Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka mbaruar çdo çështje për të bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dhe ka nisur me të larguarit nga kjo jetë. Vetëm për të sulmuar kundërshtarin e tij politik, Rama përmendi efektivët e Policisë së Shtetit që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, duke akuzuar indirekt kryedemokratin Lulzim Basha se shoqëohet me persona me precedentë penalë.
Sipas kreut të qeverisë, në kohën e qeverisjes së paraardhësit të tij, Policia e Shtetit kishte lidhje të forta me krimin, madje sipas Ramës merrte informacione para çdo operacioni. Si pasojë, kishin ndodhur edhe vrasjet e shumë efektivëve, që goditeshin nga vetë kolegët e tyre.
“Kemi përballë një konglomerat bingosh, me drejtorat e policisë që shisnin operacionet tek banditët. A ju kujtohet sa policë janë vrarë në kohën e tyre. Po nuk vriteshin se nuk donin që të luftonin, po vriteshin pas shpine. Nga telefonatat për ata të tjerët. Të atyre që janë tek makinat e Lulit. Ata përgatiteshibn dhe vriteshin njerëzit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Janë tek ato makinat e Lulit. Mezi po presin që të dalin. Të fillojë bixhozi, të fillojë nga e para lidhja me gjithë farësoj kriminelësh. Dhe Policia të kapet sërish nga kriminelët,“-tha Rama.
Por le të kthehemi pak pas në kohë. A janë të vërteta fjalët e Ramës? A ka “gojë” Rama të flasë për dekonspirim, kur një prej zyrtarëve të lartë të Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi është në gjyq pasi akuzohet nga Gjermania se ka dekonspiruar një operacion të rëndësishëm. Flet Rama për relatat dhe lidhjet me krimit kur vetë dhe eksponetët të rëndësishëm të partisë së tij janë fotografuar me persona me precendentë penalë. Mjafton të përmendin Ardian Çapjan, Avdylajt në Durrës dhe së fundmi Ndriçim Jonuzi dhe shefin e Bashkisë dhe kryebashkiakun e Kavajës.
Komenton kreu i qeverisë dekonspirimin e informacioneve kur i ka dështuar një prej operacioneve më të rëndësishme në vend, në Babicë të Vlorës. Policia e Shtetit dhe forcat Delta zbarkuar në terren për të kapur tonelata me drogë, por gjetën vetëm 4.5 ton hashash megjithatë dolën duarbosh. Askush nuk u arrestua. Në 2017 ngjarja bëri bujë, aq sa Prokuroria nuk i kurseu akuzat ndaj Policisë për dekonspirim. Gomonia që shkonte për në Itali me drogë, mbushej çdo ditë në të njëjtin vend, përveç se ditën e operacionit. Të jetë vallë rastësi?
Po efektivi i RENEAS, Ibrahim Basha, nga dekonspirimi humbi jetën në Lazarat? Kush e dekonspiroi në operacionin më të shumëpërmendur të historisë së Shqipërisë? Por efektivët e tjerë kush i vrau? Së fundmi Xhulio Prelën? Vrasja e tij ende nuk është zbardhur, ndërkohë që drejtësia e re i shtron rrugën Dritan Dajtit për të dalë, edhe pse mbi shpinë i rëndojnë katër vrasje policësh…
Përgjatë 8 viteve në krue të punëve të shtetit, Rama duhet të kishte më shumë për t’u krenuar sesa numrin më të vogël të vdekjeve të efektivëve të Policisë.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Aktivistja e njohur shqiptare në Amerikë, Evi Kokolari, njëherazi edhe sipërmarrëse e njohur për bashkëpunimin me ish-presidentin Donald Trump, iu ...
TIRANË– Mes 910 mijë votuesve që mbahen në ‘survejimin’ e patronazhistëve të Partisë Socialiste, nuk kanë mbetur jashtë as 600 punonjësit e ambasadave në T...
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se presidenti Ilir Meta shkon në Lalëz me kapuç në kokë dhe shoqërohet me persona që kanë p...
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha duke akuzuar se shoqërohet me per...
FIER– Ndalesa e radhës e kryeministrit Rama pritet të jetë në qytetin e Fierit rreth orës 18:00, por përgatitjet kanë filluar që në mëngjes.Në rrethrrotullimin ...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi pas përplasjes që ndodhi sot mes mbështetësve të LSI në Fier dhe policisë Bashkiake. Në një reagim në rrj...
FIER- Një incident u shënua sot 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Kejdi Mehmetaj, kandidate e LSI në Fier, u përplas me punonjësit e bashk...
KORÇË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar nga Korça përgjimin e bërë publik nga gazetari Artan Hoxha në të cilin fliste Lame për legaliz...
TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar audio-përgjimin e publikuar dje për kreun e Kadastrës, Artan Lame. Me anë të një statusi t...