjetres dhe kur voton te vene patronazhiste per te pergjuar ti thush rogat jane shume te ulta ngrihesh ne greve si ne bilisht qe shfrytezohen grate ne maksimum qeveria hesht keto jane hallet e popullit z kryeminister

Edi Rama: e para kritikat jane gjithnje te mireseardhura, sharjet jo; e dyta patronazhistet nuk pergjojne askend; e treta grave ne Bilisht qeveria iu doli ne krah te nesermen, permes ministres se financave qe vajti vete tek ato dhe ndermjetesoi zgjidhjen me pronaret; e fundit, ti thua kur eshte degjuar ndonjehere mendimi i popullit dhe kur qeveria te thote dua te te degjoj, ti thua plaç! E pra, ka dicka qe nuk shkon ketu

Komenti: Edi Rama ti je vet zot vet shkop. I ke te gjitha ne dore. Cte duhet kjo farse gjasme tu be vone per opinionin tone? E them farse sepse te tilla jane keto pyetje, pa lidhje fare me hallet e popullit. Duam ndalimin e shpopullimit, ndalimin e korrupsionit, ndihme per bujkun, ulje te menjehershme te taksave ne karburant (te pakten me 500 leke per aq kohe sa te zgjasi kriza). Respektimin e prones private……. Etj etj….. Ka shume halle REALE populli dhe ti as qe e vret mendjen fare. Nejse, mire te na behet, vet te bem ZOT ne kete vend . Gjithsesi flasim ne zgjidhjet e radhes

Edi Rama:  fyerjet nuk jane argumenta, nderkohe qe opionioni i qytetareve na duhet per te gjitha keto vendime per te cilat kemi dilemat tona! Sa per ato ndalimet qe kerkon ti, ato nuk behen me urdher te peshkut, po me reforma, me pune, me durim e me kohe, ndersa hesapi per ate 500 lekeshin eshte shume i gabuar, nderkohe qe kjo qeveria qe ti po pret zgjedhjet e tjera ta rrezosh po te mbron nga rritja e cmimit te energjise sot qe flasim! E ke pare qe eshte katerfishuar ne Kosove fatura e familjareve? Ndersa ketu e paguan qeveria diferencen e madhe mes cmimit real dhe cmimit me te cilin e blejne familjaret energjine! Keshtu qe pak me shume njerzillek kur komunikojme, le ta degjojme njeri – tjetrin pa fyerje e pa akuza, sepse vetem permes njerzillekut merremi vesh

Komenti: Po pse nuk shenon ne keshill a duhet t I nxirrja me force banoret e 5 Majit ?! Ishte vertet nje veprim I paligjshem per mos te permendur perndjekjen e vazhdueshme te shitesve ambulante ku policia bashkiake e lali Erit u prishte gjithe tezgat !

Edi Rama: patjeter qe kush nuk del me hir duhet te dale me pahir, pasi e ka marre ate qe i takon sic e kane marre te tere banoret tek 5 maji, ndersa shitesit ambulante nuk lejohen askund qe te hapen si vaji ne lakra pertej vendeve te lejuara.

Komenti: Ekspres u shpërndan këto kurse faturat e oshe dhe ukt nuk na vinë kurrë tek dera.E çfarë bën fjala e shefit të madh.

Edi Rama:  disa e kane harruar kohen kur rrinin ne radhe per te paguar faturat aforfe te OSSHE, sot i kane ne telefon dhe i paguajne permes e-albanias pa levizur nga vendi, po keto nuk quhen natyrisht, te keqijat harrohen ndersa e mira s’ka fund

Komenti: Edi Rama po ne të Kosoves kemi te drejt te drejt te japim opinion ton , me që qenka Këshillimi Kombëtar. Si psh tarifen për rrugen e Kombit , kufirin ose tregun e perbashket apo ndoshta per keto keni marr opinion e vuçiqit. Apo ndoshta ky këshill esht vetum per konsul i juaji I mbremdshum.

Edi Rama: ky keshillim eshte per qytetaret qe votojne ne Republiken e Shqiperise sepse ka te beje me vendime te qeverise se Republikes se Shqiperise, ndersa tarifa e Rruges se Kombit do te vazhdoje te paguhet nga cdo perdorues i rruges, qofte nga Republika e Shqiperise qofte nga Republika e Kosoves

Komenti: Se mos po ban ndonje ndryshim kjo gja

Edi Rama: Albana Stenaj Neziri ne vend se te mallkosh erresiren ndiz nje qiri thoshte Nene Tereza, keshtu qe ti jepe opinionin tend qytetar, pastaj lerua te tjereve pergjegjesine po nuk bene asgje me opinionin tend

Komenti: Une zoti kryeminster nuk do e panoj ne shtepi pyetsorin sepse skam me besim ne shqiperi.jam mrz shum fare shpresojme se mo behet dicka po asgje,pse duhet te ikim nga shqiperia pse ska pune edhe ato fasonerit japin rroga te ulta jo 300 mi lek te vjetra sic premtoni ju.mendoja se do rregullohej shqiperia po asgje po shohim deri me sot.do kerkoni moshen e re po sdo jet mbas disa vitesh do ngelen vetem pensionistet.

Edi Rama: e drejta jote te mos e japesh mendimin tend, detyra ime te te pyes si mendon Ndersa per keto te tjerat nuk dua te perseris veten, po Shqiperia do behet dhe po e bejne shqiptaret, kete di une!

Komenti: Zoti Edi Rama kjo eshte vec per sho sepse ne funde ju vendosni vete kjo eshte e vertete

Edi Rama: Tano Selai ne fund patjeter vendimin e merr qeveria, po opinionet e njerezve na duhen per te zgjidhur dilemat qe kemi hedhur ne pyetesor

Komenti:: O Edi ose udhëhiq ose ik kë po pyet?Apo të kanë mbaruar energjitë?

Edi Rama: Enver Tocilla pyes njerezit sepse se me shume ta degjojme njeri – tjetrin aq me mire eshte, duan s’duan ata qe s’duan

Komenti:: Z. Kryeminister pyetsorin e kemi plotsuar dhe votat ti kemi dhone sepse jemi te bindur se me i mir se ju nuk kapasur kyo 25 vjet por midish shum punve te mira nuk me duket ( ju mund te argumentoni me mir) normale qe ju mos te ngreni nje komisjon te fushes qe te percaktoni minimumin jetik te pensjonisteve qe te pakten pa 200 mi lek te vjetra nuk jetojne dot , aq me keq kur cmimet jan ngritur , pretendimi qe falimentojn sigurimet shoqrore nuk mund te qendroj per shum arsye , ,,, nje rrug mund te mos behet ket vit, rrogat me nga 40 perqind mund te behen 20 , deputetet mos te paguhen per komisjonet qe bejn ,makinat mos ti perdorin fare te jen ne parking dhe te perdoren vetem per pune etjer sepse SHTETI PRANDAJ FUNKSJONON QE MUNDESISHT MOS TE KENE SHUME HENDEK RROGAT SHUM TE LARTA ME ATA SHUM TE ULTA ,,, si perfundim nuk duhet harruar qe edhe rrall pensjonet jan indeksuar 2.5 perqid dhe kjo eshte shum qesharake sepse ata pensjonista qe kan djemte biznesmen , deputet ,,, ata pak lek ja lejne prideve vetem per kafe dhe ata po qe jetojne mir por flas per tjeret qe smbajne dot femijet jo me te ndihmojne prindit

Edi Rama: Allkoci Jonuz sikur te ngriheshin rrogat e pensionet duke hequr investimet do ishte kollaj fare, po pyetja eshte nga do vijne leket me tej nese nuk investohet, nuk punohet, nuk zhvillohet vendi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama me komentues edi rama edi rama me komentues

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën