LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Ja kush ha burg me paketën e re…kujdes llotot

2 Maj 2019, 09:35 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Ja kush ha burg me paketën e

TIRANË- “Burg”, kjo ishte fjala më e përdorur sot nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë. Rama u shpreh se qeveria ka marrë përsipër që të bëjë një sërë ndryshimet në Kodin Penal të cilat do të ashpërsojnë dënimet për disa vepra penale.

Që në nisje të fjalës së tij, teksa foli për Samitin e Berlinit, ku tha se nuk ishte folur për negociatat, Rama u shpreh se mund të ketë negociata për ndryshimet që do të pësojë Kodi Penal.

Prej shumë kohësh një grup pune nga qeveria dhe deputet të PS, kanë punuar për ndryshimet e Kodit Penal. Këto ndryshime janë rezultat i përvojës qeverisëse në disa sektorë, i shqetësimeve jo të vogla të opinion publik dhe i dëgjimit të grupeve të interesit, por dhe leximit të kujdesshëm të praktikave Evropiane”, tha Rama.

Por cilat janë veprat penale që do të ashpërsohen?

Dosja.al sjell tw pwrmbledhur ndryshimet e prezantuara sot nga kryeministri Rama.  Numri një i qeverisë tha se deri tani janë hasur problematika në disa nene të Kodit Penal dhe prandaj janë kërkur këto ndryshime. Dënimi do të ashpërsohet për një sërë veprash penale që janë: Pengimi i zgjedhjeve, luajtja e jashtëligjshme e lojërave të fatit, tregëtimi i produkteve ushqimore jashtë standardeve, dhuna ndaj të zgjedhurve publik, e drejta e autorit dhe dëmtimi i florës dhe faunës.

Pengimi i zgjedhjeve

Kanë shpërndarë helm në Europë, më shumë se gjithë armiqtë e vendit të gjithë bashkë. Kujtuan se do trondisnin Europën dhe SHBA me djegien e mandateve. Por kanë marrë vetëm refuzimin. Po vazhduan kështu, do të marrin vetëm izolimin total. Duan të ngrejnë njerëz të djegin institucione, për të prodhuar dëshmorë. Në demokraci nuk është i detyruar që të hyjë në zgjedhje, kushdo është i vendosur që të hyjë apo të mos hyjë në zgjedhje. Nuk është e drejtë e shumicës që të shtyjë zgjedhje. Ndërsa për parti apo individ që i japin vetes të drejta që nuk ua njeh as ligji dhe as Kushteteta. Për ata ka një pjesë të veçantë të Kodin Penal, për ata që nuk duan të lejojnë zgjedhje. Në këtë aspekt Kodi Penal nuk duhet të ndryshojë në asnjë pikë”, tha Rama duke nënkuptuar se  do të qëndrojnë tek dënimi deri në 7 vite.

Siguria ushqimore

Një tjetër pikë ku do të pësohen ndryshime ështe dhe tregtimi i produkteve jashtë standardeve, që Rama i quajti i helmuesit të qytetarëve. “Produktet tona bujqësore janë të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt në 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në BE, asnjë kamion i vetëm nuk është kthyer për shkak të cenimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu, këtyre forcave të së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe këtyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë  ushqim do t’u rezervojmë ndëshkimin shembullor për heqjen e lirisë së aktivitetit dhe të lirisë individuale gjithashtu”, u shpreh Rama. Më tej shtoi se dënimi për këto që helmon një qytetar me ushqimet që tregton do të jetë deri në 10 vite burgim.

Dhuna ndaj funksionarëve publikë

Por dënim do të ketë dhe për ata që prekin funksionarët e zgjedhur publik. Rama tha se nga i zgjedhuri më i ulët deri tek më i larti, do jetë në mbrojtur dhe dhunuesit do të marrin dënimin shembullor. “Ata që dhunojnë të zgjedhur publik, nga salla ne Kuvendit e në çdo cep të Shqipërisë do të ndërshkohet. Nuk do të lejohet më dhuna ndaj akusjt, as prekja me gishtin e vogël të uniformave blu, apo të bluzave të bardha. Do të ndëshkohen dhe ata që dhunojnë në stadium, të gjitha këto do të përcaktohen në Kodin Penal. Nevoja për ndryshime në Kodin Penal, na ka bërë që të sjellin këto parashikime të reja”, theksoi Rama.

Lojërat e fatit

Por Kryeministri u ndal dhe në një pikë tjetër siç janë lojërat e fatit duke thënë se  vijohet ende të luhet. Për këtë gjë ai propozoi ndryshime dhe ashpërsim të dënimit për ata që luajnë ilegalisht. “Do të ndëshkojmë me ligj si vepër penale, veprimarinë e lojërave të fatit ilegalisht”, tha Rama.

Rendi dhe qetësia publike

Kjo ishte një tjetër pikë, ku grupi i deputetëve të maxhorancës që kanë punuar për ndryshimin e Kodit Penal, kërkojnë që të ashpërsohen dënimi për shkelësit. Kryeministri tha se  ankesat e qytetarëve janë bërë më shumë se çerekshekullore për mos respektimin e ligjit për zhurmat. “Në kodet penale të vendeve të zhvilluara ka dispozita shumë të qarta, që prishin qetësinë publike. Një komunitet merret peng nga ping-pongu i institucioneve dhe kjo nuk do të vijojë më”, tha Rama.

Bllokimi i rrugëve

Kreu i qeverisë tha se paketa e re ka dispozita të qarta dhe për ata që bllokojnë rrugët. “Nuk mund të lejojmë më që të jetë sport , bllokimi i rrugëve në vend. Dhe të lejojmë organizime për bllokimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në mënyrë sistematike. Nuk e pranon aksush nuk ka pse e pranon shqipëria”, shtoi ai.

Mbrojtja e mjedisit

Rama tha se kanë bërë disa ndryshime për krimin në mjedis, por nuk është traspozuar në Kodin Penal. “Problematika e deri sotme ka treguar se nuk mund të mbrohet mjedisi vetëm me masa adminsitrative. Ky legjislacion do të plotësohet me dhe me veprat penale në fushën e mjedisit dhe me sanksione në Kodin Penal”, tha Rama.

Dëmtimi i kafshëve

Një tjetër pikë që do të bëhen ndryshime dhe do të ashpërsohet dënimi do të jet ëdhe dhuna ndaj kafshëve. “Të drejtat e kafshëve për mbrojtjen nga shfrytëzimi dhe dhunimi. Kemi bërë një progres më mbrojtjen e faunës nga gjuetia, por në Kodin Penal duhet të adresohen qartësisht dëmet që i shkaktohen specieve të mbrojtura të faunës dhe florës”, u shpreh kryeministri.

E drejta e autorit

E drejta e autorit sipas Ramës do të garantohet me ligj dhe vjedhësit apo abuzuesit do të ndëshkohen me burg. Kjo tha Rama bëhet për të mbrojtur çdo krijues në këtë vend, që ësthë vjedhur deri tani. “Nevoja e ndryshimit të Kodit Penal në mbrojtjen e të drejtave të autorit ka disa parashikime të pamjaftueshme, por dispozitat nuk janë të plota dhe nëse i krahasojmë me ndëshkimet në ato të vendeve të BE dhe SHBA janë qesharakë”, u shpreh numri një i qeverisë.

Në fund të fjalës së tij Rama tha se  të gjithë këto ndryshime do të diskutohen në komisoone gjatë kësaj jave dhe të enjten e ardhshme do të dërgohen për votim në seancën e radhës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ashperismet ne kodin penal bllokimi i rrugëve dhuna ne stadium e drejta e autorit edi rama krimi ne mjedis ashperismet ne kodin penal bllokimi i rrugëve dhuna ne stadium e drejta e autorit edi rama krimi ne mjedis

Sondazh

Poll
Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet