“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Plas SHERRI/ Peka nuk tërhiqet nga parashikimi i tërmetit, Rama: Nuk kërkove ndjesë! Gazetari: Të të vijë turp, 30 kile g
7 Maj 2020, 20:49Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Çim Peka janë përballur ashpër në studio, teksa diskutonin për ndjesën publike dhe për lajmin e tërmetit, që bëri bujë natën e nëntorit.
Teksa gazetari e pyeti Ramën se përse nuk anulohen disa punime dhe rrugë, në mënyrë që Shqipëria të dalë nga kriza ekonomike, kryeministri tha se disa gjëra nuk mund të anulohen.
Më pas Peka u shpreh se nëse ai ka pasur gabime në deklarata, do kërkonte ndjesë publike. Këtu u nxeh situata, pasi Rama i kujtoi gazetarit lajmin për parashimikin e tërmetit në Syri.net.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Po ç’ndjesë publike do kërkosh ti, ti nuk kerkove ndjesë as kur nxorre gjithë shqiptarët në rrugë pas parashikove tërmetin.
Çim Peka: Të të vijë turp, sepse u morët me një gazetarë. sollët policinë këtu, u morën me një gazetar 30 kile, që ta sjell tani ta shohësh në sy. t’i kërkoni ju falje atij gazetari se i terrorizuat familjen….një bandë me unifromë që paguhen me taksat e mia….(nuk u tërhoq nga lajmi për tërmetin).
Përmes një titulli bombastik, Syri.netbotoi një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një magnitudë 6.
Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sot për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, që ka ngjallur debate në media. Në një intervistë televizive, Ra...
TIRANË– Ministrja Elisa Spirali është kthyer pak kohë pas teksa ka kujtuar deklaratën e saj që bëri bujë në të gjithë mediat, kur krahasoi kryeminist...
TIRANË– Një normalitet i ri është cilësuar shpesh ai që do të vijojë pas kalimit të situatës së COVID-19. Këtë term përdori në fakt edhe ministri Arben Ahm...
TIRANË– Naftëtarët e Ballshit dolën sot në protestë pasi pretendonin se nuk i ka kaluar paga e premtuar nga ministrja Balluku. Protestuesit u shprehe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar qesharake bisedën me gazetarin Çim Peka, dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të ndryshojë qëndrim.Teksa ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për procesin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Në një reagim, Meta shkruan se ky proces të mëshirojë par...