LIVE UPDATES
Politike

Rama-Biden: Katër vjet më parë nisëm reformën më të thelle nga vendet ish-komuniste

9 Dhjetor 2021, 14:33 Nga DOSJA
Rama-Biden: Katër vjet më parë nisëm reformën më

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dërgoi një mesazh në Samitin e Demokracisë të organizuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden. Nëpërmjet një videoje, kreu i qeverisë shqiptare konfirmoi se qeveria e tij është e angazhuar në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe veçoi vazhdimin e reformës në drejtësi, të cilën e cilën e konsideroi si të vetmen të kryer nga ish-vendet komuniste.

Shefi i qeverisë tregoi nismat e marra për përfshirjen e qytetare në reformat e qeverisë së tij duke përmendur Partneritetin për Qeverisjen e Hapur.

Më tej, Rama konfirmoi se do të jetë në krah të SHBA-së si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për të gjetur zgjidhje praktike dhe të qërndrueshme për paqen në botë.

“Ja ku jemi sot, një demokraci shumë e re dhe anëtar krenar i NATO-s dhe OKB-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës, vend kandidat i BE dhe partner strategjik i SHBA-së dhe i disa prej demokracie më të konsoliduara të botës dhe si anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike për të forcuar sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.

Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një nga reformat më të thella nga të gjitha vendet e ish-komuniste, reformën në drejtësi. Ne po pastrojmë sistemin e drejtësisë nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tashmë, jemi në proçes rindërtimi të institucioneve gjyqësore sipas modelit të demokracive të konsoliduara. Jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi në mënyrë që një sistem i ri i drejtësisë i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ të bëhet plotësisht funksional dhe të jetë në shërbim të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivele. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.

Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur si forum shumëaktorial që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e trishtë ka treguar nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe angazhim me integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike.

Për këtë arsye, negociatat me BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit. Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen.

Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe së fundi gjatë krizës afgane, ku shfaqëm gadishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë të së mirës mes kombeve. Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen”, u shpreh kryeministri Edi Rama në Samitin e Demokracisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama joe biden reforma ne drejtesi samiti i demokracise ne shba edi rama joe biden reforma ne drejtesi samiti i demokracise ne shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë