LIVE UPDATES
Bota

“Rama e ka mik Gjukanoviçin”/ Kandidati shqiptar flet për zgjedhjet në Mal të Zi: Ja sa deputetë presim të marrim

30 Gusht 2020, 14:37 Nga DOSJA
“Rama e ka mik Gjukanoviçin”/ Kandidati shqiptar flet

Mali i Zi është në ditë zgjedhjesh ku qytetarët po shprehen me votën e tyre për përfaqësuesit e rinj në parlament. Nën kryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh kandidat për deputet, Genci Nimanbegu ka folur për Fax News në lidhje me këtë proces ku tha se beson se stina e verës do të jetë më e ngrohtë për shqiptarët në shtetin fqinj.

Ai tha deri më tani nuk ka pasur asnjë incident, dhe se beson tek një pjesmarrje më e lartë se zgjedhjet e kaluara në votime nga ana e qytetarëve, teksa tregoi edhe masat që janë marrë për respektimin e protokolleve të sigurisë nga Covid-19. Nimanbegu, thkesoi se shqiptarët pretendojnë për 2 ulëse në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa nuk la pa përmendur faktin se votat e tyre përllogariten me numër më të madh ose baraz me votat e qytetarëve malazezë që përbëjnë shumicën.

“Besoj se pjesmarrja do të jetë e lartë, nga fushata që kemi bërë besoj do të ketë një shprehje të shqiptarëve në votime. Masat janë adekuate të protokollit epidemiologjik, komisionerët që janë më të ekspozuar, uroj që mjetet mbrojtëse që përdorin të mos ju shkaktojë lodhje. Dezinfektohet vendvotimi, shpresoj që të mos kemi edhe pas zgjedhje rritje të të infektuarve. Deri tani nuk kam informacione për incidente, diçka pengesë fare e vogël. Kemi një sistem që identifikon letërnjoftimet e votuesve, ndoshta në ndonjë vend pajisjet s’kanë punuar për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, por jo që të dëmtojë procesin. Ka një angazhim të madh të strukturave politike, bëra një denoncim ku theksova se vota e lirë duhet të mbrohet sa më tepër, ka ndikime në votues për vende pune dhe është e papranueshme në sisteme demokratike. Do ta ndjekim me vëmendje dhe do ngremë edhe padi penale nëse konstatojmë raste konkrete. Procesi sot duhet të jetë sa më transparent dhe i lirë. Do informohemi në terren sa i takon procesin në gjithë vendin. Strukturat e partive shqiptare janë fokusuar aty ku jetojnë shqiptarët dhe nuk kemi forca të angazhuar në zona të tjera”, tha për Fax News , Genci Nimanbegu.

Partitë shqiptare vijnë në dy lista ose koalicione, ndërsa deputeti aktual i parlamentit malazez, i vetmi shqiptar, tha se çdo rritje përfaqësimi në numër është në rritje mirqënieje për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj teksa shtoi se po të garohej me një listë, do fitoheshin të paktën 3 mandate.

“Përmbledh rreth 70% të strukturave shqiptare në Malin e Zi dhe jam i lumtur që ka fituar mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Vetëm unë isha deputet në mandatin e kaluar, ne tani presim të kemi 2 mandate si lista shqiptare, dhe një rritje e tillë do të thotë rritje edhe për votuesit. Ne nuk kemi shumë ulëse, e fitojmë mandatin me numër edhe më të madh apo të njëjtë me subjektet e mëdha politike. Po të garonim në një listë, së paku do fitonim 3 mandate, por shpresoj për t’u bashkuar në të ardhmen”.

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë uruar homologun e tyre Gjukanoviç, ndërsa Nimanbegu e sheh këtë si një përkrahje ndaj partisë që i përkasin në spektrin europian, ndërsa për Ramën përmendi edhe miqësinë me homologun malazez pavarësisht se nuk besonte të ketë qenë kjo arsyeja e deklaratës.

Ai tha se si ministria e Jashtme, ashtu edhe vetë Rama sqaruan prerazi mbështetjen për partitë shqiptare.

“Mos harrojmë se Rama dhe Zaev bëjnë pjesë në grupimin eurosocialist, dhe kuptohet në atë formë, mos harrojmë edhe lidhjet personale që kanë, por unë deklaratën e Ramës e kam parë si një mbështetje politike ndaj bindjes europiane të Malit të Zi sepse ka forca të tjera politike këtu që janë anti-NATO dhe anti-BE. Rama ka reaguar menjëherë për arsyet pse kjo deklaratë është bërë. Me deklaratën e përbashkët të Ministrive të Jasdhtme të Kosovës dhe Shqipërisë është mbështetur lista shqiptare. Largon çdo dyshim tek votuesit se kë duhet të përkrahin dhe kë duhet të zgjedhin”.

Marrë nga FaxNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni genci nimanbegu zgjedhjet në mal të zi genci nimanbegu zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll
Bota 30 Gusht 2020, 10:23

KOSOVË -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me abuzimet me çmimet e testit për COVID-19.  Ai është shprehur, se Autoriteti i ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet